Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se janë të përgatitura për t'iu përgjigjur veprimeve ndarëse dhe kundër Marrëveshjes së Dejtonit të aktorëve lokalë në Bosnje e Hercegovinë, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë Ambasada amerikane në Sarajevë.
Një ditë më parë, të martën, u publikua Ligji Zgjedhor i Republikës Sërpska (RS) – entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës - në Gazetën Zyrtare të këtij entiteti. Ligji Zgjedhor i Republikës Sërpska parashikon përvetësimin e kompetencave shtetërore të subjekteve në fushën e zgjedhjeve. Kjo nënkupton se Komisioni Republikan Zgjedhor i RS-së e merr rolin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje e Hercegovinës në organizimin e zgjedhjeve lokale, si dhe zgjedhjet për Asamblenë Parlamentare të entitetit dhe për presidentin dhe zëvendëspresidentin e RS-së.
Asambleja Parlamentare e miratoi këtë ligj në fund të marsit. Ambasada amerikane e quajti antikushtetues dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit krijimi i një sistemi zgjedhor paralel nga Qeveria e RS-së.
“Të gjitha zgjedhjet e zhvilluara sipas një sistemi zgjedhor paralel jokushtetues, nuk do të kishin legjitimitet, dhe ata që janë të përfshirë në organizimin e tyre, do të merrnin pjesë në veprime jodemokratike, antikushtetuese dhe kundër Dejtonit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane për Radion Evropa e Lirë.
Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i ka dhënë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, ky vend është ndarë në dy entitete autonome - Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska - plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse. Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe presidencës me rotacion.
Prej atëherë, entitetet nuk kanë juridiksion dhe as nuk mund të organizojnë zgjedhje në gjithë territorin e Bosnjës. Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk u jep të drejtat entiteteve për zhvillimin e zgjedhjeve.
Të gjitha zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale në të gjithë territorin e Bosnjës, prej se u miratua Ligji Zgjedhor i Bosnjës në vitin 2001 e deri më sot, janë zhvilluar dhe mbikëqyrur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës. Para miratimit të ligjit, këtë punë e ka kryer Komisioni i Përkohshëm Zgjedhor, i cili është themeluar me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.
Ndërkohë, zgjedhjet lokale në Bosnje janë shpallur për 6 tetor, në përputhje në ndryshimet e vendosura më 26 mars nga përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, i cili mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Në tetor, më shumë se 3.4 milionë votues të regjistruar do të zgjedhin 143 kryetarë bashkish dhe qytetesh në Bosnje e Hercegovinë, dhe rreth 3.200 anëtarë asamblesh lokale./ REL
Joe Biden dhe Nancy Pelosi SHBA- Nancy Pelosi refuzoi të mbështeste në mënyrë drejtpërdrejt Presidentin Joe Biden si kan...
Foto ilustruese NORVEGJI- Norvegjia do t’ia dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16, për ta ndihmuar të mbr...
Foto ilustruese KOSOVË- BE kërkon që Kosova e Serbia të dërgojnë komentet rreth zbatimit të marrëveshjes për n...
Orban HUNGARI- Në Parlamentin Evropian nisi një iniciativë për t’iu kërkuar organeve përgjegjëse të Bashkimit...
pamje nga ngjarja HONG KONG- Një person u kap në flagrancë duke u përpjekur të kontrabandonte më shumë se...
Foto ilustruese KOSOVA- Qeveria e Kosovës e ka shpallur 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë të Bos...
foto ilustruese AFGANISTAN- Dëgjimi i muzikës, pirja e nargjileve dhe prerja e flokëve të stilit perëndimor janë të gjit...
carla bruni sarkozy FRANCË- Ish-zonja e parë franceze Carla Bruni-Sarkozy është akuzuar për presion ndaj një dëshmitari ...
foto ilustruese SEUL- Një politikan në Korenë e Jugut po kritikohet për komente të rrezikshme pasi e lidhi rritjen e vetëvras...
viktor orban HUNGARI- Hungaria mori më 1 korrik 2024 presidencën e radhës së Këshillit Europian, që do ta mbajë...