BOTA

Analiza: A po bëhen më të fortë uraganët?

I.A Përditësimi i fundit 12 Tetor 2024, 16:26

Analiza: A po bëhen më të fortë uraganët?

SHBA- Autoritetet në Florida njoftuan se uragani Milton ka shkaktuar të paktën 16 viktima dhe se mbi 2 milionë persona vazhdojnë të jenë pa energji elektrike. Shkencëtarët thonë se era tepër e fuqishme dhe reshjet e mëdha të shiut që goditën shtetin u shkaktuan nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

"Nuk kam përjetuar kurrë asgjë të tillë në jetën time. Më dukej sikur isha në një film”.

Crystal Coleman është një prej banoreve të Floridës që po përpiqet të shpëtojë çfarë të mundet pas goditjes nga uragani Milton. Shumë vetë thonë se forca e uraganit ishte shumë e madhe dhe se nuk kishin përjetuar kurrë më parë diçka të ngjashme.

“Ky uragan ishte shumë i fuqishëm”, tregon një tjetër banor.

Tashmë ekspertët ngrenë pyetjen: A po bëhen më të fortë uraganët?

Era tepër e fuqishme dhe reshjet e mëdha të shiut që goditën shtetin u shkaktuan nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Ky është përfudimi i një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë të njohur si “World Weather Attribution”.

Analiza e tyre tregon se ngrohja globale e ka bërë shpejtësinë e erës rreth 10% më të fortë dhe reshjet nga 20% deri 30% më të dendura. Në më pak se 24 orë, Milton u intensifikua nga një stuhi e kategorisë 1 në një stuhi të kategorisë 5. Qendra Kombëtare e Uraganëve e konsideroi Miltonin si uraganin e tretë më të shpejtë të Atlantikut.

“Në të ardhmen do të ketë ujëra më të ngrohta për shkak të ndryshimeve klimatike dhe kjo do të ndikojë në rritjen e numrit të stuhive. Mendojmë se ndryshimi i klimës do të ndikojë në llojet e uraganeve. Ka disa prova që tregojnë se ata do të jenë më të fortë dhe ndoshta do të shkaktojnë më shumë tornado. Dhe sigurisht, reshje më të forta gjithashtu, për shkak të ndryshimeve klimatike. Pra, këto lloj dukurish mund të përkeqësohen në të ardhmen për shkak të ndryshimeve klimatike”, thotë shkencëtarja Hannah Cloke.

Milton është uragani i dytë i kategorisë 5 këtë sezon. Autoritetet thonë se në vetëm pesë vite të tjera që nga 1950-ta është regjistruar më shumë se një uragan i kategorisë 5 në një sezon. Sipas ekspertëve, mes temperaturash jashtëzakonisht të ngrohta të ujërave sipërfaqësore që lagin Floridën dhe Karaibet, mund të pritet një sezon i superngarkuar me stuhi në Atlantik, nga katër deri në shtatë të tilla./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë