Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Ndërprerjet në përpunimin e gazit natyror të Katarit për shkak të luftës në Iran kanë rritur ndjeshëm çmimet e heliumit, duke ekspozuar brishtësinë e një tregu të vogël por kritik që mbështet industri që shkojnë nga gjysmëpërçuesit deri tek imazheria mjekësore.
Sipas Phil Kornbluth, president i Kornbluth Helium Consulting, çmimet e heliumit në tregun spot janë dyfishuar që nga fillimi i krizës në Lindjen e Mesme, ndërsa blerësit përpiqen të sigurojnë furnizimin. Gjiganti shtetëror i energjisë, QatarEnergy, eksportuesi i dytë më i madh i LNG-së në botë, njoftoi javën e kaluar ndalimin e prodhimit në impiantin e tij me kapacitet prej 77 milion tonë në vit (mtpa) dhe shpalli force majeure për dërgesat e LNG-së, për shkak të konfliktit.
Pasi heliumi nxirret si nënprodukt i përpunimit të gazit natyror, çdo ndërprerje e prodhimit të LNG-së ndikon direkt në furnizimin me helium.
Ministri i Energjisë i Katarit, Saad al-Kaabi, i tha javën e kaluar gazetës Financial Times se do të duheshin “java deri në muaj” që dërgesat të riktheheshin në normalitet, edhe nëse konflikti përfundonte menjëherë.
Katar është një furnizues kyç, jo një furnizues marginal. Të dhënat nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tregojnë se vendi prodhoi rreth 63 milion metra kub helium në 2025, nga rreth 190 milion metra kub globalisht, duke përbërë thuajse një të tretën e furnizimit botëror.
“Nëse këto kushte (ndërprerja e furnizimit) vazhdojnë, tregu në praktikë po humb rreth 5.2 milion metra kub helium në muaj,” tha Aleksandr Romanenko, CEO i firmës së kërkimeve të tregut IndexBox.
Ndërprerja po reflektohet në një treg me kapacitet të kufizuar prodhimi dhe me hapësira të pakta magazinimi, duke lënë blerësit me pak alternativa afat-shkurtra.
Furnizuesi kryesor i heliumit në Japoni, Iwatani, tha se deri tani ka mbajtur furnizim të qëndrueshëm për klientët, përfshirë prodhuesit e gjysmëpërçuesve, pjesërisht sepse gjithashtu siguron helium nga SHBA dhe mban rezervë në Japoni dhe SHBA.
NJË TREG I NDËRTUAR MBI KONTRATA ME MUNGESË TRANSPARENCË
Tregjet e heliumit operojnë shumë ndryshe nga shumica e mallrave të tjera.
Shumica e furnizimit shitet përmes kontratave afatgjata, dhe jo në një treg spot të hapur, që do të thotë se sinjalet e çmimeve shpesh shfaqen ngadalë edhe kur furnizimi ngushtohet.
Kjo mungesë transparence e bën të vështirë përcaktimin e çmimit, por shenjat e ngushtimit të furnizimit kanë filluar të shfaqen.
“Shenjat e hershme tregojnë rritje prej rreth 50% në çmimet spot deri tani,” tha Anish Kapadia, CEO i firmës së kërkimeve AKAP Energy.
“Në një ndërprerje të qëndrueshme, çmimet mund të rriten ndjeshëm dhe potencialisht të arrijnë nivelet e mungesës së mëparshme mbi 2,000 dollarë për çdo mijë metra kub.”
Romanenko tha se një ndërprerje 30-ditore mund të rrisë çmimet e heliumit të dorëzuar për 10% deri 20%, ndërsa një ndërprerje 60-90 ditore mund të shtyjë çmimet edhe më lart, 25% deri 50%, veçanërisht për blerësit pa kontrata furnizimi afatgjata./Përktheu Piranjat News
Thashethemet për gjendjen shëndetësore të udhëheqësit të sapoemëruar suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, po shtoh...
Nënoficeri francez Arnaud Frion, humbi jetën gjatë një sulmi në rajonin e Erbilit të Kurdistanit irakian , njofto...
Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë qendrore mëngjesin e sotëm. Shërbimi tu...
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, pritet të njoftojë pjesëmarrjen e vendit të saj në sistemin amerikan të mbrojtjes...
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor....
Gati dy javë pas fillimit të luftës kundër Iranit nga SHBA-të dhe Izraeli, Benjamin Netanyahu dha konferencën e tij të par&...
Zyrtarët më të lartë ekonomikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kinës do të zhvillojn&e...
Shtetet e Bashkuara kanë hequr përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse të bllokuar në det, ndërsa zyrtarët e administ...
Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me raketa në një fshat në veri të Izraelit në orët e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina. &l...