BOTA

Analiza e VOA: A përbëjnë tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit një kërcënim bërthamor?

n.f Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 17:04
Analiza e VOA: A përbëjnë tensionet në rritje midis Izraelit
Foto ilustruese

IZRAEL- Kërcënimi i Izraelit për t'u hakmarrë ndaj sulmit me raketa të Iranit më 1 tetor po ngre shqetësimet për një konfrontim bërthamor në rajon. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Heather Murdock analistët nuk besojnë se Izraeli dhe Irani shohin ndonjë përfitim në përdorimin e armëve bërthamore, duke marrë parasysh pasojat katastrofike të një sulmi të tillë. Sidoqoftë, një sulm izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit, sipas ekspertëve, do të nxiste republikën islamike të prodhonte armët e saj bërthamore.

Izraeli nuk e ka hedhur poshtë asnjëherë se ka armë bërthamore. Analistët thonë se Irani nuk i ka ende ato, megjithatë republika islamike e ka ekspertizën dhe burimet për të prodhuar armë bërthamore.

Izraeli është në konflikt jo të drejtpërdrejtë me Iranin, por është në luftë me grupet që mbështeten nga Teheranit. Megjithatë, Izraeli ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet ndaj qindra raketave që Irani lëshoi drejt shtetit hebre më 1 tetor, duke premtuar se sulmi do të jetë “vdekjeprurës, i saktë dhe i befasishëm”.

Irani është zotuar t’i përgjigjet sulmit të paralajmëruar nga Izraeli.

“Ky konflikt përfundimisht nxjerr në sipërfaqe problemin më të madh të sigurisë së Izraelit, armiqësinë e vazhdueshme me Iranin dhe mbështetjen e Teheranit për grupet e ‘Boshtit të Rezistencës’, që janë aktive në kufijtë e Izraelit”, thotë Sanam Vakil nga instituti britanik ‘Chatham House’.

Termi “Boshti i Rezistencës” i referohet grupeve ushtarake të mbështetura nga Irani që kanë bërë thirrje për shkatërrimin e Izraelit. Ai përfshin grupin Hezbollah në Liban, ku më shumë se 2,300 njerëz janë vrarë dhe 1.2 milionë janë zhvendosur nga sulmet izraelite në javët e fundit. Në të përfshihet edhe grupi i Hamasit në Gazë.

Konflikti filloi kur Hamasi vrau 1200 njerëz dhe rrëmbeu qindra të tjerë brenda Izraelit, në një sulm të befasishëm më 7 tetor të vitit të kaluar. Që atëherë, ministria e shëndetësisë së Gazës thotë se më shumë se 42,000 njerëz janë vrarë dhe pothuajse e gjithë popullata civile e Gazës është larguar nga shtëpitë e tyre.

Ekspertët, megjithatë, thonë se kjo nuk nënkupton se konflikti do të çojë në një luftë bërthamore.

“Nuk pres që Izraeli apo Irani të shohin ndonjë përfitim në përdorimin e armëve bërthamore për shkak të pasojave katastrofike që do të pasonin. Të dy vendet e kuptojnë se përdorimi i armëve bërthamore do të nxiste një hakmarrje masive, duke çuar potencialisht në shkatërrimin e tyre”, thotë Samuel M. Hickey nga Qendra për Kontrollin e Armëve në Uashington.

Izraeli ka thënë se nuk ka synim të godasë objektet bërthamore, pas shumë spekulimeve nga politikanët dhe analistët se çfarë do të bëjnë forcat izraelite pas sulmit iranian. Analisti Hickey thotë edhe nëse goditen objektet bërthamore iraniane, kjo nuk ka të ngjarë të pengojë Iranin të zhvillojë një bombë të tillë.

“Objektet bërthamore të Iranit mund të bombardohen, por ato do të vazhdojnë punën në vende të tjera. Puna mund të vazhdojë në objekte nën tokë”, thotë zoti Hickey.

Një video e publikuar më parë nga agjencitë e lajmeve besohet se tregon një nga objektet bërthamore të Iranit në Isfahan. Sulmet në ose pranë zonave si kjo mund të shkaktojnë përhapjen e radioaktivitetit në zonat civile. Një sulm i tillë gjithashtu mund të inkurajojë Iranin të ndërtojë armë bërthamore, edhe pse Teherani ka thënë më parë se nuk do ta bënte këtë.

“Veprimet e Izraelit dhe mungesa e angazhimit diplomatik për të nxitur Iranin për të kufizuar programin e tij bërthamor, me kalimin e kohës, mund të çojë në prodhimin e armëve bërthamore nga Irani. Kjo, natyrisht, do të ishte katastrofike për rajonin”, thotë Sanam Vakil nga organizata ‘Chatham House’ me bazë në Londër.

Sa kohë do t'i duhej Iranit për të ndërtuar armë bërthamore ka qenë objekt i shumë spekulimeve. Analisti Samuel Hickey thotë se koha që do t'i duhej Iranit për të prodhuar materialin e duhur bërthamor për bombën, është rreth një javë. Më pas, prodhimi i bombës, thotë ai, do të bëhej në fshehtësi dhe për këtë do të duheshin të paktën disa muaj./VOA

lufta iran-izrael kercenim berthamor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë