BOTA

Amnesty International: Policia serbe përgjon gazetarët dhe opozitën

M.B. Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 21:56

Amnesty International: Policia serbe përgjon gazetarët dhe

SERBIA- Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi i fshehtë dhe policia e Serbisë, kanë përgjuar gazetarët dhe veprimtarët e opozitës, duke instaluar programe spiunazhi në telefonat e tyre celularë.

Raporti i grupit për të drejtat e njeriut, i mbështetur nga dëshmitë e atyre që pretendojnë se telefonat e tyre janë hakuar në muajt e fundit, thotë se programi i përgjimit është përdorur për të zhbllokuar telefonat, për të regjistruar pamje të ekranit dhe për të kopjuar listat e kontakteve, të cilat më pas u ngarkuan në një server të kontrolluar nga qeveria.

Igor Bandoviç, drejtor i Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë, tha se raporti është dëshmi se vendi ndodhet në një "burg digjital".

“Për ne, kjo është dëshmi se Shërbimi Informativ së bashku me Ministrinë e Brendshme kanë përdorur softuer praktikisht për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga qeveria, që do të thotë Organizatat joqeveritare, studentët, veprimtarët dhe tani kemi prova, siç thuhet në raport, se programet e tilla janë përdorur për t'i kompromentuar këta persona, për t'i frikësuar, për t'i ngacmuar, për të shkurtuar protestat dhe gjithçka që po bënin këta njerëz në përpjekje për të luftuar për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në këtë vend”, tha ai.

Raporti me titullin "Një Burg Digjital: Mbikëqyrja dhe Shtypja e Shoqërisë Civile në Serbi" thotë se policia serbe dhe Agjencia e fshehtë përdorën programin për të infektuar pajisjet ndërsa pronarët e tyre ishin të ndaluar ose po merreshin në pyetje nga policia.

"Ky program përdorej zakonisht pasi njerëzit arrestoheshin. Ndërsa ata po merreshin pyetje, telefonat e tyre u hakuan dhe u infektuan. Në krahasim me programet Pegasus dhe Predator që janë mjete shumë më të sofistikuara dhe që mund të aktivizohen nga distanca, në këtë rast duhet të keni kontakt fizik me telefonin e viktimës", shpjegoi Igor Bandoviç.

Policia e Serbisë tha në një deklaratë se raporti i grupit për të drejtat e njeriut është "absolutisht i pasaktë", por gjithashtu shtoi se "programi përdoret në të njëjtën mënyrë nga forcat e tjera policore në mbarë botën".

Agjencia e fshehtë serbe shkroi në faqen e saj të internetit se "punon ekskluzivisht në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë".

Raporti i Amnesty International u publikua në një kohë kur presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përballet me protesta antiqeveritare në rritje që deri më tani kanë qenë kryesisht paqësore, të cilat paraqesin një nga sfidat më të mëdha në më shumë se një dekadë të sundimit të tij gjithnjë e më autokratik.

Protestat e udhëhequra nga studentë universitetesh dhe veprimtarë të opozitës pasuan shembjen e një çatie betoni në një stacion hekurudhor në qytetin e Novi Sadit me 1 nëntor, që la pas vetes 15 të vdekur. Presidenti Vuçiç i ka akuzuar shërbimet perëndimore të zbulimit, organizatat joqeveritare dhe mediat e huaja për “luftë hibride” kundër tij dhe qeverisë së tij duke financuar ilegalisht protestat./ VOA

serbia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë