BOTA

Analiza e VOA: Dallimet e Trump-it me republikanët e tjerë për politikën e jashtme

n.f Përditësimi i fundit 9 Gusht 2024, 17:05
Analiza e VOA: Dallimet e Trump-it me republikanët e tjerë për
Trump

SHBA- Republikanët në Kongres mbështesin shumë çështje të ngjashme me ato të kandidatit të tyre për President Donald Trump sa i përket politikës së jashtme. Kjo përfshin mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, ligjvënësit kanë ende dallime të rëndësishme sa i përket politikave ndaj Kinës, tarifat dhe ndihmat për Ukrainën, që mund të vështirësojnë mandatin e dytë të ish Presidentit Trump. Ish-presidenti Donald Trump u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu muajin e kaluar…

“Asnjë president nuk ka bërë atë që kam bërë unë për Izraelin dhe ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë”, tha zoti Trump.

Ish Presidenti Trump e ka kritikuar më parë Kryeministrin Netanyahu për dështimet e sigurisë që ai pretendon se mundësuan sulmin e Hamasit të 7 tetorit. Gjatë administratës së zotit Trump ishte e vështirë të parashikoheshin veprimet e tij në kuadër të politikës së jashtme. Një analist i tha Zërit të Amerikës se platforma e politikës së jashtme të Partisë Republikane për vitin 2024 e pasqyron këtë paparashikueshmëri.

“Nuk ka shumë të dhëna dhe kjo i jep atij përparësinë për të qenë në gjendje të formulojë një politikë në mënyrën që ai e sheh të arsyeshme për momentin, në vend që të bllokohet me politika të përcaktuara qysh në fillim të një mandati”, thotë Chris Turtle nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë.

Kolegët republikanë të zotit Trump thonë se aplikacioni i mediave sociale ‘TikTok’ kontrollohet nga qeveria kineze dhe mund të përdoret për të marrë informacione mbi përdoruesit dhe për të ndikuar në bindjet e tyre politike.

“Unë nuk dua që Partia Komuniste Kineze të marrë të dhënat personale të qytetarëve tanë dhe as të jetë në gjendje të bëj propagandë ndaj publikut amerikan”, thotë Mitt Romney, senator republikan. Por zoti Trump nuk pajtohet më me ndalimin e TikTok-ut.

“Ne do ta shpëtojmë TikTok-un. Ata duan të shkatërrojnë atë. Pra, të gjithë përdoruesit në TikTok, votoni për Trump-in”.

Ish Presidenti gjithashtu ka kritikuar NATO-n, duke pretenduar se vendet anëtare nuk paguajnë aq sa duhet për mbrojtjen e përbashkët. Kandidati i tij për Nënpresident JD Vance, ka qenë edhe më kritik ndaj dërgimit të ndihmave amerikane në Ukrainë.

“Le të mos e ngatërrojmë guximin e trupave ukrainase me faktin se ata kanë udhëheqjen dhe qeverinë më të korruptuar në Evropë dhe ndoshta kudo në botë”, thotë zoti Vance.

Kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëndrimin e udhëheqësit të shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, i cili ka thënë se ndihma për Ukrainën është thelbësore për mbrojtjen e demokracisë në Evropë.

“Nuk është më një çështje e garantuar që Amerika do të përgjigjet me forcë ndaj agresionit apo edhe nëse do të mbështesë aleatët tanë 100%”, thotë zoti McConnell.

Analistët thonë se zotimet e zotit Trump për të rritur tarifat nëse ai fiton zgjedhjet mund të shkaktojnë konfliktin më të madh me ligjvënësit republikanë.

“Kjo tregon ndryshimin e Partisë Republikane që nga viti 2016, sepse republikanët historikisht kanë qenë mbështetës të tregtisë së lirë”, thotë Gordon Grey nga Universiteti ‘George Washington’.

Ish Presidenti Trump është zotuar të vendosë të paktën 60% tarifa për Kinën dhe 10% tarifa për importet nga vendet e tjera nëse ai fiton./VOA

donald trump shba zgjedhjet presidenciale

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë