Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...

SHBA- Para 80 vjetësh përfundoi Lufta e II Botërore në Europë. SHBA që nga ajo kohë është kujdesur për sigurinë, për gjysmën perëndimore të Europës dhe më vonë edhe në lindje të saj. Por Trump po e vë në pikëpyetje mbrojtjen.
Më 8 Maj 1945 kapitulloi Wehrmacht-i (Ushtria e Gjermanisë naziste). Lufta e Dytë Botërore, që nisi më 1 shtator 1939 me invazionin gjerman në Poloni, mori fund në Europë; në Azi ajo vazhdoi edhe disa muaj deri në kapitullimin e Japonisë. Adolf Hitleri pak ditë më parë në "Führerbunker" (bunkerin e Führer-it) në Berlin kishte kryer vetëvrasje.
Bilanci i mizorive të luftës hidhte hije mbi gjithçka: rreth 60 milionë të vdekur në mbarë botën, gjashtë milionë hebrenj të vrarë nga nacionalsocialistët, pjesë të tëra të Europës të shkatërruara, miliona njerëz të zhdukur ose të dëbuar.
Me kapitullimin e Gjermanisë nacionalsocialiste më 1945 u krijua një rend bipolar në Europë që zgjati gati 40 vjet. Gjatë luftës aleatët perëndimorë – SHBA, Britania e Madhe dhe Franca – ende bashkëpunonin me Bashkimin Sovjetik, për të arritur bashkarisht fitoren.
Por pas fundit të luftës u shfaqën tensionet: Fuqitë perëndimore ishin për demokracinë, ato synonin një aleancë të lirë me shtetet e mundura, ndërsa Bashkimi Sovjetik vendosi nën sistemin komunist të gjitha vendet e pushtuara gjatë ndërhyrjes së tij ushtarake.
Më 1947 presidenti i SHBA-së, Harry Truman deklaroi atë që më vonë u quajt doktrina Truman. SHBA synon tani "të përkrahë popujt e lirë, që i rezistojnë nënshtrimit nga pakica të armatosura apo presioneve nga jashtë". Qëllimi ishte, të pengohej ekspansioni i Bashkimit Sovjetik. Europa u nda në pjesën lindore sovjetike dhe gjysmën perëndimore me dominimin amerikan.
Besueshmëri tek mbrojtja e SHBA-së
Gjermania u kthye në pikën e nxehtë të këtij konflikti: Një kufi u vendos shumë shpejt në mes të vendit dhe Berlinit. Ishte koha e Luftës së Ftohtë. Demonstrimi reciprokisht i forcës midis dy blloqeve ushtarake bërthamore NATO-s nën drejtimin e SHBA-së dhe Traktatit të Varshavës nën drejtimin sovjetik bënte që lufta të mos shpërthente hapur. Megjithatë bota disa herë ndodhej në prag të një lufte bërthamore.
Republika Federale e Gjermanisë, pjesa perëndimore e Gjermanisë së ndarë deri më 1990, si pjesë e NATO-s ishte nën mbrojtjen e SHBA-së. Kjo vazhdoi kështu edhe pas fundit të konfrontimit Lindje-Perëndim 1989/90, ribashkimit të Gjermanisë dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Për vite dukej, se i gjithë kontinenti duke përfhsirë edhe Rusinë do të zhvillohej paqësisht dhe demokratikisht. Gjithnjë e më shumë vende, që dikur i përkisnin Bashkimit Sovjetik, u anëtarësuan në NATO. Edhe Ukrainës së pavarur iu premtua, se një ditë mund të anëtarësohet në NATO.
Por më së voni me ndërhyrjen ruse në Ukrainë në shkurt 2022 iluzionet morën fund. Një ndër parimet e rendit të deritanishëm, që kufijtë mund të ndryshohen vetëm paqësisht, nuk vlen më.
Ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump vë në pikëpyetje mbrojtjen nga NATO. "Nëse ato (vendet e tjera të NATO-s) nuk paguajnë, unë nuk do t'i mbroj ato", tha Trump shprehimisht në mars 2025.
"Ne ndodhemi në pikun e një kthese historike, e ngjashme me kthesat politike të shekullit të 20, veçanërisht atyre më 1945 dhe 1989/91", shkruan historiani Norbert Frei nga Universiteti i Jenës për DW. "Rendi transatlantik i themeluar kryesisht nga SHBA pas Luftës së Dytë Botërore, prej nga Gjermania përfitoi në masë të veçantë – së pari në kuadër të bashkimit europiano-perëndimor, e më pas edhe nga fundi i konfliktit Lindje-Perëndim dhe integrimi i Europës Lindore, po shpërbëhet para syve tanë."
Kolegu i tij, historiani nga Pocdami Manfred Görtemaker, thotë për DW, se presidenca Trump ka treguar, që "europianët duke iu referuar amerikanëve e kanë neglizhuar mbrojtjen e vet". Trump ka shuar një iluzion.
Republikani Trump nuk është i pari president, që kërkon më shumë shpenzime mbrojtjeje nga europianët. Më 2016 demokrati Barack Obama deklaroi: "Europa ndonjëherë ka qenë shumë e vetëkënaqur lidhur me mbrojtjen e saj."
Por Trump shkon shumë më larg. Në luftën e Ukrainës ai ndërkohë është vendosur praktikisht në krahun e Rusisë. Ukraina, sipas tij, në vendosjen e paqes as nuk duhet të rimarrë të gjithë territorin e saj dhe as nuk mund të anëtarësohet në NATO. Këto janë lajme të mira për presidentin e Rusisë Vladimir Putin. "I gjithë sistemi euroatlantik i sigurisë po shpërbëhet para syve tanë", tha Putin vitin e kaluar.
Merz do "pavarësi" nga Uashingtoni
Disa në Gjermani shpresojnë për një periudhë pas Trumpit dhe kthimin tek rendi i vjetër transatlantik. A është kjo realiste? Norbert Frei është skeptik: "Se sa do të mbetet nga një partneritet i Trumpit, ndërkohë nuk mund të thuhet, vëren eksperti – dhe aq më pak mund të thuhet nëse pas kësaj mund të rikonstruktohet diçka."
Këshilla e tij për qeverinë federale është: "Gjermania që nga koha e politikës së Konrad Adenauerit është e ankoruar pa kushte në lidhjen perëndimore në Europë. Dhe Gjermania tani duhet të bëjë gjithçka të mundshme, që Bashkimi Europian në rast ekstrem edhe pa SHBA-në të mund të rezistojë politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht."
Kështu e sheh edhe kancelari i ri i Gjermanisë Friedrich Merz, sipas të cilit Europa në politikën e sigurisë duhet të bëhet e pavarur nga Amerika, kështu u shpreh ai menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare.
Një mendim ky ndaj të cilit tërheq vëmendjen Manfred Görtemaker: "Pavarësia nga SHBA është tërësisht një iluzion." Një rrugë e mëvetsishme e europianëve nuk do të funksiononte, "sepse demonstrimi i forcës bërthamore duhet të vazhdojë të garantohet nga amerikanët. Pra është i arsyeshëm një kthim tek bashkëpunimi i ngushtë mes SHBA-së dhe Europës mbi bazën e një kalkulimi të ri të real-politikës."
Ai thekson, se shpreson shumë, që Merz si kancelar mundësisht sa më shpejt të udhëtojë për në Uashington dhe "që ky bashkëpunim, që ka funksionuar shumë mirë në të shkuarën të vazhdojë".
Më shumë Europë si zëvendësim për një SHBA, tek e cila 80 vjet pas luftës nuk mund të mbështetesh më? Apo një qendrim i ri sup më sup me SHBA-në? Kësaj pyetje do të duhet t'i japë përgjigje qeveria e re e Gjermanisë./ DW
foto ilustruese VATIKAN- Votimi i parë i 133 anëtarëve të konklavës për të zgjedhur papën e ri mbrëm...
foto ilustruese UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të njoftojnë një marrëveshje...
macron, merz GJERMANI- Në ditën e parë në detyrë, Friedrich Merz udhëton për në Paris dhe Varshavë. Në Fr...
RUSI- Është festa më e rëndësishme në kalendarin rus, ngjarja kryesore për përpjekjet e Kremlinit për të mad...
KILI- Një aeroplan me gjashtë persona në bord u rrëzua të mërkurën në mbrëmje pranë kryeqytetit kilian,...
KORE- Koreja e Veriut lëshoi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt Detit Lindor, i njohur edhe si Deti i Ja...
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha të mërkurën se këmbëngul në propozimin për armëpu...
GREQI- 28 persona u arrestuan nga Policia greke të mërkurën gjatë një operacioni të madh policor për anëtarë...
VATIKAN- Pasditen e sotme ka nisur konklava në Kapelën Sistine, ku 133 kardinalë votues do të nisin procesin e votimit për të zg...
SHBA- Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë intervistën e tij të parë të hollësishme që kur u largua nga Shtë...