BOTA

AGK: Rënie e lirisë së medias, rriten sulmet ndaj gazetarëve

n.f Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 11:16
AGK: Rënie e lirisë së medias, rriten sulmet ndaj gazetarëve
Foto ilustruese

KOSOVË- Gjatë vitit 2023 sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë shënuan rritje, sipas raportit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Aty analizohet korniza ligjore, pozita e gazetarëve në punë, si edhe sigurinë e tyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), prezantoi raportin vjetor me titull "Treguesit e nivelit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve dhe Indeksin e sigurisë së gazetarëve”, ku konstatohet, se viti 2023 shënoi rënie të sigurisë dhe rritje të sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë. Sipas gjetjeve të këtij raporti, Kosova ka përjetuar një rënie të paparë më herët, sa i përket lirisë së medies dhe sigurisë së gazetarëve. Krahasuar me vitin 2022, ku janë raportuar 33 raste, numri i sulmeve ndaj gazetarëve është rritur në 41, duke e bërë vitin 2023 vitin me numrin më të lartë të shkeljeve të lirisë së medies dhe sulmeve ndaj gazetarëve, thuhet në raport.

Sulme verbale, fizike, autocensurë

"Gazetarët që raportuan në komunat veriore janë përballur me kërcënime për jetën, sulme verbale dhe fizike, si dhe dëmtim të pronave personale dhe profesionale. Gjithashtu, në qershor, qeveria ndërmori hapa për të revokuar licencën e operimit të një prej televizioneve më të mëdha kombëtare, Klan Kosova. Rishikimi i licencës erdhi si pasojë e gjetjeve në dokumentacionin e korporatës pronare nga Ministria e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë. Organizatat e shoqërisë civile vendore, në bashkëpunim me praninë ndërkombëtare në Kosovë, arritën ta parandalojnë këtë vendim nga zbatimi; megjithatë, kjo paraqet një kërcënim të paprecedent për lirinë e medies në Kosovë”, thuhet në raport. Getoarbë Mulliqi, drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, tha se autocensura vazhdon të jetë e përhapur, mirëpo pluralizmi mediatik i lejon gazetarët që të gjejnë vende të reja pune. Sipas saj, ashpërsia e kërcënimeve ndaj gazetarëve është rritur megjithëse rastet e raportuara mund të mos përfshijnë plotësisht shtrirjen e kërcënimeve jofizike, ngacmimeve posaçërisht atyre në internet.

Mundësi më të mira për gazetaret femra, por ende sfida

"Gazetarët gra konsiderojnë se kushtet e tyre dhe pozita në dhomën e lajmeve është përmirësuar dhe kanë mundësi të barabarta në role menaxheriale për dallim me vitet e kaluara, mirëpo ato vazhdojnë ende të përballen me sfida në vendet e punës dhe një nga sfidat e identifikuara gjatë vitit 2023 kanë qenë edhe ngacmimet e shpeshta seksuale”, tha Mulliqi.

Në raport theksohet, se gazetarët përballen me kushte të vështira të punës, përveç kërcënimeve, sulmeve dhe linçimeve, thekson Leonita Morina, një ndër hulumtueset për përgatitjen e raportit të AGK-së. "Paga të ulta, mungesa e kontratave, mungesa e mbulimit të sigurimit shëndetësor janë disa nga sfidat që gazetarët janë përballur edhe viteve të kaluara por kanë vazhduar të përballen edhe gjatë vitit 2023. Rreth 25 për qind të gazetarëve kanë kontrata me afat të caktuar dhe shumica e gazetarëve punojnë me kontrata të përkohshme apo punojnë pa kontrata fare”, shton Morina.

Reagime pas publikimit të raportit

Në  rekomandimet e raportit të AGK-së, u theksua nevoja që "gazetarët t'i raportojnë të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të tyre, bashkëpunim më i mirë i institucioneve të Republikës së Kosovës me mediet, si dhe të krijohet sa më shpejt Sistemi i Menaxhimit të Lëndëve nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) për rastet e gazetarëve.

Ambasada gjermane në Prishtinë, pas publikimit të raportit të AGK-së, tha se “siguria e gazetarëve është jetike për çdo demokraci”, duke e vlerësuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës që bën monitorimin nga afër të zhvillimeve në Kosovë. “Ndërkohë që i afrohemi zgjedhjeve të ardhshme, është më e rëndësishme se kurrë të sigurohemi që mediet dhe gazetarët të mund të operojnë lirshëm, pa asnjë ndërhyrje apo presion. Një shtyp i lirë dhe i pavarur është një gur themeli i demokracisë, dhe ne të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për ta mbrojtur atë”, shkroi ambasada gjermane në profilin e saj social.

Organizata ndërkombëtare siç janë, "Reporterët Pa Kufij”, në raportin e vitit të shkuar e renditi Kosovën 19 vende me poshtë sa i përket lirisë së medieve, indeks ky që shënon kthim prapa dhe përkeqësimin më të rëndë të lirisë së medies në vitet e fundit. Ndërsa, organizata tjetër "Freedom House” në raportin e saj, konstatoi se "pavarësisht që Kosova ka një mjedis të larmishëm mediatik, në përgjithësi liria e fjalës dhe shprehjes ka qenë disi e kufizuar, ndërsa, shumë media sipas raportit "hezitojnë të përfshihen në mbulim kritik për qeverinë”./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë