BOTA

Alarm për vizitorët/ Zbulohet breshka grabitqare me kafshim të frikshëm, ndalohet hyrja në ujë

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Qershor 2026, 12:14

Alarm për vizitorët/ Zbulohet breshka grabitqare me kafshim të

Autoritetet në Uells kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi një breshkë grabitqare e njohur si “snapping turtle” u zbulua në një zonë natyrore shumë të frekuentuar nga vizitorët.

Breshka, e quajtur Sheila, u gjet duke notuar në një përrua pyjor në Penllergare Valley Woods. Përgjegjësit e parkut paralajmëruan notarët dhe pronarët e qenve të qëndronin larg ujit, pasi zvarraniku 35 centimetra i gjatë konsiderohet potencialisht i rrezikshëm.

Më vonë, Sheila u kap në mënyrë të sigurt dhe u transportua mbi 350 kilometra drejt Qendrës Kombëtare për Mirëqenien e Zvarranikëve në Kent, ku ekspertët thanë se ndodhet në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.

Kjo specie është vendase në Amerikën e Veriut dhe Amerikën Qendrore. Ekspertët besojnë se breshka është lëshuar qëllimisht në natyrë, një veprim i ndaluar me ligj në Britani.

Breshkat grabitqare njihen për nofullat e tyre shumë të fuqishme, të ngjashme me sqepin, të afta të shkaktojnë dëmtime serioze. Sipas specialistëve, ato janë veçanërisht mbrojtëse dhe më agresive kur ndodhen në tokë.

Drejtori i Qendrës Kombëtare për Mirëqenien e Zvarranikëve, Chris Newman, e krahasoi kafshimin e tyre me “futjen e dorës në derën e një makine dhe përplasjen e saj me forcë”.

“Breshkat nuk janë agresive, por mbrojnë veten. Kafshimi do të ishte jashtëzakonisht i dhimbshëm dhe kur kafshojnë nuk lëshojnë menjëherë,” tha ai.

Menaxherët e parkut njoftuan vizitorët: “Mos hyni në ujë dhe mbajini larg edhe qentë. Ekipi ynë po punon për kapjen e sigurt të breshkës me ndihmën e ekspertëve. Nëse e shihni, njoftoni menjëherë stafin.”

Pas shpëtimit, Sheila, e cila peshon rreth një kilogram, kaloi një periudhë të shkurtër stresi, por tani po rikuperohet normalisht.

Ekspertët dyshojnë se breshka ishte mbajtur si kafshë shtëpiake ekzotike dhe më pas është braktisur. Sipas tyre, këto kafshë nuk arratisen lehtësisht nga mjediset ku mbahen.

“Fatkeqësisht, çdo vit kemi disa raste të breshkave grabitqare të lëshuara në natyrë. Kjo është plotësisht e paligjshme. Përveç rrezikut për njerëzit, ato mund të dëmtojnë edhe ekosistemin, pasi ushqehen me peshq, tritona dhe specie të tjera vendase,” shpjegoi Newman.

Edhe ekspertët e organizatës për mbrojtjen e kafshëve, RSPCA, theksuan se lëshimi i specieve jo-vendase në natyrë është i ndaluar dhe u bënë thirrje qytetarëve të mos përpiqen t’i kapin vetë këto kafshë, por të kontaktojnë specialistët përkatës./Përktheu Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë