BOTA

Aivo Orav merr detyrën si ambasador i ri i BE-së në Kosovë

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shtator 2024, 18:06
Aivo Orav merr detyrën si ambasador i ri i BE-së në Kosovë
Aivo Orav

KOSOVË- Aivo Orav e ka marrë të hënën detyrën e ambasadorit të ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, duke e pasuar çekun Tomas Szunyog, i cili e mbajti këtë postë nga viti 2020, njoftoi Zyra e BE-së. Oravo, një diplomat estonez me përvojë rreth 30-vjeçare në diplomaci evropiane dhe nacionale, do të ketë mandat fillestar prej dy vjetësh. Në të kaluarën, ai ka shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Estonisë në BE dhe si shef i delegacioneve të BE-së në Mal të zi dhe Maqedoni të Veriut.

Orav tha se ndien kënaqësi dhe përgjegjësi në marrjen e postit të shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë. “Zotohem se do të punoj krah për krah me partnerët vendës dhe ndërkombëtarë të BE-së në Kosovë, për t’i çuar përpara marrëdhëniet tona diplomatike dhe politike, do ta konsolidoj pozitën e BE-së si donatori, partneri tregtar dhe investitori më i madh i Kosovës, si dhe do ta mbështes rrugën e evropiane të Kosovës dhe reformat që ndërlidhen me BE-në”, tha Orav.

Duke e pasur parasysh gjendjen gjeopolitike, Orav u zotua se do të koordinohet me të gjithë të pranishmit te BE-së në Kosovë, përfshirë EULEX-in, “për ta promovuar një Kosovë të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe shumetnike”, thuhet në njoftim. “Gjatë mandatit tim, vizioni im është që Kosova të përparojë më mënyrë vendimtare në rrugën e saj drejt BE-së, gjë që do të sjellë benefite të qëndruehsme për popullin e saj”, tha ai. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të kontribuuar në një dinamikë të re në lidhjet mes Kosovës dhe BE-së, e cila mund ta bëjë të mundur rifillimin e ndihmës financiare të BE-së për Kosovën.

BE-ja vendosi masa ndaj Kosovës para një viti si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri. Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh. Orav e merr detyrën në një kohë kur Kosova u kritikua përsëri nga BE-ja, pasi i mbylli pesë institucione paralele serbe në veri të vendit.

Të hënën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e përsëriti qëndrimin e shprehur nga blloku se këto veprime janë “të njëanshme dhe të pakoordinuara, me potencial të rritjes së tensioneve”. Qeveria e Kosovës ka thënë se institucionet e mbyllura në veri të Kosovës punonin nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”. Përveç pesë institucioneve të mbyllura të premten e kaluar, në prill autoritetet e Kosovës mbyllën edhe shtatë komuna të tjera paralele serbe në pjesë të tjera të Kosovës.

Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb. Këto institucione sipas ligjeve në Kosovë janë ilegale. Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht./REL

aivo orav

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë