BOTA

Aeroportet e Europës përgatiten për vonesa; BE nis të dielën kontrollet me gjurmë gishtash

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 13:52

Aeroportet e Europës përgatiten për vonesa; BE nis të

Një sistem sigurie i shumëvonuar, që do të regjistrojë gjurmët e gishtave të udhëtarëve, do të nisë zbatimin të dielën, duke vënë në gatishmëri aeroportet dhe pikat kufitare të Europës për shkak të mundësisë së krijimit të radhëve dhe vonesave. Operatorët do të fillojnë regjistrimin e fotografive biometrike dhe gjurmëve të gishtave të personave që hyjnë ose dalin nga Bashkimi Europian në disa pika kufitare, ndërsa Sistemi i Ri i Hyrje-Daljeve (Entry-Exit System – EES) do të prezantohet gradualisht gjatë një periudhe gjashtëmujore.

Kjo mund tē sjellë vonesa për shtetasit shqiptarë qê udhëtojnë më BE, sidomos në kufirin tokēsor, pasi do të duhet të dalin nga automjeti (shënim i Monitor). Portet, aeroportet dhe terminalet hekurudhore janë detyruar të instalojnë pajisje të reja për të kryer këto verifikime, të cilat do t’u mundësojnë autoriteteve të kontrollojnë automatikisht të dhënat për statusin e emigracionit dhe të identifikojnë personat që qëndrojnë më shumë se lejohet në territorin e BE-së.

“Ne do të dimë se kush hyn në BE, kur dhe ku. Ky është shtyllë dixhitale e qasjes sonë të re ndaj menaxhimit të kufijve,” deklaroi për Financial Times komisioneri i BE-së për çështjet e brendshme, Magnus Brunner.

Sistemi është shtyrë disa herë për shkak të shqetësimeve se infrastruktura kompjuterike nuk ishte ende gati dhe se zbatimi mund të shkaktonte ndërprerje të udhëtimeve. Përfundimisht, vendet anëtare të BE-së vendosën që procesi të zhvillohet në mënyrë graduale, duke e bërë sistemin plotësisht funksional më 10 prill 2026, kur ai do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave.

“Zbatimi i një sistemi IT të këtij dimensioni në 27 shtete anëtare është një detyrë komplekse dhe e kërkuar — por për të cilën jemi të përgatitur,” shtoi Brunner. “Periudha gjashtëmujore e implementimit do të sigurojë që shtetet, udhëtarët dhe bizneset të përshtaten gradualisht.”

Pavarësisht përgatitjeve, autoritetet britanike po paralajmërojnë se gjatë verës së ardhshme, sidomos në periudhën e pushimeve shkollore, mund të ketë vonesa të gjata për udhëtarët që kalojnë kufirin drejt BE-së. Departamenti i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar ka siguruar dy hapësira të mëdha në Kent, që do të shërbejnë si zona pritjeje për automjetet në radhë drejt Eurotunnel-it ose portit të Dover-it, në mënyrë që të shmanget bllokimi i rrugëve.

Ministri britanik për sigurinë kufitare dhe azilin, Alex Norris, tha se kontrollet e reja përbëjnë “një ndryshim të rëndësishëm për udhëtarët britanikë, ndaj kemi punuar ngushtë me partnerët tanë evropianë për të siguruar që zbatimi të jetë sa më i qetë”. Qeveria britanike ka ndarë 10.5 milionë paund për t’i ndihmuar portet dhe operatorët me procesin e tranzicionit, kryesisht për ngritjen e zonave testuese.

Drejtori i lartë në Eurostar, Simon Lejeune, e përshëndeti “zbatimin e shkallëzuar të sistemit EES”, duke theksuar se kjo qasje “do të ndihmojë në funksionimin më të qetë dhe do t’u lejojë udhëtarëve të mësohen gradualisht me procedurën e re”.

Edhe pse sistemi është i ngjashëm me portat elektronike që përdoren tashmë në shumë aeroporte, operatorët presin ankesa nga pasagjerët, pasi regjistrimi i parë i të dhënave biometrike do të zgjasë më shumë se kontrollet e mëvonshme.

“Shumë do të varet nga mënyra si do të funksionojë sistemi ditën e nisjes dhe nga numri i mjaftueshëm i oficerëve të policisë në pikat e kontrollit,” tha Ourania Georgoutsakou, drejtore e grupit lobues Airlines for Europe.
“Ajo që ka më shumë rëndësi është që ekuipazhet e avionëve të mos mbahen në radhë dhe të përpunohen po aq shpejt sa më parë,” shtoi ajo.

Shoqata ACI Europe, që përfaqëson aeroportet evropiane, theksoi se “menaxhimi i pikave kufitare është përgjegjësi e shteteve anëtare të BE-së, jo e operatorëve të aeroporteve”. Sistemi do të zbatohet nga 29 vendet e zonës Shengen, përfshirë Zvicrën, Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin. Kontrolli nuk do të zbatohet për personat që mbajnë leje qëndrimi ose viza afatgjata të BE-së.

Fillimisht, secili vend do ta aplikojë sistemin në pika të kufizuara ose për kategori të caktuara udhëtarësh. Holanda, për shembull, do ta nisë në portet IJmuiden dhe Eemshaven, ndërsa në aeroportin Schiphol të Amsterdamit do të fillojë më 3 nëntor. Gjermania do ta nisë këtë të dielë në aeroportin Düsseldorf, më pas në Frankfurt dhe Munich, dhe në një fazë të mëvonshme në portet detare dhe pikat e tjera kufitare.

Sistemi është miratuar që në vitin 2017, por është shtyrë disa herë. Operatorët thonë se vonesat kanë qenë të dobishme për të “hequr defektet” dhe për të testuar teknologjinë.

“Askush nuk ka më justifikim për të mos qenë gati,” tha për Financial Times Yann Leriche, drejtor ekzekutiv i Eurotunnel, gjatë një demostrimi të teknologjisë në Folkestone.

Megjithatë, ndryshe nga kontrollet aktuale të pasaportave që kryhen brenda automjeteve, skema e re kërkon që udhëtarët të ndalojnë në zona të posaçme dhe të dalin nga makina për të kryer verifikimin, një proces që Eurotunnel e vlerëson se zgjat rreth dy minuta për person.

Grupi që operon trenat për makina dhe kamionë nëpër tunel ka shpenzuar 80 milionë paund për ngritjen e pikave të vetëshërbimit dhe për punësimin e stafit shtesë. Fillimisht, kontrollet do të aplikohen për shoferët e transportit mallrash, ndërsa për pasagjerët do të nisin rreth Krishtlindjeve./Monitor.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë