BOTA

5 vite nga sulmi i armatosur në Hanau/ Përkujtohen sot 10 viktimat, Scholz: Të dëshmojmë më shumë humanizëm dhe më pak urrejtje!

n.f Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 20:06

5 vite nga sulmi i armatosur në Hanau/ Përkujtohen sot 10 viktimat,

GJERMANI- Përpara pesë vjetësh një 34 vjeçar gjerman doli i armatosur në rrugët e Hanaut në jugperëndim të Gjermanisë. Ai qëlloi për vdekje nëntë persona – për motive raciste. Më pas ai vrau edhe nënën e tij dhe veten. Me një sërë ceremonishë qyteti i Hanaut në landin e Hesenit përkujton këtë të mërkurë (19.02.2025) viktimat e dhunës me motive ksenofobinë.

Krahas të afërmve të viktimave në ceremoninë komemorative në Congress Park Hanau e mori fjalën edhe presidenti Frank-Walter Steinmeier. Ai bëri thirrje kundër racizmit, ekstremizmit të djathtë, islamizmit dhe çdo forme tjetër të armiqësisë ndaj njeriut.."Është në dorën tonë, të kujdesemi çdo ditë dhe vazhdimisht për një bashkëjetesë të mirë në vendin tonë. Ky është mesazhi, që duhet të përçojmë sot këtu nga Hanau", tha Steinmeier.

Steinmeier: "Sulm ndaj shoqërisë dhe demokracisë"

Dorasi atëherë nuk ka pasur në shënjestër të gjithë qytetaret dhe qytetarët, por vepra e tij ka goditur të gjithë shoërinë, nënvizoi presidenti. Vrasjet me motiv ekstremizmin e djathtë dhe racizmin në Hanau "ishin një sulm ndaj shoqërisë sonë të hapur dhe demokracisë liberale – pikërisht ashtu si edhe sulmet me motive islamike të muajve të fundit", tha Steinmeier.

Të martën në mbrëmje (18.02.2025) kancelari Olaf Scholz në këtë pervjetor bëri thirrje për angazhim kundër urrejtjes, dhunës dhe racizmit: "Të mos lejojmë aspak hapësirë për urrejtjen ndaj njeriut", tha Scholz në Berlin: "Ne mund t'i kundërvohemi urrejtjes raciste, që ishte shkaku i vrasjeve në Hanau."Secili individ në jetën e përditshme mund të dëshmojë për më shumë humanizëm dhe më pak urrejtje. Mendoj, se kjo do t'i bënte mirë Gjermanisë."

Presidenti Steinmeier u bëri thirrje në Hanau politikës dhe autoriteteve, që të zbardhin sfondin e këtij akti, të nxjerrin në pah gabimet e tyre dhe të nxjerrin mësime. Ai tha, se ndjen thellësisht keqardhje, që disa nga të afërmit e viktimave pas atentatit kanë krijuar përshtypjen, se u është dashur atyre që ta venë shtetin në lëvizje për zbardhjen e rastit. Besimi tek shteti "ka humbur". Steinmeier vlerësoi, që parlamenti i landit të Hesenit falë edhe këmbënguljes së të afërmve të viktimave ka krijuar një komision hetimor parlamentar.

Paralajmërimi i së ngarkuarës kundër diskriminimit

E ngarkuara e federatës kundër diskriminimit, Ferda Ataman, nxorri në pah mungesën e përpjekjeve kundër racizmit në Gjermani. Shteti pas sulmit në Hanau nuk e bëri detyrën e tij, tha Ataman. "Numri i akteve penale të ekstremistëve të djathtë është më i lartë se kurrë, ndërsa mbrojtja nga diskriminimi nuk është përmirësuar aspak."

Në vend që të forcohet ndjenja e sigurisë së migrantëve dhe pasardhësve të tyre, ata po shpallen si problemi i sigurisë. Sipas Ataman vërehet, se diskriminimi është në rritje. Njerëzit thonë, se po hasin në mobbing në vendin e punës, mjeket dhe mjekët po i refuzojnë pacientët myslimanë si njerëz ë që "përdorin thikë" dhe mësuesit kur i thërrasin nxënësit në tabelë u thonë "terrorist i vogël". "Pesë vjet pas sulmit në Hanau, migrantët në Gjermani kanë më shumë frikë se asnjëherë më parë."

Qeveria e re duhet të japë një sinjal të qartë, që nuk e toleron racizmin, bëri thirrje Ataman. Është urgjentisht i nevojshëm një plan aksioni kundër diskriminimit. Motoja e veprimtarive përkujtimore në Hanau është "Përkujtojmë bashkë – për solidaritetin dhe të ardhmen".

Në mbrëmje në të dyja vendgjarjet e sulmeve me viktima do të ketë ceremoni përkujtimore. Në sheshet Heumarkt dhe Kurt-Schumacher janë planifikuar roje nderi nga nisma "Initiative 19. Februar". Në emër të qytetit, të landit dhe të federatës në varrezat në Hanau, Offenbach, si dhe në Bullgari, Rumani dhe në Turqi (prej nga kishin prejardhjen disa nga viktimat) është organizuar vendosja e kurorave./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë