BOTA

Analiza e DW: Mund të pasohet nga veprat kërcënimi për "Serbinë e Madhe“?

I.A Përditësimi i fundit 16 Qershor 2024, 12:21

Analiza e DW: Mund të pasohet nga veprat kërcënimi për

SERBI- Më 11 qershor 2024 ndodhi, ajo që udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, e kishte pritur prej vitesh: Në emër të Moskës ambasadori rus në Bosnje dhe Hercegovinë, Igor Kalabuçov, hapi një degë të ambasadës së tij në epiqendrën e Dodikut, në Banja Lukë. Gjatë ceremonisë u prononcua përmes një lidhjeje me video edhe ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov. Kalabuçov në televizionin boshnjak dy herë pati kërcënuar me "skenarin e Ukrainës", në rast se Sarajeva do të vazhdojë të afrohet me NATO-n, këtë ai e pati bërë edhe pas pas invazionit rus në Bosnje dhe Hercegovinë, në Republika Srpskan (RS) e dominuar nga serbët, udhëheqja e së cilës nën presidentin Milorad Dodik plafikon shkëputjen nga shteti i përbashkët boshnjak dhe bashkimin me Republikën e Serbisë. Kjo do të bënte realitet "ëndrrën serbomadhe", pra Serbinëe Madhe të ish-Jugpsllavisë duke u bashkuar në një shtet. Këtë qëllim politik e kishte ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, i cili në vitet 1990 u përpoq ta realizojë atë me mjete ushtarake – ai ishte iniciatori kryesor i katër luftrave në të cilat humbën jetën gati 150.000 vetë dhe mbi katër milionë u bënë refugjatë. Vetëm kur NATO ndërhyri më 1995 në Bosnje dhe më 1999 në Kosovë përmes sulmeve të ashpra nga ajri kundër agresonit serb, forcat serbe u dorëzuan.

Rreth 30 vjet më vonë qeveria serbe nën presidentin Aleksandar Vuqiç dhe e inkurajuar edhe nga politika agresive e Moskës, e ka rianimuar „fantazmën e Serbisë së Madhe" të konsideruar deri vonë si të harruar, duke përdorur tani konceptin "bota serbe" (Srpski svet), sipas modelit të Vladimir Putinit me "bota ruse" (Russki mir). Një sërë ish-mbështetës të Millosheviçit janë përsëri në poste, ndër ta edhe ministri i Brendshëm Ivica Dacic, i cili herë pas here gjermanët i cilëson si "gjenocidal".

Festë e përbashkët serbe

Vuçiq dikur ka qenë ministër i Informacionit dhe anëtar drejtues në partinë radikale serbe të të dënuarit për krime lufte, Vojislav Seselj, forcat paraushtarake të të cilit kanë kryer krime të panumërta lufte në Kroaci dhe në Bosnje. Në korrik 1995 – në ditët e gjenocidit të Srebrenicës – ai kërkoi në parlamentin e Beogradit, që për çdo serb të vrarë në Bosnje të vriteshin 100 myslimanë boshnjakë. Deri më sot presidenti i Serbisë nuk ka kërkuar falje për këto.

Eshtë interesant nga ana tjetër, që kanali rus Telegram sot me influencë si "Rybar", i cili përhap propagandë proruse lufte dhe autori i të cilit Michail Svintçuk ndodhet nën sanksionet e BE-së, në pranverën 2024 hapi "shkolla mediesh" në Serbi dhe në RS.

Më 8 qershor Vuçiq dhe Dodik në Beograd mbajtën një mbledhje të përbashkët të qeverive të Serbisë dhe të Republika Srpska nën moton "një popull, një mbledhje: Serbia dhe Srpska" - me Srpska nënkuptohet RS. Në këtë "asamble panserbe" Dodik erdhi direkt nga Moska, ku ai pritet vazhdimisht përzemërsisht nga presidenti Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Sergej Lavrov. Në një mesazh përshëndetjeje Lavrov tha: "Bashkë me popujt e tjerë liridashës ne do të ndërtojmë një rend të ri botëror." Vuçiq më parë pati thënë, se populli serb është i bashkuar dhe ndahet vetëm prej lumit Drina. Asambleja vendosi, që në të ardhmen të kremtohet bashkarisht festa kombëtare serbe më 15 shkurt në Serbi dhe në RS.

Në Perëndim duket se të paktën qeveria gjermane e ka kuptuar seriozitetin e gjendjes, sepse zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, asamblenë e Beogradit e komentoi si "thënë në mënyrë të moderuar, shumë shqetësuese dhe të dëmshme për Bosnjen dhe Hercegovinën, për Serbinë dhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor".

Të tilla fjalë kaq të qarta ndërkohë nuk janë të vetëkuptueshme në Perëndim, sepse shumë politikanë në BE e madje edhe disa në qeverinë e SHBA-së tek Vuçiqi shohin një "garantues stabiliteti", pikërisht, ashtu sikurse e shihte Perëndimi asokohe deri më 1999 ish-shefin e Vuçiqit, Millosheviçin si "spirancë stabiliteti" në Ballkanin Perëndimor. Vështirë të kuptohet kjo megjithatë në sfondin e faktit, se përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt, detyra e të cilit është mbrojtja e Bosnjes dhe mbrojtja e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, në përgjithësi është mjaft i tërhequr.

Pasivitet i përfaqësuesit të lartë

Gjykata Kushtetuese boshnjake më 9 janar, e shpalli si antiligjore ditën e themelimit të Republika Srpska në vitin 1992, - duke e ndaluar ditën secesioniste të festës dhe paradën e paraushtarakëve. Megjithatë kjo festë krremtohet dhe as që perceptohet nga përfaqësuesi i lartë Schmidt, organizata të tjera dhe zyra e përfaqësuesit të lartë. Kjo pavarësisht faktit që udhëheqja boshnjako-serbe në këtë ditë bën sikur, RS të ishte një shtet më vete, ashtu si edhe krahinat separatiste ukrainase Luhansk dhe Donezk bashkimi i të cilave me Federatën Ruse në shtator 2023 nuk është njohur në nivel ndërkombëtar. Schmidt rezervohet të kritikojë edhe Vuçiqin apo qeverinë e tij, pa të cilat Dodik nuk do të kishte kaq shumë pushtet.

Ky pasivitet i Schmidtit i shkon mjaft për shtat palës nacionaliste serbe. Edhe gjatë një vizite së fundi tek presidenti francez Emmanuel Macron Vuçiq tematizoi çështjen e mbylljes së funksionit të përfaqesuesit të lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën. Por pavarësisht dobësisë së Schmidt-it, posti i tij është "linja e fundit mbrojtëse" e shtetit të Bosnjes dhe Hercegovinës.

Eshtë e paqartë, nëse Perëndimi dhe Schmidt po bëhen më të ndërgjegjshëm për konfikltin kërcënues në Bosnje, e nëse ato ndërgjegjësohen, më në fund duhet të veprojnë. Po ashtu është e paqartë, nëse SHBA vërtetë sikurse kanë deklaruar, do ta mbrojnë Bosnjen si shtet, në rast se në të ardhmen president do të jetë Donald Trump. Një gjë është e sigurtë: Nëse Beogradi dhe Banja Luka shpallin bashkimin mes tyre me bekimin e Moskës, atëherë do të jetë shumë vonë.

Sa cilët janë garantuesit e stabilitetit në Europën Juglindore, kjo mund të lexohet ndonjëherë në disa shembuj në dukje të vegjël, por me shumë domethënie. Si p.sh një gjest në Moskë i zëvendëskryeministrit Vulin, që edhe në kohën e Millosheviçit ka qenë funksionar shteti me influencë dhe vitet e fundit edhe shef i shërbimit sekret e ministër i mbrojtjes. Më 11 qershor Vulin në Kremlin u përkul me nderim përpara bustit të vrasësit masiv Josef Stalin duke vendosur lule në varrin e tij.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë