BOTA

Analiza: A mund të llogarisë Ukraina mbështetje nga BE pas pezullimit të ndihmës amerikane?

r.ll Përditësimi i fundit 4 Mars 2025, 23:02
Analiza: A mund të llogarisë Ukraina mbështetje nga BE pas
zelensky, von der leyene

BRUKSEL- "Ky është momenti i Evropës," po thonë diplomatët në Bruksel, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, më 3 mars, për të pezulluar përkohësisht financimin ushtarak për Ukrainën.

Nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, mbetet për t’u parë. Përtej retorikës, pyetja kyçe është nëse Evropa e ka vullnetin politik për të kompensuar plotësisht pezullimin e shpenzimeve të SHBA-së për Ukrainën?

Deri tani, kjo pyetje nuk ka përgjigje. NATO po pret më shumë hollësi nga Uashingtoni përpara se të bëjë ndonjë njoftim zyrtar. Diplomatët e aleancës i thanë Radios Evropa e Lirë se janë duke tentuar të mësojnë nëse aleatët evropianë ende mund të blejnë armë amerikane dhe t’i transferojnë ato në Ukrainë.

Siç tha një diplomat: "Evropa thjesht nuk ka furnizime të mjaftueshme për momentin, por nëse mund të vazhdojë t’i përdorë armët dhe municionet amerikane, atëherë mund të jetë në rregull."

Kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, iu drejtua mediave në mëngjesin e 4 marsit, për të paraqitur propozimet e saj për rritjen e shpenzimeve evropiane për mbrojtje, dhe për ndihmë ushtarake për Ukrainën, ajo shmangu çdo referencë ndaj vendimit të SHBA-së.

"Evropa përballet me rrezik të qartë"

Përpara një samiti vendimtar të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 6 mars, për mënyrën e trajtimit të mjedisit të ri të sigurisë, shefja e BE-së u dërgoi një letër shteteve anëtare të BE-së, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, ku shkruan se "një epokë e re ka ardhur. Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm në një shkallë që askush prej nesh nuk e ka parë”.

Ajo gjithashtu bëri një kritikë të lehtë ndaj Uashingtonit, duke shkruar se, si presidente e Komisionit Evropian, "marrëdhëniet e forta me Shtetet e Bashkuara janë një nga objektivat e mi kryesorë, si në nivel dypalësh, ashtu edhe përmes grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7). Por, konteksti në të cilin operojmë po ndryshon në mënyrë drastike dhe dramatike."

A është koha që BE-ja të marrë përsipër boshllëkun financiar të lënë nga SHBA?

Si propozimet e von der Leyenit, ashtu edhe drafti i konkluzioneve të samitit të BE-së, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, nuk përmbajnë asnjë propozim konkret për mbështetjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës, duke përfshirë mungesën totale të hollësive mbi financimin, përveç 30 miliardë eurove që tashmë janë premtuar si mbështetje buxhetore për Kievin në vitin 2025.

Problemi është se një shtesë prej 30 miliardë eurosh do të nevojitet këtë vit, nëse SHBA-ja tërhiqet plotësisht. Liderët evropianë ishin përgatitur për këtë skenar shumë përpara njoftimit të Trump, veçanërisht pas vonesës së Kongresit amerikan për të miratuar një paketë ndihme për Kievin në vitin 2024.

"Ta bëjmë BE-në më të sigurt"

Nisma e von der Leyenit për riarmatosje të Evropës, tani duket se fokusohet vetëm në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes së BE-së, dhe jo në ndihmën e drejtpërdrejtë për Ukrainën.

Ajo përfshin një hua prej 150 miliardë eurosh për shtetet anëtare, për të forcuar mbrojtjen ajrore dhe arsenalet e dronëve, më shumë fleksibilitet në rregullat e shpenzimeve të BE-së për vendet që rrisin buxhetet e mbrojtjes, dhe një mundësi për t'i ridrejtuar fondet e BE-së, të destinuara për rajonet më të varfra drejt projekteve ushtarake – nëse shtetet anëtare vendosin ta bëjnë këtë.

Sipas von der Leyenit, këto masa mund të krijojnë deri në 800 miliardë euro në shpenzime për mbrojtje. Por, pyetja kryesore mbetet: A bëhet fjalë për ta bërë BE-në më të sigurt, apo për të siguruar që Ukraina të mund t'i rezistojë agresionit rus? Ideja që investimi i shtuar evropian në mbrojtje do të lejojë më shumë mbështetje për Ukrainën tingëllon logjike – por a do të funksionojë në praktikë? Përgjigja për këtë mund të gjendet në një zhvillim tjetër në Bruksel këtë javë.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, kishte propozuar një plan për të mbledhur 30 miliardë eurot që i nevojiten Ukrainës, duke përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse të mbajtura nga blloku, dhe kontributet vullnetare nga shtetet anëtare të BE-së bazuar në të ardhurat e tyre kombëtare.

Megjithatë, ky plan tani është pezulluar. Diplomatët e BE-së thonë se disa shtete anëtare nuk ishin të gatshme të angazhoheshin për një shumë kaq të madhe në këtë moment, ndërsa të tjerët treguan me gisht drejt Hungarisë, e cila ka kundërshtuar për një kohë të gjatë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Sipas diplomatëve të BE-së, Budapesti madje ka kërcënuar të vërë veton ndaj çdo teksti të samitit që sfidon përpjekjet e SHBA-së për të negociuar një marrëveshje paqeje me Moskën."Momenti" i Evropës mund të mos përfshijë fare Ukrainën./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë