Protesta te Ministria e Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Një i mitur, 15 vjeç, i arerstuar nga policia në protestë, ka rrëfyer dhunën e ushtruar në komisariat dhe mbajtjen pë...
“O milet, Rama ka siklet”, “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa nga thirrjet që dëgjohen në ...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
KOSOVË - Bashkimi Evropian e ka kritikuar të martën një aksion policor të autoriteteve kosovare në veri të Kosovës ndaj zyrave financiare, duke e cilësuar atë si përshkallëzues dhe të njëanshëm.
“Operacionet e së hënës dëshmojnë edhe një herë se autoritetet e Kosovës u japin prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët në terren”, tha në një komunikatë për media zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Gjatë aksionit të së hënës, autoritetet në Kosovë i mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Gjatë aksionit, që autoritetet e Kosovës thanë se kishte të bënte me vendosjen "e rendit dhe ligjshmërisë", u konfiskuan prova të ndryshme, përfshirë para. Sikurse Shtetet e Bashkuara më herët, edhe Bashkimi Evropian e quajti vendimin e autoriteteve kosovare veprim të pakoordinuar dhe përshkallëzues.
“Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre zyrave pa një paralajmërim paraprak, apo pa koordinim, vetëm disa ditë pas takimit të fundit të dialogut, i cili po ashtu merrej me çështjen e këtyre objekteve të bankës Postare Kursimore, është një përshkallëzim dhe shkon kundër frymës së normalizimit dhe dëmton vullnetin e mirë të Kosovës në arritjen e normalizimit të raporteve përmes dialogut”, thuhet në komunikatë.
Kosova dhe Serbia janë takuar shtatë herë muajt e fundit në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për ta gjetur një zgjidhje për dërgimin e ndihmës financiare nga Serbia për serbët e Kosovës, por nuk kanë gjetur pajtim deri tani. Pas takimit më të fundit javën e kaluar, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se takimi dështoi pasi pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje. Ndërsa kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, tha se pala kosovare i "refuzoi të gjitha propozimet".
BE-ja tha më 15 maj pas takimit se, edhe pse e kishte bërë një propozim kompromisi që i “përshtatej” qëndrimeve të palëve “në shkallë maksimale të mundshme”, palët nuk u pajtuan për disa çështje kyçe, përfshirë as për shtrirjen e përgjithshme të aktiviteteve të entitetit të ri, fushëveprimin e përfituesve të këtij entiteti, dhe ndihmën financiare nga Serbia për institucionet e mbështetura nga Serbia në Kosovë. Stano theksoi më 21 maj se aksioni policor i një dite më parë në veri i vë në rrezik zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që u arrit në fillim të vitit të kaluar.
“Operacioni i policisë së Kosovës po ashtu dëmton negociatat në vazhdim e sipër për një zgjidhje të përkohshme për njerëzit që kanë pasoja negative nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme”, shtoi ai.
Ai e përsëriti se “statusi i strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet me dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe”.
Stano u bëri thirrje dy vendeve fqinje t’i kthehen dialogut të Brukselit. Aksioni i autoriteteve të Kosovës u krye një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se ka përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave. Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave. /REL
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant. IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, e ka akuzuar Gjykatën Ndërkombëtare Pe...
Foto ilustruese UKRAINA- Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundit nga rajoni lindor ukrainas i Harkivit, ku Rus...
Foto ilustruese KOSOVË- Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta ...
Foto ilustruese SHBA- AstraZeneca synon një rritje të re të të ardhurave të saj, në epokën pas Covid siç e k...
ITALI- Vazhdon vala e motit të keq në rajonet e Italisë Veriore. Situatë kritike pritet edhe në Marche, Lacio dhe Umbria. Gjithashtu ...
Foto ilustruese IZRAEL- Franca dhe Belgjika kanë thënë të martën se e mbështesin kërkesën e kryeprokurorit të ...
ANGLI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku një burrë hodhi nga shkëmbi një 10-vjeçar. Bëhet e ditur...
foto ilustruese SHBA- Ozempic 2.0? Studiuesit thonë se kanë gjetur një përdorim të ri për GLP-1 i cili është h...
foto nga portali SHBA- Portali i drejtpërdrejtë video midis Dublinit dhe Nju Jorkut është rihapur pasi u mbyll përkohësi...
Dali SHBA- Anija që u përplas në Urën Francis Scott Key në Baltimore nisi sërish lundrimin të hënën pasi ...