BOTA

Analiza: A mund të përballet Ukraina me zgjedhje pavarësisht luftës?

E.D Përditësimi i fundit 3 Prill 2025, 08:38

Analiza: A mund të përballet Ukraina me zgjedhje pavarësisht

UKRAINË- Në verë në Ukrainë mund të ketë zgjedhje presidenciale, shkruan gazeta e përjavshme "The Economist". Por ka probleme të pazgjidhura, ndër të tjera sa i përket sigurisë dhe listave të zgjedhësve.

Në korrik në Ukrainë mund të ketë zgjedhje pak pas një shfuqizimi të ligjit të luftës, gjë që Uashingtoni do ta arrijë deri më 20 prill. Këtë e njoftoi së fundi gazeta e përjavshme "The Economist" duke iu referuar burimeve. Sipas këtyre njoftimeve presidenti Volodymyr Zelenskyj, i cili verën e vitit 2019 u zgjodh për pesë vjet, do të kandidojë për një mandat të dytë. Ai "javën e kaluar"  ngarkoi ekipin e tij, që pas fillimit të armëpushimit të organizojnë zgjedhjet.

Ende nuk ka përgatitje për zgjedhje

Në Ukrainë ndërkohë nuk ka përgatitje për zgjedhje, sikurse bëri të qartë në më 31 mars në median ukrainase "Suspilne" Davyd Arachamija, kryetar i grupit parlamentar të partisë në pushtet "Shërbetor të popullit". "Të gjitha partitë dhe grupet parlamentare janë të një mendimi, se zgjedhje mund të ketë gjashtë muaj pas shfuqizimit të ligjit të luftës," tha deputeti.

Në fund të shkurtit parlamenti ukrainas miratoi një deklaratë "për mbështetjen e demokracisë në kushtet e agresionit të Rusisë". Me këtë deklaratë forcohet Zelenskyj dhe hidhet pposhtë akuza e presidentit rus Vladimir Putin, se Zelenskyj nuk është president legjitim. Deklarata siguron, që zgjedhjet presidenciale mund të zhvillohen, "sapo të garantohet një paqe në shkallë të gjerë, e drejtë dhe e qendrueshme".

Si SHBA edhe Rusia në mënyrë të përsëritur kërkojnë zgjedhje në Ukrainë. Madje prresidenti i SHBA-së Donald Trump në shkurt e cilësoi Zelensyjn si "diktator pa zgjedhje". Ndërkohë që në Ukrainë zgjedhjet ndalohen në kohën që është në fuqi ligji i luftës.

Edhe pse shumë ukrainas janë ambjentuar me sulmet e përditshme të artilerisë, eventet e mëdha elektorale, debatet apo takimet ndërmjet kandidatëve dhe zgjedhësve në kushtet aktuale janë mjaft të rrezikshme. Për këtë arsye Kievi në të gjitha bisedimet kërkon garanci sigurie. Nëse armëpushimi vlen përkohësisht në front, duhet të garantohet edhe që qendrat e votimit të mos shndërrohen në objektiva të sulmeve nga ajri dhe sulmeve terroriste. Që një gjë e tillë mund të ndodhë, kjo nuk përjashtohet, thorë Olha Ajvasovska, drejtuese e rrjetit "Opora", që vëzhgon zgjedhjet në Ukrainë.

A mund të regjistrohen të gjithë zgjedhësit?

Në ditën e parë të invazionit rus Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bllokoi aksesin në listat zgjedhore, për të mbrojtur veten dhe të dhënat e zgjedhësve. Në atë kohë ishin të regjistruar rreth 34,7 milionë votues.

Në dhjetor 2023 KQZ rifilloi punën në databazën e vet. Ndërkohë ky komision po merret me aktualizimin e adresave të qendrave të votimit, sepse Ukraina në valën e dekomunizimit dhe derusizimit u ka ndryshuar emrat shumë rrugëve dhe shesheve. Po ashtu janë duke u regjistruar edhe dëmet e luftës. Deri më 2024 vetëm në territorin shtetëror të kontrolluar nga Kievi janë dëmtuar  nga luftimet 7500 qendra votimi.

Në listat e zgjedhësve votuesit janë të regjistruar me adresat e tyre. Me fillimin e invazionit rus më 2024, sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) u katërfishua numri i refugjatëve brenda vendit në mbi 3,6 milionë. Shumë prej tyre nuk janë regjistruar në vendbanimin e ri ose e kanë bërë këtë me vonesë, konstatojnë ekspertët e think-tank të Kievit Qendra Rasumkov. "Problemi është se adresat e zgjedhësve nuk janë as aktuale dhe as të sakta", thuhet në studim.

Krahas refugjatëve brenda vendit janë edhe refugjatët jashtë vendit, sipas të dhënave të IOM deri në fund të vitit 2024 janë llogaritur rreth gjashtë milionë. Për të marrë pjesë në zgjedhje ata duhet të regjistrohen në konsullata. Por shumica nuk e bëjnë këtë, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme në Kiev. Edhe votimi i refugjatëve të regjistruar jashtë vendit do të ishte problematik.

Paqartësitë e armëpushimit dhe reformimi i ligjit elektoral

Kryetari i KQZ-së, Oleh Didenko, i tha gazetës "Ukrajinska Pravda", se përgatitjet për zgjedhje pas fundit të luftës do të kërkojnë kohë më shumë nga sa e parashikon ligji aktual. Procedurat përkatëse duhet të përshtaten me pasojat e luftës.

Në një sondazh të Qendrës Rasumkov konstatohet, se 47 përqind e ukrainasve jashtë vendit duan që të kenë mundësinë të votojnë për qeverinë në vendin e tyre, ndërsa rreth 36 përqind janë kundër. Por me gjasë tek shumë ukrainas jashtë vendit po humbet interesi për jetën politike në atdheun e tyre.

Lidhur me një datë për zgjedhjet me gjasë do të vendosin pjesëmarrësit në bisedimet për paqen. Gjithashtu Ukraina zgjedhjet duhet t'i rakordojë me partnerët e saj, sepse asaj i mungojnë paratë për financimin e tyre. Ka shumë aspekte të armëpushimit të ardhshëm që nuk mund të parashikohen tani e si rrjedhojë as zgjedhjet nuk mund të parashikohen. Ka edhe të tjera sfida, sepse parlamenti duhet ta reformojë tani ligjin elektoral, në mënyrë që ai të jetë konform kushteve, mendojnë ekspertët./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë