BOTA

Analisti për VOA: Fati i votimit mbi anëtarësimin e Kosovës në KiE mbetet i paqartë

b.z Përditësimi i fundit 7 Maj 2024, 22:20

Analisti për VOA: Fati i votimit mbi anëtarësimin e Kosovës

KOSOVË - Muajin e kaluar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi raportin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Vendimi përfundimtar merret nga Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare që mblidhet javën që vjen. Por fati i kësaj çështje mbetet i paqartë dhe ka zëra se anëtarësimi i Kosovës mund të mos përfshihet fare në rendin e ditës. Arsyet duket se lidhen me çështjen e Asociacionit, për të cilën aleatët perëndimore i kanë kërkuar Prishtinës të hedhë hapa konkretë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës analisti Agon Maliqi thotë se ka ende pritshmëri që qeveria e kryeministrit Kurti të ndërmarrë hapin e kërkuar në lidhje me Asociacionin, përpara mbledhjes së Këshillit të Ministrave të KiE. Ai kritikoi zotin Kurti për atë që e cilësoi një qasje antagoniste me aleatët, që mund t'i kushtojë, sikurse tha, anëtarësimin në këtë organizatë.

Zëri i Amerikës: Zoti Maliqi, a prisni që çështja e anëtarësimi të Kosovës në Këshillin e Evropës të mos futet fare në rendin e ditës së mbledhjes së Këshilli të ministrave të kësaj organizate?

Agon Maliqi: Është e mundshme. Shtetet mbështetëse të Kosovës, kryesoret që janë në Evropë si Gjermania, Franca dhe Britania besoj që nuk duan ta shohin Kosovën të dështojë, pra të votojnë kundër pranimit të Kosovës, por si një formë ndoshta ndëshkimi dhe disiplinimi politik apo shprehje e paknaqësisë së tyre të përgjithshme apo të humbjes së besimit që kanë tek Kryeministri Kurti, ka sinjale që po rezistojnë që ta fusin në agjendë të vendimarrjes të Këshillit të Ministrave. Veçanërisht Franca, por edhe Gjermania e Italia janë më të zëshme në anën e Quint-it në këtë drejtim. Por kjo është një çështje në zhvillim e sipër sepse ndoshta ka akoma pritshmëri që Kryeministri Kurti do ta ndërmarrë atë hap të kërkuar në lidhje me Asociacionin dhe mbetët të shihet këto ditë se cilat do të jenë hapat e tij.

Zëri i Amerikës: Megjithatë zoti Maliqi, a nuk ka të drejtë zoti Kurti kur thotë se çështja e Asociacionit nuk duhet ngatërruar me atë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë?

Agon Maliqi: Formalisht po, sepse procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është një proces krejt tjetër dhe ka të bëjë me kritere e standarde krejt të tjera. Mirëpo, në fund të fundit vendimi i Këshillit të Ministrave është politik. Ajo që po shohim të ndodhë është se shtetet mbështetëse të Kosovës, vendeve kryesore evropiane, iu ka humbur çdo instrument apo mekanizëm përmes së cilit mund të kenë ndikim tek qasja e qeverisë së Kosovës në dialog. Ka qenë për shembull rasti i liberalizimit të vizave i cili po ashtu formalisht nuk kishte asnjë lidhje me dialogun, por në një formë edhe ai përdorej si levë presioni ndaj qeverisë në Kosovë dhe ai vendim atëherë u mor në njëfarë forme si vepër mirëbesimi dhe tani kjo që po shohim se po ndodh është akumulimi i frustrimit dhe i acarimit të këtyre shteteve me qasjen e qeverisë së Kosovës në dy vitet e fundit në veriun e Kosovës. Pra, nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin, por ka të bëjë me humbjen e besimit të këtyre shteteve se Kosova do t’i dalë zot atyre zotimeve apo marrëveshjeve të cilat vetë i ka pranuar dhe i ka si detyrime. Dhe jo vetëm kjo qeveri e zotit Kurti, por janë detyrime që burojnë nga marrëveshjet e qeverive të kaluara.

Zëri i Amerikës: Diplomatët perëndimorë por dhe vëzhguesit kanë sugjeruar që Kosova të bëjë përpara me çështjen e Asociacionit duke e çuar atë në Gjykatën Kushtetuese. Çfarë potencialisht mund të humbiste ose të fitonte ajo nëse e ndërmerrte një hap të tillë?

Agon Maliqi: Kosova është dashur ta ndërmarë këtë hap para shumë kohësh. Nga Kosova nuk po kërkohet themelimi i menjëhershëm i Asociacionit, por nga Kosova po kërkohet të fillojë procesin. Hapi i parë në këtë proces është dërgimi i dekretit qeveritar dhe statutit në Gjykatën Kushtetuese për verifikim. Gjykata Kushtetuese është institucion i Kosovës i cili filtron dhe jep vulën, dmth i jep legjitimitetin këtij institucioni dhe e fut brenda parametrave dhe kronizave të sovranetit të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Pse mendoni që qeveria nuk po e bën këtë hap?

Agon Maliqi: Për mua kjo është e paarsyeshme. Në fund të fundit po i jepet pretekst Serbisë për ta dhënë argumentin në arenën ndërkombëtare se Kosova është palë bllokuese në këtë process, kur në fakt interesi kryesor i Serbisë është që marrëveshja e normalizimit ndërmjet të dy shteteve të mos ecë përpara dhe kjo çështje të zvarritet pafundësisht, që Kosova të mos ecën përpara me anëtarësime në organizatat ndërkombëtare. Në këtë kontekst, mungesa e hapave nga ana e Kosovës ia jep këtë hapësirë Serbisë për ta bërë këtë argument, për të mos i ndërmarrë ato hapa e ato detyrime të veta që ajo i ka marrë përsipër.

Zëri i Amerikës: Megjithatë zoti Maliqi Prishtina ka hezituar të themelojë Asociacionin nga frika se ai mund të shndërrohet në një entitet të ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnjë. Sa është racionale kjo frikë e Prishtinës?

Agon Maliqi: Në 10 vitet e fundit ka patur shumë mitologji mbi Asociacionin. Më shumë është folur për të në mënyrë sipërfaqësore, gjithkush e ka patur një interpretim të vetin se çfarë është ajo, por asnjëherë pa u marrë në thelb, me përmbajtjen e tij. Gjithsesi ka hapësirë për të patur shqetësime sepse ka hapësira ose mundësi që ky entitet mund të bëhet problematik për funksionimin e shtetësisë së Kosovës. Mirëpo, e kemi një proces ku ndërmjetësuesit ndërkombëtarë dhe mbështetësit kryesor të sovranitetit të Kosovës, siç janë Shtetet e Bashkuara, por edhe vendet evropiane janë ofruar në njëfarë forme si garantues, që kur Kosova të realizoj këtë zotim, i janë ofruar si garantues Serbisë në këtë rast, por në të njejtën kohë i janë ofruar si garantues edhe Kosovës, që ky entitet nuk do të jetë i tillë, bllokues dhe sabotues i shtetësisë. Dhe nuk ka garanci më të madhe për këtë sesa fakti që këtë entitet ta legjitimojë, vërtetojë Gjykata Kushtetuese. Prandaj Kosova nuk duhet të ketë frikë nga ky proces. Kosova ka patur hapësirë që në fakt të kërkojë gjëra në këmbim të kësaj, pra të marrë garanci për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, të sigurojë hapa përpara me njohjen nga vendet që nuk e njohin në BE, pra ato pesë vendet e BE-së dhe katër të NATO-s dhe të ecë përpara në rrugën integruese në NATO dhe BE. Pra, gjatë dy viteve të fundit Kosova ka patur hapësirë që edhe këto hapat e vetë t’i kushtëzojë. Por fatkeqësisht qeveria e ka marrë një qasje antagoniste me aleatët dhe jo-bashkëpunuese në këtë proces dhe këto ditë po e shohim rezultatin përfundimtar të kësaj qasjeje./Marrë nga VOA

agon maliqi kie kosove anetaresim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë