BOTA

AKP-ja anuloi qiratë e pompave të mbyllura të karburanteve në veri për shkak të shkeljeve

n.f Përditësimi i fundit 23 Korrik 2024, 12:18
AKP-ja anuloi qiratë e pompave të mbyllura të karburanteve
Foto ilustruese

KOSOVË- Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) tha se pronarët e pompave të mbyllura të karburanteve në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë shkelur kontratat e qirasë, për shkak se nuk kanë respektuar një klauzolë që ka të bëjë me marrjen e licencës për punë me derivate të naftës.

Për këtë arsye, sipas AKP-së, janë ndërmarrë veprime për ndërprerjen e atyre kontratave. Në deklaratën dhënë Radios Evropa e Lirë, AKP-ja shpjegoi se pompat e mbyllura të karburanteve, janë në pronësi të saj - si trashëgimi e ndërmarrjeve të dikurshme shoqërore “INA Trgovina” nga Zagrebi dhe “Jugopetrol” i Beogradit - dhe se ajo ka të drejta ekskluzive për t’i menaxhuar ato.

Agjencia tha se kishte kontrata qiraje, të vlefshme dy vjet, me biznesmenë nga veriu i Kosovës, por nuk specifikoi se kur ishin nënshkruar ato. Javën e kaluar, Inspektorati i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Qeverinë e Kosovës mbylli pesë pompa të karburanteve në veri, pasi që, siç u tha, pronarët nuk kishin licenca për punë.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie më 22 korrik, të gjitha subjektet afariste që merren me shitjen e derivateve të naftës, duhet të kenë licenca, ndërsa ndaj atyre që shkelin ligjin, do të merren “masa të rrepta ndëshkuese”.

Ministria kompetente tha se inspektimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të kontrolluar nëse pikat e karburanteve kanë licenca të vlefshme për aktivitetin që ushtrojnë.

Katër nga pesë pompat e mbyllura kishin logon e “NIS Petrol”, apo Industrisë së Naftës së Serbisë, që besohet se ka rifilluar punën e saj në Kosovë në dhjetor të vitit 2016.

Përndryshe, NIS është kryesisht në pronësi të Gazpromneftit rus dhe kompanisë së tij ombrellë, Gazprom.

Megjithatë, sipas informacioneve të AKP-së dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ato pompa ishin në pronësi të biznesmenëve nga veriu i Kosovës. AKP-ja tha se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë komunikim apo kontratë me “NIS Petrol”./ REL

kosove akp

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë