BOTA

Ambasada amerikane në Sarajevë: Deklarata e Kuvendit “gjithserb” sulm i rrezikshëm ndaj Bosnjës

E.D Përditësimi i fundit 10 Qershor 2024, 22:47

Ambasada amerikane në Sarajevë: Deklarata e Kuvendit

SARAJEVË- Ambasada amerikane në Sarajevë tha të hënën se përfundimet e miratuara në Kuvendin gjithserb lidhur me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit dhe shtetin e pavarur të Bosnjë dhe Hercegovinës, nuk paraqesin mbrojtje të marrëveshjes, siç pretendojnë autorët, por janë një sulm i qëllimshëm ndaj asaj marrëveshjeje dhe institucioneve shtetërore të Bosnjës e Hercegovinës.

“Kjo është e rrezikshme”, thuhet në një deklaratë që pasoi mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republikës Serbe, në atë që u quajt “Kuvendi gjithëserb”, në të cilën u miratua një deklaratë për siç thuhet, mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb.

Në deklaratën prej 49 pikash që pritet të miratohet nga parlamenti i Serbisë dhe ai i entitetit serb në Bosnje, kundërshtohet Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, e cila u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në fund të muajit maj.

Në tekstin e deklaratës kundërshtohet emërimi i përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar për Bosnjën dhe dënohet, siç thuhet, çdo mosrespektim i Marrëveshjes së Dejtonit dhe bartja e përgjegjësive nga niveli i entiteteve në nivelin qendror.

“Kuvendi gjithserb konsideron se Republika Serbe mundet, në masën që e sheh të arsyeshme, t'i aktivizojë të gjitha kompetencat që sipas Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit janë të parapara si kompetenca të subjektit”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

“Ne në Republikën Serbe besojmë se Bosnja dhe Hercegovina nuk mund të vazhdojë me shkeljet e Dejtonit dhe ndërhyrjen e huaj të përmasave të pamatshme. Është më mirë të jetojmë si fqinjë të mirë, me të drejtat tona, si subjekte politike dhe territoriale, sesa të jemi përherë duke u grindur”, tha gjatë punimeve të Kuvendit, udhëheqësi nacionalist i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

Në reagimin e ambasadës amerikane thuhet se “deklaratat publike të bëra nga zyrtarët e Republikës Serbe, veçanërisht presidenti i saj Dodik dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe në lidhje me përfundimet dhe planet për "ndarjen” e Republikës Serbe, shkëputje me një emër tjetër, përfaqësojnë një sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe tërësisë tokësore, sovranitetit dhe karakterit shumetnik të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Ambasada amerikane vëren se as marrëveshja dhe as Kushtetuta e Bosnjës “nuk u japin entiteteve, apo ndonjë organi tjetër nënshtetëror, të drejtën e ndarjes, ‘shkëputjes’ ose ndonjë sinonim tjetër të ngathët për shkëputjen të sajuar nga zyrtarët e Republikës Serbe”, e cila, thuhet në reagim “nuk është shtet dhe mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnjës dhe Hercegovinës. Ajo nuk paraqet personalitet juridik jashtë Bosnjës dhe Hercegovinës”, thuhet në reagim në të cilin theksohet se planet dhe veprimet e zotit Dodik “vënë në rrezik të ardhmen paqësore, demokratike dhe të begatë brenda institucioneve euroatlantike që populli i Bosnjës përfshirë banorët e Republikës Serbe e duan dhe e meritojnë”.

Hovenier: SHBA krenare me njohjen e pavarësisë së Kosovës

Mospajtimin me deklaratën e Kuvendit gjithserb e shprehu të hënën edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier.

Në pjesën për Kosovën të deklaratës së atij kuvendi thuhet se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, një nga përcaktuesit e identitetit kombëtar të serbëve...”.

“Nuk kam pasur mundësinë t’i lexoj të gjitha raportet lidhur me ‘Kuvendin gjithëserb’, por e kuptoj që aty përdoret gjuhë që thotë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë. E kuptoj që ky është qëndrimi i tyre, por ky nuk është qëndrimi i asnjërit prej nesh, nuk është i Shteteve të Bashkuara, i partnerëve tanë të QUINT-it apo kujtdo tjetër”, tha ambasadori Hovenier i pyetur rreth saj, ndërsa nënvizoi se Shtetet e Bashkuara e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe do të qëndrojnë “me krenari” prapa këtij vendimi.

“Kuvendi gjithserb” nga vëzhguesit po shihet si një përpjekje e politikanëve serbë si një rrugë për krijimin e të ashtuquajturës "Bota Serbe" - një kopje e idesë së “Botës Ruse”, që do të bashkonte të gjithë serbët në Ballkan nën një flamur.

Serbia, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Moskës për shkak të luftës së saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit për pretendimet serb ndaj Kosovës./VOA

ambasada amerikane në sarajevë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë