BOTA

Analiza e REL: Çfarë po ndodh me USAID-in?

n.f Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2025, 16:05

Analiza e REL: Çfarë po ndodh me USAID-in?

SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, duket se po mbyll agjencinë kryesore të Uashingtonit për ndihmë ndërkombëtare, në kuadër të një morie masash për shkurtime të shpenzimeve qeveritare. Organizatat humanitare ndërkombëtare kanë paralajmëruar se një vendim i tillë mund të ketë pasoja katastrofike.

Në krye të nismës për mbylljen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është Elon Musk, i emëruari i Trumpit për ulje të shpenzimeve qeveritare. Musk pretendon se administrata mund t’i ulë shpenzimet për 1 trilion dollarë, dhe gjithë lëvizjen e tij e përshkruan si betejë kundër korrupsionit.

Punëtorët e USAID-it kanë pranuar një njoftim se selia e agjencisë në Uashington do të jetë e mbyllur për personelin, më 3 shkurt, “me vendim të udhëheqjes së agjencisë”, kanë raportuar mediat amerikane, si CNN dhe Associated Press, duke cituar disa burime të veta. Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Ambasadën amerikane në Prishtinë për të kuptuar nëse një kërkesë e njëjtë i është bërë edhe stafit të USAID-it në Prishtinë, por nuk ka marrë përgjigjje deri në publikimin e tekstit.

Uebfaqja kryesore e USAID-it, agjenci që sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ofron më shumë se 40 për qind të të gjithë ndihmës humanitare në botë, ka qenë jashtë funksionit, ndërsa vetë Trump ka pretenduar se agjencia është “udhëhequr prej një grupi të çmendurish radikalë”.

“Jemi duke i larguar ata dhe do të marrim një vendim”, për të ardhmen e USAID-it, u ka thënë ai gazetarëve, më 2 shkurt.

Komentet e Trumpit pasojnë raportimet e mediave, si CNN dhe Reuters, se dy zyrtarë të lartë të sigurisë së USAID-it janë pushuar përkohësisht nga puna, pasi kanë tentuar t’i parandalojnë përfaqësuesit e Departamentit për Efikasitet Qeveritar (DOGE) që të kenë qasje në sistemet kompjuterike të agjencisë.

DOGE është organizatë e themeluar nga Trumpi dhe e udhëhequr nga Musku. Vetë Musk e ka përshkruar USAID-in si "organizatë kriminale”, dhe ka thënë se është “koha që ajo të shuhet”, ndonëse agjencia menaxhon dhjetëra miliarda dollarë që miraton Kongresi amerikan si ndihmë jashtë kufijve të SHBA-së.

Një grup i demokratëve në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë i ka dërguar më 2 shkurt një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me veprimet e administratës Trump, e cila është duke shënjuar një agjenci që, sipas tyre, është themeluar “për të garantuar që mund të dërgojmë ekspertizë zhvillimore dhe ndihmë përtej kufijve shpejt, sidomos në periudha krizash, për t’i arritur synimet tona për siguri kombëtare”.

Departamenti amerikan i Shtetit, nën udhëheqjen e Rubios, ka marrë vendim, më 24 janar, për t'i ngrirë frondet e reja për pothuajse të gjitha programet për asistencë të huaj, në kuadër të zotimeve të Trumpit për të pasur çdo program në linjë me politikën e tij të jashtme.

Rubio, pasi ka marrë detyrën, muajin e kaluar, ka thënë se "çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë, dhe çdo politikë që ndjekim, duhet të justufikohet me përgjigje ndaj tri pyetjeve të thjeshta: A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të begatë?".

Në urdhrin ekzekutiv të Trumpit është bërë thirrje për pauzë 90-ditore në gjithë ndihmën, me qëllim të vlerësimit të efikasitetit dhe “konsistencës që ka ndihma me politikën e jashtme amerikane”. Urdhri, megjithatë, i mundëson Rubios që të bëjë përjashtime të vogla për “programe specifike”. Grupet humanitare dhe organizatat joqeveritare në gjithë botën kanë ngritur shqetësime për fatin e USAID-it, pas urdhrit ekzekutiv të Trumpit.

USAID-i është i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.

Përgjatë 25 vjetëve, USAID-i ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Në gusht të vitit 2024, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati nënshkruar një grant me USAID-in, i cili ofron ndihmë shtesë për institucionet e Kosovës në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Granti ishte pjesë e marrëveshjes së arritur më parë në vlerë prej rreth 146 milionë dollarësh, që synon ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, rritjen e përgjegjësisë së institucioneve dhe menaxhimin më efikas.

Deri para ngrirjes së fondeve, USAID-i në Kosovë ka qenë duke financuar një mori aktivitetesh. Aty përfshihen: Kreshnik Shehu, një përpunues i drurit në Kosovë, i ka thënë ditë më parë Radios Evropa e Lirë se ndihma e SHBA-së ka luajtur rol të rëndësishëm në rritjen e eksporteve të kësaj lënde. Kompania e Shehut, ashtu si edhe sektori i drurit në përgjithësi në Kosovë, kanë përfituar nga financimet e USAID-it.

“Në vitin 2014, eksportet në sektorin tonë ishin 2.5 milionë euro”, ka thënë Shehu për Radion Evropa e Lirë.

“Sot, ato janë më shumë se 150 milionë euro. Kjo tregon se gjatë dhjetë vjetëve të fundit, kontributi i USAID-it ka qenë shumë i madh. Ai ka qenë një faktor vendimtar në rritjen e këtij sektori”, ka shtuar Shehu.

“Nëse ajo ndihmë nuk do të ekzistonte, do të kishim mbetur shumë vite prapa”, ka thënë Shehu, kompania e të cilit e ka selinë në qytetin e Drenasit.

“Ne ende kemi nevojë për të, sepse ende nuk jemi rritur sa duhet për të përballuar konkurrencën e pabesueshme në tregun ndërkombëtar”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, pati thënë po ashtu se USAID-i ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shtetit të Kosovës.

“USAID-i vazhdon të ndihmojë shoqata dhe biznese të shumta, përfshirë ndërmarrje të udhëhequra nga gratë, kompani të teknologjisë informative dhe biznese të orientuara nga eksporti”, ka thënë Rafuna për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, USAID-i ka ndihmuar edhe në uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ka qenë i rëndësishëm në ofrimin e ndihmës për gjetjen e zgjidhjeve për mosmarrëveshjet tregtare, që përfshinin eksportet dhe importet në tregjet serbe dhe rajonale. Pra, përveç nxitjes së zhvillimit ekonomik, USAID-i ka luajtur një rol jetik në uljen e tensioneve mes dy vendeve”.

Ndikimi nga Ukraina deri në Afganistan

Pauza në fondet për Afganistanin “do të ishte katastrofike për më shumë se 22 milionë afganë që kanë nevojë për ndihmë”, ka thënë Jan Egeland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Norvegjez për Refugjatët, në disa përgjigje për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë.

Prej kur Rusia e ka nisur luftën e plotë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, USAID-i i ka ofruar Ukrainës ndihmë në vlerë në milliarda dollarëve, asistencë për zhvillim dhe mbështetje buxhetore. Trump e ka kritikuar sasinë e ndihmës së ofruar – përfshirë milliarda dollarë ndijmë ushtarakë – të cilën e ka miratuar Bideni për Ukrainën.

Svitlana Musiak, hulumtuese në Komisionin e Pavarur kundër Korrupsionit, organizatë joqeveritare me bazë në Kiev, ka thënë për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë se pezullimi i fondeve të USAID-it për Ukrainën mund të ndikojë negativisht në programet që prekin shoqërinë civile dhe të sinjalizojë “mbështetje të zvogëluar amerikane për reformat demokratike dhe stabilitetin ekonomik të shtetit”.

Disa përfaqësues të shoqërisë civile ukrainase kanë thënë se mbështesin një auditim të fondeve që ndan USAID-i në këtë shtet. Olena Trehub, udhëheqëse e Komisionit të Pavarur kundër Korrupsionit, dhe anëtare e Këshillit kundër Korrupsionit, që funksionon në kundër të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, ka thënë më 2 shkurt në Facebook se, ajo e ka thënë gjithmonë zëshëm se USAID-i ka nevojë të reformohet, duke thënë se ka qenë dëshmitare e ndarjes së fondeve të mëdha qeveritare përmes kësaj agjencie, por që "rezultatet kanë lënë për të dëshiruar".

Megjithatë, ajo ka përmendur se USAID-i ka mbështetur reformat të rëndësishme, shoqërinë civile, dhe projektet humanitare e infrastrukturore, që kanë pasur ndikim të madh në zhvillimin e Ukrainës.

Duke folur për kanalin CBS News, më 2 shkurt, kongresisti republikan, Brian Mast nga Florida, ka thënë se është duke punuar me Rubion “për t’u siguruar që ekziston komanda dhe kontrolli i duhur” në agjencitë sikurse USAID-i.

Mast, udhëheqës i Komitetit për Punë të Jashtme, i Dhomës së Përfaqësuesve, ka thënë se do të mbështeste “shuarjen e USAID-it si departament i ndarë” dhe përfshirjen e tij në “departamente tjera” të Departamentit amerikan të Shtetit.

Dy demokratë të Senatit amerikan, kanë thënë në letrën e dërguar më 2 shkurt te Rubio se “secila përpjekje për të shkrirë apo përfshirë USAID-in brenda Departamentit të Shtetit, duhet të bëhet me ligj, dhe duhet të rishikohet, diskutohet dhe miratohet nga Kongresi”.

“Kongresi e ka bërë të qartë që secila përpjekje për të riorganizuar apo ridizajnuar USAID-in kërkon konsultim paraprak dhe njoftim të Kongresit”, kanë thënë ata mes tjerash në letër./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë