BOTA

Akuza të rënda ndaj Frontex: Rojet kufitare kanë bërë gabime serioze me kthimin e paligjshëm të emigrantëve përtej kufijve

M.B. Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 09:38

Akuza të rënda ndaj Frontex: Rojet kufitare kanë bërë

EUROPA- Pas hetimeve të brendshme disamujore zyrtari përgjegjës për të drejtat e njeriut në Frontex hodhi akuza të rënda ndaj stafit të kësaj agjencie evropiane të kontrollit dhe monitorimit të kufijve, të cilët ishin vendosur në Mesdhe. Sipas raporteve, të shqyrtuara nga NDR dhe WDR, rojet kufitare kanë bërë gabime serioze në lidhje me kthimin e mundshëm të paligjshëm të emigrantëve përtej kufijve - nga kanë ardhur. Në dy raste, stafi ka shkelur rëndë detyrat, thuhet në raportet e hetimit. Frontex – agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve tokësorë dhe detarë, njoftoi se aktualisht është duke i shqyrtuar në detaje rekomandimet e paraqitura në raportin e zyrtarëve të të drejtave të njeriut.

Akuzat për operacione të paligjshme "pushback"

NDR dhe WDR raportuan për herë të parë në pranverë se kishte pasur dy incidente në Detin Mesdhe dhe rishikuan rrjedhën e ngjarjeve. Sipas informacioneve të mbledhura, emigrantët u kthyen nga Greqia, domethënë nga ujërat territoriale të Bashkimit Evropian në ujërat turke - ndërsa Frontex dhe roja bregdetare greke ishin të pranishëm në këtë vend. Dyshohet se Frontex është përfshirë edhe një herë në të ashtuquajturat operacionet e paligjshme "pushback" (largimi me forcë).

Një ngjarje në veçanti ngre shqetësime: Sipas rishikimit të ngjarjes nga ekipi i gazetarëve të NDR dhe WDR, mëngjesin e 19 shkurtit 2024, rreth 30 persona, përfshirë burra, gra dhe fëmijë, ndodheshin në një gomone në ujërat greke. Pamjet me video tregojnë se ata kërkonin ndihmë, ndërsa të paktën dy anije të tjera janë afër. Një nga këto anije më të mëdha mban flamurin e rojes bregdetarebullgare, e cila monitoron kufijtë midis Greqisë dhe Turqisë, si pjesë e Frontex në Detin Egje. Megjithë kërkesat për ndihmë, Agjencia e BE-së për Mbikëqyrjen e Kufijve mesa duket qartë se nuk ka reaguar dhe nuk ka ndihmuar.

Anijet e Frontex-it injorojnë kërkesat për ndihmë

Hetimi i Frontex-it konfirmon informacionin e NDR dhe WDR: Ishte një anije bullgare në misionin Frontex, e cila hasi në një gomone me emigrantë. Ekuipazhi, pavarësisht thirrjeve për ndihmë, thuhet se nuk u përgjigj. As stafi i Frontex-it nuk raportoi ndonjë incident me migrantë të rrezikuar në det të hapur. Raporti thekson se gjatë një hetimi të brendshëm, ekuipazhi bullgar i Frontex mohoi të ketë parë apo të ketë hasur në varkën e emigrantëve gjatë turnit të tij. Por hetuesit e brendshëm besojnë se ka prova, të cilat konfirmojnë se ekuipazhi i Frontex-it ka hasur emigrantë pranë ishullit Lesbos. Dhe ata vërejnë me shumë shqetësim, se raportet e ekuipazhit nuk ishin të plota.

Ministria e Brendshme bullgare nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me incidentin. Rojet bregdetare greke morën përsipër koordinimin e misionit, pasi operacioni i Frontex u zhvillua në ujërat territoriale greke. Roja Bregdetare Greke tha se oficerët e saj kishin shpëtuar shumë jetë të refugjatëve në të kaluarën dhe kishin vepruar në përputhje me ligjin dhe se hetimi mund të rihapet nëse do të dilnin informacione të reja.

Përdorimi i shkopinjve kundër refugjatëve në varka
Në një tjetër incident, hetuesit e brendshëm gjetën po ashtu gabime të qarta. Videoja tregon se si në fund të janarit 2024, një gomone e mbipopulluar me rreth 30 persona po lundronte në det. Në video shfaqet një skaf që i afrohet atij, i cili sipas shenjave mund të thuhet me siguri i përket rojes bregdetare greke. Personat e maskuar nuk nga skafi nuk kanë ndihmuar refugjatët, por mesa duket kanë kërcënuar me shkopinj. Një anije më e madhe e Frontex-it mund të shihet në sfond.

Hetimi tani konfirmon me "siguri" se varka e emigrantëve hyri në ujërat greke dhe u kap dy herë - një herë nga një anije Frontex pranë kufirit dhe herën e dytë nga roja bregdetare greke pranë ishullit Lesbos. Gjithashtu u konfirmua se skafi i rojes bregdetare greke me manovrat e tij në një distancë të shkurtër nga gomone ka krijuar dallgëzime, kështu që gomonja me emigrantët ka nisur të lëkundet dhe ka rrezikuar të përmbyset. Ekuipazhi grek i përdori shkopinjtë në një "mënyrë jashtëzakonisht të rrezikshme". Siguria dhe jeta e emigrantëve u rrezikuan nga këto veprime.

Kthimi i emigrantëve në Turqi, ku më pas u shpëtuan nga pjesëtarët e rojes bregdetare turke, nuk mund të konsiderohet plotësisht vullnetar, thuhet më tej në raport. Megjithatë, hetuesit nuk kanë mundur të përcaktojnë motivet e sakta, pse emigrantët e kanë kthyer varkën e tyre në drejtim të Turqisë. Si në incidentin e parë, edhe në të dytin raportet janë jo të plota dhe të pasakta të stafit të Frontex-it.

Operacionet e paligjshme "pushback" janë të vështira për t'u provuar

Rezultati i hetimeve tregon se provat konkrete të kthimeve të paligjshme dhe identifikimit të pjesëmarrësve janë pothuajse të pamundura të mblidhen, duke qenë se incidente të tilla shpesh ndodhin për orë të tëra në mes të detit të hapur. Edhe hetimi aktual nuk arriti të provojë operacione specifike të paligjshme "pushback". Por hetuesit theksojnë se metodat e vëzhguara janë në përputhje me operacionet e mëparshme "pushback".

Brenda BE-së, ka një debat të ashpër për mënyrën se si zbatohet mbrojtja e kufijve evropianë. Raporte të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë atë të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), kanë treguar vitet e fundit se në kufirin turko-grek janë kryer operacione të paligjshme "pushback". Akuza të ngjashme ekzistojnë kundër Kroacisë dhe Polonisë. Disa javë më parë, Finlanda legalizoi operacionet "pushback" në nivel kombëtar, duke argumentuar se Rusia po dërgon qëllimisht azilkërkues në kufi për të kërcënuar sigurinë e vendeve fqinje.

Frontex duhet të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut

Operacionet e kthimit me forcë konsiderohen të paligjshme sipas rregullave të shumta ndërkombëtare, pasi veprime të tilla i pengojnë njerëzit të aplikojnë për azil dhe i detyrojnë ata të kalojnë sërish kufirin e jashtëm të BE-së dhe të kthehen atje nga kanë ardhur. Këto veprime janë në kundërshtim me mandatin e Frontex, i cili përfshin mbrojtjen e kufijve duke respektuar të drejtat themelore të njeriut. Sipas rregulloreve të brendshme, stafi i Frontex-it është i detyruar madje të "identifikojë në mënyrë proaktive personat dhe t'i informojë ata për të drejtat e tyre, nëse ata kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare".

Drejtori i Frontex-it Hans Leijtens tani po përballet me presion serioz. Ai mori detyrën në fillim të vitit 2023, duke premtuar se Frontex nuk do të përfshihej më në operacione të paligjshme "pushback". Në një intervistë me Reschke Fernsehen, Leijtens shpjegoi se kryerja e operacioneve është gjithmonë në duart e vendit pritës - në këtë rast, Greqisë. Megjithatë, në situata të dyshimta, ai pret që stafi i tij të paktën t'i raportojë atij për gjendjen dhe veprimet. Dhe pikërisht kjo, siç tregoi hetimi i zyrtarëve të të drejtave të njeriut, nuk është bërë në këto raste. Nuk kishte asnjë ndihmë për emigrantët - asnjë informacion apo raporte për këto zhvillime./ DW

frontex

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë