“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
KOSOVË- Deputetët do të mblidhen mëngjesin e sotëm me qëllim për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, pas shumë tentimesh të dështuara, por nuk ka shenja se partitë parlamentare kanë gjetur pajtueshmëri për këtë. Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit.
Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, dështoi gjashtë herë radhazi, për shkak se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu. Vetëvendosje i ka 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës. Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë më shumë se 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t'u zgjidhur, në katër herët që u hodh në votim.
Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si "figurë përçarëse", derisa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk dëshiron ta votojë asnjë kandidat të partisë fituese. Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.
Sipas Kushtetutës së vendit, partia fituese gëzon të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit. Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, tha për Radion Evropa e Lirë se moskonstituimi i Kuvendit e ka vënë në pah jo vetëm mungesën e konsensusit politik, por edhe mungesën e vullnetit për të respektuar përgjegjësitë institucionale që dalin nga vetë rezultati i zgjedhjeve.
Ai theksoi se ngërçi institucional po zgjatet “në mënyrë të rrezikshme, duke thelluar krizën politike dhe duke e vendosur vendin në një rrugë të pasigurisë kushtetuese”. Në seancën e sotme, deputetët duhet t’i zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët, në mënyrë që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës përfundimisht.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të hapet rruga për formimin e Qeverisë së re. Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse. Edhe për formimin e Qeverisë së re asaj i duhen të paktën 61 vota. Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh. AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit. Bashkimi Evropian ka thënë ditë më parë se Kosova duhet t'i formojë shpejt institucionet e reja./REL
foto ilustruese VATIKAN- Në prani të afro 200 mijë besimtarëve, krerëve të shumtë shtetesh, klerikëve të lart&...
trump, zelensky SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vënë në dyshim gatishmërinë e presidentit rus Vladimir Putin p&eu...
vendngjarja KANADA- Disa persona kanë vdekur dhe të tjerë janë në Vankuver të Kanadasë, pasi një mak...
GJERMANI- Vendet që nuk janë në kufirin e Bashkimit Evropian, si Gjermania, kanë probleme të mëdha me të ashtuquajturin&nbs...
ANGLI- Grupi legjendar britanik i rock-ut Faces po përgatitet të publikojë një album të ri, i pari i tyre në pesë...
ITALI- Papa Françesku është varrosur në Romë pas një ceremonie funerale dhe procesioni ku morën pjesë qindra mij&eum...
ITALI- Një turmë njerëzish u mblodhën në dhe rreth Sheshin e Shën Pjetrit për t'i bërë nderimet e fundit njeriut ...
SHBA- Kryepeshkopi i Amerikës, Elpidophoros, e përshkroi luftën në Ukrainë si një konflikt krejtësisht i panevojshëm d...
RUSI- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë njoftoi sot arrestimin e një të dyshuari për vdekjen e gjeneralmajorit Yaroslav Moska...
ITALI- Edhe pse dy nga pesë Papët që drejtuan Kishën Katolike Romake përpara Papa Françeskut janë shpallur shen...