BOTA

Amerika Latine ndjen presionin e Kinës, kush përfiton nga marrëdhënia ekonomike mes vendeve?

n.f Përditësimi i fundit 17 Qershor 2024, 09:02
Amerika Latine ndjen presionin e Kinës, kush përfiton nga
Foto ilustruese

AMERIKË- Ndikimi gjithnjë e më i madh i Kinës në Amerikën Latine po nxjerr tani anët e errëta. Pekini po ushtron presion të qëllimshëm në vende si Guatemala, në Brazil tregtarët janë të zemëruar.

Për eksportuesit e Guatemalës lajmi i ngjante një shoku. Siç njoftuan mediat lokale, Kina ndaloi importin e kafesë dhe mallrave të tjera nga Guatemala. Për këtë nuk kishte asnjë shpjegim zyrtar, por presidenti i Guatemalës, Bernardo Arévalo, spekuloi se kjo mund të kishte të bënte me marrëdhëniet e vendit të tij me Tajvanin. "Ne do të kujdesemi për këtë”, tha Arévalo.

Bashkë me Paraguajin Guatemala është i vetmi vend i Amerikës Latine, që ka marrëdhënie diplomatike me Tajvanin. Pekini e sheh shtetin ishull si pjesë të Kinës. Vitet e fundit Hondurasi dhe Nikaragua ndryshuan kah, duke u larguar nga Tajvani dhe duke u afruar me Kinën.

Kina: shumë konflikte në Amerikën Latine

Bllokada e mallrave nga Guatemala është njëri nga shumë konfliktet e vogla, që kanë nisur të errësojbë kursin e gjatë të zhvillimit dhe ekspandimit të Kinës në Amerikën Latine. Megjithatë konfliktet kanë natyra së ndryshme, thotë në një intervistë për DW Vladimir Rouvinski nga Departamenti i Studimeve Politike në Universidad Icesi në Kolumbi. "Në këtë rast është e qartë, se bëhet fjalë për një mjet presioni, që po përdor Kina dhe jo aq kundër Guatemalës se sa kundër Tajvanit."

Në Kosta Rika qeveria i bëri presion një menaxheri në kompaninë shtetërore të energjisë ICE që të largohej nga kompania, sepse rreth 70 punonjës të lartë kishin marrë pjesë në një festë të organizuar nga gjigandi kinez i teknologjisë Huawei.

 Një mesazh për Kinën” nga presidenti i Kosta Rikës

 Marrëdhëniet mes Kosta Rikës dhe Huawei-t janë tensionuar, pasi presidenti Rodrigo Chaves vendosi Konventën e Budapestit për Luftimin e Krimit Kibernetik si standard për angazhimin ekonomik në Kosta Rika, konventë të cilën Kina nuk e ka nënshkruar. Menjëherë pas kësaj shefi i Huawei në Amerikën Latine kritikoi veprimet e Kosta Rikës në një intervistë si "joprofesionale".

Marrëdhëniet mes Kosta Rikës dhe Huawei-t janë tensionuar, pasi presidenti Rodrigo Chaves vendosi Konventën e Budapestit për Luftimin e Krimit Kibernetik si standard për angazhimin ekonomik në Kosta Rika, konventë të cilën Kina nuk e ka nënshkruar. Menjëherë pas kësaj shefi i Huawei në Amerikën Latine kritikoi veprimet e Kosta Rikës në një intervistë si "joprofesionale".


Për politologun Rouvinski qendrimi i Chaves është "një mesazh për Pekinin, se edhe Kina duhet t`u përmbahet rregullave të lojës". Konventa e Budapestit është e para konventë ndërkombëtare për krimet e kryera përmes internetit. Në fokus të saj janë shkelja e të drejtave të autorit, mashtrimi kompjuterik dhe shkeljet e sigurisë në rrjet.

Ka edhe shembuj të tjerë të konflikteve ekonomike mes Kinës dhe vendeve të Amerikës Latine. Këtu bën pjesë zemërimi për çelikun e lirë nga Kina, i cili po i vë prodhuesit e Amerikës Latine nën presion të madh. Në Brazil butikët e modës e shohin ekzistencën e tyre të kërcënuar nga tekstilet e lira nga Kina. Në qendër të diskutimeve janë edhe akuzat se kompanitë kineze po dëmtojnë mjedisin me prodhimin e tyre.

Brazili vendos tarifa për importet nga Kina

Brazili tani po mbrohet kundër importeve të lira nga Kina me një taksë prej 20 për qind. Ajo vendoset për porositë me vlerë nën 50 dollarë, që kryhen përmes faqeve ndërkombëtare të internetit. Sipas mediave braziliane gjigandi kinez online AliExpress u "befasua” nga vendimi. Taksa do të prekë veçanërisht më të varfërit dhe do të pengojë investimet e huaja në vend.

Në sektorin e tekstilit ka një zemërim të madh ndaj furnitorëve kinezë, sepse konzernet si Shein, të cilat prodhojnë në kushte dhe kondicione të ndryshme nga kompanitë e vogla braziliane, po shtyjnë mijëra kompani vendase nga tregu. Po përforcohet bindja se strategjia e Kinës po shkatërron strukturat tregtare lokale, në vend që t'i lejojë ato të përfitojnë.

Kush përfiton nga marrëdhënia ekonomike Amerikë Latine-Kinë?

"Kohët e fundit edhe në Amerikën Latine bëhen gjithnjë e më të qarta sfidat dhe rreziqet, që lidhen me ngjitjen e Kinës në një lojtar dominues në shumë fusha të ekonomisë dhe teknologjisë", thotë në intervistë me DW, eksperti i Amerikës Latine Christian Hauser nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Graubünden në Zvicër.

Në shoqëri të ndryshme të Amerikës Latine po rritet perceptimi, se nga marrëdhëniet ekonomike me Kinën përfiton para së gjithash Pekini, thotë Hauser. Prandaj kritikat ndaj praktikave tregtare të Kinës në rajon mund të bëhen edhe më të forta në të ardhmen.

Kësaj i shtohet edhe një komponenti i politikës së jashtme: "Vendet e Amerikës Latine po e gjejnë veten gjithnjë e më shumë në fushën e tensionuar të rivalitetit gjeopolitik mes SHBA dhe Kinës", thotë Hauser. "Në këtë kontekst tensionet aktuale midis disa vendeve të Amerikës Qendrore si Guatemala dhe Kosta Rika dhe Kinës ka të ngjarë të jenë vetëm fillimi i marrëdhënieve më konfliktuale në të ardhmen."

Vetëm me Nikaraguan marrëdhëniet e Kinës duket se janë të patundura. Atje qeveria autoritare ka ndaluar shumë organizata joqeveritare, disa prej tyre shumë aktive në mbrojtjen e mjedisit. Sipas mediave kritike ndaj qeverisë në Nikaragua kompanitë kineze brenda gjashtë muajve morën 13 licenca për projekte minerare.

Marre nga DW

kina amerika latine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë