BOTA

Analiza e REL: Çfarë është dhe ku operon Wagneri?

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Qershor 2023, 20:00
Analiza e REL: Çfarë është dhe ku operon Wagneri?

Për vite i mbajtur sekret, më pas i përcjellë nga nami i keq dhe i përmendur për 48 orë për pretendime për rebelim në Rusi e më pas tërheqje trupash, vëmendja për grupin mercenar rus, Wagner, dhe synimet e liderit të tij, Yevgeny Prigozhin, sa shkon e rritet.

Kush është grupi Wagner dhe kush lufton për të?

Grupi Wagner – i njohur zyrtarisht si PMC Wagner - është ushtri private. Ajo është identifikuar për herë të parë më 2014, kur ka qenë duke i mbështetur forcat separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës. Atë kohë, grupi ka qenë sekret, dhe ka vepruar kryesisht në Afrikë dhe Lindje të Mesme, dhe besohet se atëbotë i ka pasur vetëm 5.000 luftëtarë – kryesisht veteranë të regjimenteve elitare të Rusisë dhe forcave speciale. Që atëherë, grupi është rritur në mënyrë të konsiderueshme.

“Wagner ka shumë mundësi që tani komandon 50.000 luftëtarë në Ukrainë dhe është bërë faktor i rëndësishëm në luftë”, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes, në janar të këtij viti. Ajo ka thënë se organizata ka nisur të rekrutojë numër të madh trupash më 2022, sepse Rusia ka pasur probleme në rekrutim të njerëzve për ushtri të rregullt.

Si i rekruton Wagner luftëtarët në burgjet e Siberisë?

Këshilli për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se rreth 80 për qind e trupave të Wagnerit në Ukrainë janë nxjerrë prej burgjeve. Ndonëse forcat mercenare konsiderohen ilegale në Rusi, grupi Wagner e ka regjistruar kompaninë më 2022 dhe e ka hapur selinë e re në Shën Petersburg.

“Grupi është duke rekrutuar në mënyrë aktive në qytetet ruse dhe është duke u konsideruar nga mediat ruse si organizatë patriotike”, ka thënë Samuel Ramani, nga Instituti Royal United Services.

Çfarë bën grupi Wagner në Ukrainë?

Wagner lufton përkrah ushtrisë së rregullt ruse në luftën kundër Ukrainës. Grupi ka qenë shumë i përfshirë në kapjen e qytetit Bahmut, që gjendet në lindje të Ukrainës. Trupat ukrainase kanë thënë se numër i madh luftëtarësh janë dërguar për të luftuar në ambiente të hapura dhe për pasojë janë vrarë shumë prej tyre.

Në fillim të luftës, Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e ka përmendur që grupi Wagner ka qenë i përfshirë në luftime. Megjithatë, ajo më vonë i ka lavdëruar mercenarët e grupit për rolin “inkurajues”.

Në një hetim të transmetuesit britanik BBC përmendet që në grup ka qenë i përfshirë ish-zyrtari i ushtrisë ruse, Dmitri Utkin. Si veteran i luftërave të Rusisë në Çeçeni, ai besohet të ketë qenë komandanti i parë i Wagnerit në terren dhe ai besohet se e ka emëruar grupin sipas nofkës që ka pasur nëpër radiolidhje. Udhëheqës aktual i grupit është Yevgeny Prigozhin, biznesmen i pasur që njihet me nofkën “kuzhinieri i Puitinit”, sepse kompania e tij ka përgatitur ushqime për Kremlinin.

Kush është Yevgeny Prigozhin?

“Operacioni i parë i Wagnerit ka qenë ofrimi i ndihmës për Rusinë, që ta aneksojë Krimenë më 2014”, ka thënë Tracey German, profesoreshë për konflikte dhe siguri në Kolegjin King të Londrës. Në javët para sulmit të Rusisë në Ukrainë, besohet se Wagneri ka kryer sulme të rreme për t’i dhënë arsye Kremlinit që ta nisë luftën.

Ku është aktiv Wagneri përveç Ukrainës?

Prej vitit 2015, mercenarët e Wagnerit kanë qenë në Siri, duke luftuar afër forcave pro-demokratike, si dhe i kanë ruajtur fushat e naftës. Mercenarë të Wagnerit ka edhe në Libi, të cilët i mbështesin forcat e gjeneralit Khalifa Haftar.

Republika e Afrikës Qendrore e ka ftuar grupin Wagner që t’i ruajë fushat e diamanteve, dhe besohet se grupi i ruan edhe minierat e arit në Sudan. Qeveria në Mali, në Afrikën Perëndimore, është duke e përdorur grupin Wagner kundër grupeve militante islamiste. Prigozhini besohet se fiton para nga këto operacione të Wagnerit.

Thesari amerikan ka thënë se ai e përdor prezencën e tij për t’i pasuruar minierat, të cilat i zotëron.

Të gjitha këto entitete të tij janë të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara.

Përplasja e qëndrimeve mes Wagnerit dhe komandantëve ushtarakë rusë

Në muajt e fundit, Prigozhin e ka akuzuar vazhdimisht ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe udhëheqësin e ushtrisë në Ukrainë, Valery Gerasimov, për mungesë kompetence dhe mosfurnizim të qëllimshëm të njësiteve të Wagnerit teksa luftojnë në Ukrainë. Ministria ruse e Mbrojtjes e ka lëshuar një urdhër për kompanitë si Wagner që të nënshkruajnë kontrata për t’u përfshirë edhe zyrtarisht në ushtrinë e rregullt të Rusisë, deri në fund të qershorit.

Wagner nuk është përmendur në njoftim, mirëpo ky vendim është parë si tentim i qeverisë për të ushtruar më shumë kontroll mbi të.

Prigozhini i ka lëshuar një varg deklaratash duke thënë se forcat e tij do t’i bojkotojnë kontratat. Përplasja ka kulmuar më 23 qershor kur Prigozhini i ka akuzuar zyrtarë të lartë rusë se i kanë bombarduar forcat e Wagnerit në Ukrainë, dhe sulmet kanë rezultuar me shumë të vdekur. Ai nuk ka dhënë hollësi, mirëpo një ditë më vonë, trupat e tij janë nisur në Rusi dhe e kanë fituar kontrollin e selisë së ushtrisë ruse për rajonin jugor në qytetin Rostov mbi Don.

Rebelimi i Prigozhinit: Banorët e Rostovit rrëfejnë përjetimet

Në një pikë, trupat e Wagnerit është thënë se i janë afruar Moskës, pa u përballur me rezistencë. Teksa situata rrezikonte të përshkallëzohej, Prigozhin i ka tërhequr trupat dhe ka thënë se ka arritur marrëveshje – të ndërmjetësuar nga lideri bjellorus, Alexander Lukashenka - për t’u larguar nga Rusia. Marrëveshja, të cilën më vonë e ka konfirmuar Kremlini, përfshin zotimin për të mos ndjekur penalisht Prigozhinin dhe pjesëtarët e Wagnerit, në atë që Moska e ka quajtur rebelim.

Çfarë krime dyshohet të ketë kryer Wagneri?

Në janar, një ish-komandant ka kërkuar azil në Norvegji pasi ka dezertuar nga grupi mercenar. Ai pretendon se ka qenë dëshmitar i krimeve të luftës në Ukrainë. Tre mercenarë të Wagnerit hetohen nga prokurorët ukrainas, pasi dyshohet të kenë vrarë dhe torturuar civilë afër Kievit në prill të vitit 2022, bashkë me trupat e rregullt rus.

Inteligjenca gjermane ka thënë se mercenarët e Wagnerit mund të kenë masakruar edhe civilët në Buça, në mars të vitit 2022. Kombet e Bashkuara dhe Qeveria franceze i kanë akuzuar pjesëtarët e Wagnerit për kryerje të dhunimeve dhe vjedhjeve të civilëve në Republikën e Afrikës Qendrore.

Më 2020, ushtria e Shteteve të Bashkuara i ka akuzuar mercenarët e Wagnerit se kanë vendosur mina tokësore dhe pajisje tjera shpërthyese në si dhe rreth kryeqytetit të Libisë, Tripoli./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë