BOTA

Ahmeti: Do ta mbrojmë legjitimitetin e votës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

n.f Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 15:18
Ahmeti: Do ta mbrojmë legjitimitetin e votës së shqiptarëve
Ahmeti

MAQEDONI- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, tha të mërkurën në Tetovë se Fronti Evropian është përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe jo koalicioni VLEN, që tani është pjesë e shumicës së re parlamentare dhe pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re.

Ahmeti tha se BDI-ja dhe Fronti Evropian janë përfaqësues legjitimë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, andaj edhe paralajmëroi “aktivitete për mbrojtjen e votës së shqiptarëve”. Në paraqitjen para mediave së bashku me drejtuesit e Frontit Evropian që përbëhet nga disa parti shqiptare dhe katër parti të etniteteve tjera, Ahmeti tha se çdo përpjekje për të “shkelur në vullnetin e shqiptarëve dhe të komuniteteve tjera, do të kundërshtohet fuqishëm nga Fronti Evropian”.

Në bazë të rezultateve të KSHZ-së, në zgjedhjet parlamentare më 8 maj, Fronti Evropian ka fituar 18 mandate të deputetëve, kurse koalicioni VLEN, 14.

“Vota juaj nuk guxon të shkojë huq dhe ne jemi këtu bashkë me ju që t’i prijmë fitores suaj dhe ta zbatojmë vullnetin tuaj si fitimtarë”, tha Ahmeti duke mos sqaruar se çfarë masash do të ndërmerren në mbrojtje të asaj që ai e quan “legjitimitet i shqiptarëve”.

Por, drejtuesit e koalicionit VLEN, gjithashtu, pretendojnë se janë përfaqësues legjitimë pasi thonë se ka fituar “vota të pastra shqiptare” kundrejt Frontit Evropian që në zgjedhje ka marrë vota edhe nga bashkësitë tjera etnike.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se opinioni me kohë do të njoftohet me masat që do të ndërmerren, duke theksuar se do të shfrytëzohen të gjithë “mekanizmat” për mbrojtjen e “fitores” në zgjedhjet e 8 majit.

I pyetur nëse braktisja e punimeve të Kuvendit të martën, në të cilën Afrim Gashi nga koalicioni VLEN dhe VMRO DPMNE-ja u zgjodh për kryetar të Kuvendit, Ahmeti tha se “ndihej i fyer të qëndronte në një seancë të tillë.

“Nuk bëhet fjalë për bojkot. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat demokratik për mbrojtjen e legjitimitetit të fituar. Ne morëm pjesë në Kuvend në verifikimin e mandateve, por e braktisëm sallën sepse ndiheshin të fyer pasi po shkelej legjitimiteti i të gjitha atyre që votuan më 8 maj”, u shpreh Ahmeti.

Ai akuzoi drejtuesit e koalicionit VLEN për shkeljen e një marrëveshjeje që, sipas Ahmetit, është arritur mes partive shqiptare qysh në fund të vitit të kaluar se asnjë parti shqiptare nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re pa marrjen e garancive për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e integrimit evropian”.

Kreu i BDI-së, Ahmeti, tha se përgjegjësia mbi të gjitha zhvillimet e mëtejme në Maqedoninë e Veriut, bie mbi mandatarin për formimin e Qeverisë së re, Hristijan Mickovski. Ai akuzoi VMRO DPMNE-në se gjatë viteve të fundit ka udhëhequr politikë antishqiptare me deklarata “naziste”, si dhe politikë kundër Bashkimit Evropian, NATO-s, SHBA-së si dhe kundër marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Ne jemi në mbrojtje të legjitimitetit dhe fare nuk tërhiqemi. Qerpiku nuk na dridhet, sepse jemi në të drejtën tonë”, tha Ahmeti.

Marrë nga REL

maqedoni e veriut ali ahmeti

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë