BOTA

Analistët: Regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi shkaktoi ndarje në shoqëri

I.A Përditësimi i fundit 19 Tetor 2024, 22:01
Analistët: Regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi shkaktoi ndarje
Mali i Zi

MALI I ZI- Analistët vlerësojnë se regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi u zhvillua gjatë një fushate të ashpër politike dhe me mosbesim nga një pjesë e opinionit, gjë që shkaktoi ndarje të thellë në shoqërinë malazeze. Megjithatë, publikimi i rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi treguan se asnjë grup etnik nuk ka shumicën absolute dhe se propaganda e forcave pro-serbe dhe pro-ruse nuk e arriti qëllimin e tyre. Sidoqoftë, çështjet e grupeve etnike dhe gjuhës janë mosmarrëveshjet kryesore politike në Mal të Zi, ku sipas vlerësimit të analistëve po keqpërdoren për qëllime politike.

Publikimi i rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi treguan se asnjë grup etnik nuk ka shumicën absolute. Analistët vlerësojnë se regjistrimi u zhvillua mes një fushatë të theksuar politike dhe me mosbesim nga një pjesë e opinionit.

Muzafer Beli Çaushi mendon se rezultati i regjistrimit nuk paraqet ndonjë befasi.

“Pas gati një viti u publikuan më në fund rezultatet e regjistrimit, të cilat nuk paraqesin ndonjë befasi edhe pse gjatë këtij procesi u zhvillua një fushatë e ashpër politike duke shkaktuar mosbesim në opinion”, tha për Zërin e Amerikës analisti Beli Çaushi.

Analisti dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në Malin e Zi, Ismet Kallaba, vë në dukje, se rezultatet e regjistrimit të popullsisë nuk ndryshojnë asgjë në Malin e Zi.

“E shoh si një lojë me numra dhe nuk ndryshon asgjë sa i përket situatës ekzistuese në Mal të Zi. Duke parë reagimet e partive politike shihet se secila përpiqet që këto rezultate t'i komentoj në favor të vetes”, tha për Zërin e Amerikës zoti Kallaba.

Analisti Beli Çaushi tha se regjistrimi i popullsisë nuk ndryshon shumë nga regjistrimi paraprak duke marrë parsyshë se janë regjistruar edhe qytetarët që nuk janë shtetas të Malit të Zi.

“Regjistrimi i popullsisë nuk ndryshoi nga regjistrimi paraprak, duke marrë parasysh se janë regjistruar edhe qytetarët që nuk janë shtetas të Malit të Zi e që numri i tyre shkon gati deri në 80 mijë banorë. Sidoqoftë ky regjistrim tregoi se procesi që duhej të ishte statistikor u shndërrua në një fushatë politike nga forcat pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi”, tha zoti Beli Çaushi.

Edhe analisti Kallaba vlerëson se kriza politike që po mbizotëron në Malin e Zi ka ndikuar në rezultatet e regjistrimit të popullsisë.

“Procesi i regjistrimit u zhvillzua në një krizë politike dhe sigurisht që kjo ka ndikuar edhe në rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Malin e Zi. Sa i përket shqiptarëve mendoj se ajo rritja e vogël nga 4.91 për qind në 4.97 për qind është një rritje e pandjeshme që nuk reflekton për rritjen e numrit të popullsisë”, tha zoti Kallaba.

Edhe pse regjistrimi është pyetje statistikore dhe udhërrëfyes për pushtetin ekzekutiv se në çfarë mënyre duhet të zbatohen politika të caktuara, veçanërisht ato demografike dhe ekonomike, çështjet e grupeve etnike dhe gjuhës janë mosmarrëveshjet kryesore politike në Mal të Zi, ku sipas vlerësimit të analistëve po keqpërdoren për qëllime politike./VOA

beli Çaushi muzafer beli Çaushi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë