BOTA

Analiza: Cila do të jetë strategjia e Trumpit në telefonatën vendimtare me Putinin?

e. d Përditësimi i fundit 18 Mars 2025, 12:22

Analiza: Cila do të jetë strategjia e Trumpit në telefonatën

SHBA- Uashingtoni i zakonshëm shpesh është shqetësuar për ballafaqimet mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, presidentit Vladimir Putin.

Udhëheqësi amerikan ka shfaqur njëfarë lloj afrie me liderin autoritar të Kremlinit, duke i lënë gojëhapur kritikët dhe madje edhe aleatët, shumë prej të cilëve pyesin veten nëse ish-koloneli i KGB-së mund t’i përdorë lajkatimin dhe mënyra e tjera për t’i zgjidhur çështjet sipas dëshirës së tij.

Tani, derisa Trumpi po përgatitet të bisedojë me Putinin përmes një telefonate vendimtare më 18 mars për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, bota po pret të shohë nëse ai do qëndrojë i palëkundur dhe do të kërkojë armëpushim të përkohshëm pakushte, apo do t’i pranojë disa prej kushteve të rusëve.

Për Ukrainën, shumë gjëra janë në teh, përfshirë integritetin e saj territorial.

"Është e rëndësishme që presidenti Trump të qëndrojë i palëkundur dhe të ngulë këmbë në një armëpushim të pastër. Dhe, nëse rusët nuk pranojnë, ai duhet të jetë i gatshëm t’i përmbushë premtimet që ka bërë për ta rritur trysninë ndaj Moskës", tha për Radion Evropa e Lirë John Hardie, zëvendësdrejtor i Programit Rus në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

Më 11 mars, Ukraina e pranoi propozimin e Trumpit për një armëpushim 30-ditor, pa vënë kushte, duke ia kaluar topin Putinit për ndalimin e luftës tashmë trivjeçare.

Në një konferencë për shtyp në Moskë, tre ditë më vonë, lideri rus u përpoq me mirësjellje t'ia kalonte topin përsëri Trumpit, duke i thënë botës se, edhe pse në parim ishte dakord me propozimin e presidentit amerikan, ai dëshironte që disa çështje të adresoheshin para se ta pranonte marrëveshjen.

Putin tha se është i shqetësuar se Ukraina mund të përdorë ndërprerjen e luftimeve për ta mbledhur veten, stërvitur dhe riarmatosur në një kohë kur forcat e tij kanë përparësinë në fushën e betejës.

Ai gjithashtu ngriti dyshime në lidhje me mbikëqyrjen e frontit mbi 1.000 kilometra gjatë armëpushimit dhe kërkoi që "realitetin në terren" të merret parasysh në bisedimet për paqe, që nënkupton kontrollin e Rusisë mbi tokën ukrainase.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se Putini është i interesuar ta përfundojë luftën vetëm sipas kushteve të tij, përfshirë kontrollin e plotë të katër rajoneve ukrainase që Rusia pretendon se i aneksoi në vitin 2022, çarmatimin e Kievit dhe mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Në një konferencë vjetore gjeopolitike në Nju Delhi më 18 mars, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, shprehu besimin e Kievit se mund të "arrijë paqe të qëndrueshme dhe të drejtë" me udhëheqjen e Trump dhe po priste një "po pakushte për armëpushim" nga Rusia.

"Qasja jonë: Tani është koha për diplomaci, për diplomaci të fortë", tha Sybiha.

Trump e ka bërë përfundimin e luftës sa më shpejt prioritet kryesor për administratën e tij. Duke qenë se Moska dhe Kievi ende kanë shumë papajtueshmëri, ka shqetësime se Trump mund të ushtrojë trysni ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të bëjë më shumë lëshime sesa Putini.

Para fillimit të bisedimeve për armëpushim, presidenti amerikan tha se ishte kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe se Kievi do të duhet të heqë dorë nga disa territore - duke bërë lëshime të dukshme ndaj dy kërkesave kryesore të Putinit - megjithëse Trump nuk i ka pranuar ato si parakushte për marrëveshjen e armëpushimit.

Lideri rus beson se po fiton luftën dhe se koha është në anën e tij, prandaj do të përpiqet t’i zvarrisë bisedimet për armëpushim në vend që ta hedhë poshtë menjëherë propozimin, në mënyrë që të mos e irritojë Trumpin, kanë thënë ekspertët.

Megjithatë, Trump ka shprehur optimizëm për bisedën e paralajmëuar me Putinin, duke u thënë gazetarëve më 16 mars se “është bërë shumë punë gjatë fundjavës” për ta arritur një armëpushim.

Trump çoi të dërguarin e tij të posaçëm, Steve Ëitkoff, në Moskë javën e kaluar për t'u takuar me Putinin, për ta përgatitur bisedën me telefon më 18 mars.

