
Pavarësisht se refuzuan të bashkohen drejtpërdrejt në sulmet kundër Iranit, udhëheqësit evropianë i janë përgjigjur përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme duke dërguar anije luftarake, avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur bazat dhe aleatët në rajon. Megjithatë, kjo shfaqje force – një nga mobilizimet më të mëdha ushtarake të Evropës në vitet e fundit – ka nxjerrë në pah edhe kufijtë e aftësive mbrojtëse të kontinentit, sipas zyrtarëve dhe analistëve.
Mobilizimi konsiderohet testi i parë i madh i kapaciteteve ushtarake evropiane që kur presidenti amerikan Donald Tramp u bëri presion aleatëve evropianë të rrisnin shpenzimet për mbrojtjen, numrin e trupave dhe përgjegjësitë për sigurinë e tyre. Ekspertët thonë se përgjigjja aktuale tregon se riarmatimi dhe rekrutimi në Evropë janë ende në fazat e hershme, pas dekadash mbështetjeje në fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Vendosjet e fundit kanë vështirësuar gjithashtu mbajtjen e forcave të mobilizuara në fronte të tjera, si në Detin Baltik, ku vendet evropiane kishin planifikuar një demonstrim force kundër Rusisë. Për më tepër, dërgimi i materialeve dhe municioneve për aleatët arabë në Gjirin Persik po dëmton aftësinë e Evropës për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër Moskës. “Ne jemi shumë të brishtë në aspektin e luftës”, tha në një intervistë senatori italian Karlo Kalenda, duke paralajmëruar se kjo mund të krijojë probleme edhe për mbrojtjen e vetë vendeve evropiane.
Franca dhe Britania përballen me kufizime
Franca ka vendosur më shumë se gjysmën e flotës së saj luftarake në Mesdhe dhe Gjirin Persik, përfshirë edhe aeroplanmbajtësen e saj bërthamore. Kjo lëvizje detyroi Parisin të reduktojë operacionet në zona të tjera. Ndërkohë, Britania u përball me probleme administrative që vonuan me një javë vendosjen e një shkatërruesi në Qipro. Kryeministri Kir Starmer kishte premtuar dërgimin e anijes pas një sulmi me dron iranian ndaj një baze ajrore britanike në ishull.
Londra gjithashtu dërgoi katër avionë luftarakë të pajisur me raketa, katër helikopterë dhe sisteme kundër dronëve për të mbrojtur bazat në shtetet e Gjirit, si dhe lejoi bombardues amerikanë të kryenin sulme mbrojtëse nga bazat britanike. Megjithatë, një analizë e Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara vlerësoi se kontributi britanik në mbrojtjen ajrore të rajonit ishte relativisht i kufizuar krahasuar me përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit.
Italia nën presion
Italia ka dërguar një fregatë për të mbrojtur Qipron dhe ka vendosur të furnizojë aleatët arabë me raketa Stinger, artileri kundër dronëve dhe sisteme të tjera mbrojtëse. Ministri italian i Mbrojtjes Guido Kroseto u kërkoi kompanive të industrisë ushtarake të mobilizojnë të gjitha burimet për të mbështetur vendet e Gjirit.
Por ky vendim ka reduktuar në mënyrë të ndjeshme arsenalin e Italisë. Sipas senatorit Karlo Kalenda, një nga tre sistemet operative të mbrojtjes ajrore SAMP/T të vendit është zhvendosur nga rajoni i Baltikut drejt Lindjes së Mesme, duke lënë vetëm një bateri në territorin italian. “Kapacitetet tona janë shumë të ulëta për momentin”, tha ai, duke theksuar se prodhimi i raketave interceptuese është i kufizuar.
Pasoja për Ukrainën
Lufta në Lindjen e Mesme po krijon gjithashtu presion mbi furnizimet globale me raketa interceptuese që përdoren për të rrëzuar dronë dhe raketa. Zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësim se furnizimet për aleatët e Gjirit mund të reduktojnë rezervat për Ukrainën.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Kievi ka dërguar një ekip ekspertësh të dronëve dhe ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov në vendet e Gjirit për të ndihmuar në kundërshtimin e dronëve iranianë, duke përdorur përvojën e fituar nga lufta kundër Rusisë. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslav Sikorski deklaroi se vendi i tij nuk do të kontribuojë në përforcimet ushtarake evropiane në Lindjen e Mesme. “Aktualisht kemi një luftë në kufijtë tanë”, theksoi ai. Analistët paralajmërojnë se mobilizimi aktual po tregon qartë boshllëqet në kapacitetet ushtarake të Evropës, të cilat sipas tyre, kanë mbetur të paadresuara për shumë vite.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
16 Mars13:38
Si fluturojnë aeroplanët e pasagjerëve gjatë një lufte
Gjatë dy javëve të fundit, ndërsa dronët dhe raketat kanë fluturuar në qiellin mbi Iranin dhe Gjirin Persik, kontrollor&eum...
BOTA
16 Mars13:35
Trump kërkoi mbështetjen nga NATO, Gjermania dhe Britania i thonë “jo” vendosjes së Aleancës në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar që NATO duhet të përfshihet në ruajtjen e Ngushticës së Hormuzit , por Bri...
BOTA
16 Mars13:03
Sarkozi sërish në gjykatë/ Nis apeli i ish-presidentit francez kundër dënimit të tij për konspiracion
Ish-presidenti i France, Nicolas Sarkozy, pritet të paraqitet sot në gjykatë për të apeluar dënimin e tij për konspiracion ...
BOTA
16 Mars12:48
Mbytet anija pranë Lampedusës në Itali, shpëtohen 64 emigrantë, një djalë 2-vjeçar i zhdukur
Një varkë që transportonte emigrantë dhe refugjatë u përmbys dhe u fundos të dielën në një distancë t&e...
BOTA
16 Mars11:39
Si njësia detare ‘911’ e Trump mund të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit?
SHBA-të kanë urdhëruar që një “forcë 911” prej 2,500 marinsash të ridislokohet nga Japonia në Lindjen e Me...
BOTA
16 Mars11:34
Ushtria izraelite: Shkatërruam avionin e përdorur nga Ali Khamenei dhe udhëheqja e lartë iraniane
Ushtria izraelite ka njoftuar se gjatë natës ka shkatërruar një avion në aeroportin Mehrabad të Teheranit, i cili sipas saj p&eu...
BOTA
16 Mars11:27
Wall Street Journal: SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anijesh në Hormuz
Shtetet e Bashkuara janë afër prezantimit të një koalicioni për t’i shoqëruar anijet nëpër Ngushticën e Hor...
BOTA
16 Mars11:09
Qyteti që u zhduk pa gjurmë/ Arkeologët zbulojnë misterin e fshehur në pyll
Arkeologët kanë zbuluar një qytet mesjetar të humbur të fshehur në një pyll të largët — dhe prova të r...
BOTA
16 Mars10:40
Prekëse/ Vogëlushja shtyn babain në karrocë dhe falenderon makinat që ndalojnë
Një video prekëse nga Kina që po qarkullon në rrjetet sociale ka emocionuar mijëra njerëz. Në pamje shihet një vog&eum...
BOTA
16 Mars10:27
Nga ndalimi i alkoolit te mbyllja e plazheve/ Destinacionet turistike marrin masa drastike për turistët
Disa nga destinacionet më të njohura për pushimet e pranverës po vendosin rregulla më të rrepta përpara sezonit të nga...