Ai tha se do të bisedojë me Putinin si për “territoret” ashtu edhe për “termocentralet”, duke iu referuar ndoshta centralit bërthamor më të madh në Evropë, të cilin Rusia e kontrollon në Ukrainë.

“Mendoj se kemi i diskutuar tashmë shumë nga këto çështje, si nga Ukraina ashtu edhe nga Rusia. Tashmë po flasim për ndarjen e disa aseteve”, tha Trump.

“Mendoj se kemi një shans shumë të mirë” për t’i dhënë fund luftës, shtoi ai.

John Herbst, ish-ambasadori i SHBA-së në Ukrainë (2003-2006) dhe analist në Këshillin Atlantik, tha për REL-in se retorika që vjen nga Kremlini nuk përputhet me tonin optimist të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Herbst, Rusia nuk ka dhënë asnjë shenjë se është e gatshme të bëjë lëshime.

Ian Bremmer, themeluesi i kompanisë së konsulencës për rreziqe politike Eurasia Group, tha në një video të publikuar më 17 mars në X se përpjekja e Trumpit për armëpushim është “hap i rëndësishëm”, duke pasur parasysh vështirësitë e Ukrainës në fushëbetejë.

Rusia ka çarë përpara në lindje të Ukrainës që nga fundi i vitit 2023 - pas kundërofensivës së dështuar të Ukrainës - pavarësisht humbjeve të mëdha në njerëz dhe pajisje. Me përparësinë e saj të konsiderueshme në ushtarë, disa ekspertë ushtarakë thonë se nuk shohin rrugë të qartë për Ukrainën për t’i rimarrë territoret e saj.

“Do të ishim në një pozicion më të mirë sot nëse [ish-presidenti Joe] Biden do të kishte qenë më i gatshëm të ushtronte trysni ndaj Zelenskyt dhe aleatëve evropianë, dhe të tregonte se Amerika e kuptonte që pozita e Ukrainës karshi Rusisë po dobësohej dhe se lufta po çonte vetëm në më shumë shpenzime dhe më shumë jetë të humbura nga të dyja palët”, tha Bremmer.

Duke përdorur terminologjinë e Trumpit, Bremmer tha se presidenti amerikan, me mbështetjen e aleatëve, ka kartat në dorë në këto negociata, por paralajmëroi se Putini di si të luajë mirë edhe me një dorë të dobët.

Hardie ndau të njëjtin shqetësim, duke thënë se Putini do të përpiqet ta përdorë thirrjen “për të formësuar” këndvështrimin e Trumpit për konfliktin përmes dezinformimit. Ai theksoi se Trump javën e kaluar përsëriti pretendimin e ekzagjeruar të Putinit se forcat ukrainase në Kursk ishin rrethuar nga trupat ruse.

Kjo nuk është hera e parë që Trump e përsërit një pikëpamje të Putinit pas bisedave me liderin e Kremlinit.

Në të njëjtën kohë, Trump ka folur gjithashtu me tone të ashpra ndaj Rusisë. Ai ka kërcënuar se do të vendosë tarifa dhe sanksione ndaj Moskës nëse Kremlini nuk pajtohet me armëpushimin. Por ai nuk ka deklaruar publikisht ndonjë afat kohor, duke i dhënë Kremlinit disa mundësi për të negociuar.

Një nga mjetet kryesore në mendjen e tij janë sanksionet ndaj naftës, tha Hardie.

Trump mund ta ulë tavanin e çmimit prej 60 dollarësh të vendosur nga SHBA-ja dhe BE-ja në vitin 2022 për eksportet e naftës ruse që transportohen me anije perëndimore. Presidenti amerikan mund t’i sanksionojë gjithashtu më shumë anije ruse të transportit të naftës. Rusia i përdor të hollat nga eksportimi i naftës për t’i furnizuar ekonominë dhe mbrojtjen, duke përbërë rreth një të tretën e të ardhurave të buxhetit federal.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump e kundërshtoi mbështetjen e Ukrainës ushtarakisht nga SHBA-ja, gjë që mund të kufizojë mundësinë e tij për ta përdorur furnizimin e Ukrainës me armë si trysni nëse Rusia nuk e pranon propozimin për armëpushim.

Megjithatë, Trump mund t’i përdorë 3.8 miliardë dollarët e mbetur nga paketa e ndihmës prej 61 miliardë dollarësh e miratuar vitin e kaluar, për ta mbështetur ushtarakisht Ukrainën, tha Hardie.

Trump ka thënë se do të vendosë sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë nëse Kremlini nuk pajtohet me armëpushimin. Megjithatë, ai nuk ka vendosur ndonjë afat kohor për këtë./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë