Foto ilustruese
SIRI- Sundimtari i rrëzuar sirian Bashar al-Assad iku në Moskë pasi u arratis nga Damasku të dielën, ku i është dhënë azil politik. Kremlini ishte një nga mbështetësit kryesorë të Assadit në përpjekjet brutale të qeverisë së tij për të mposhtur rebelët. Disa ditë më parë roli i Moskës në Siri dukej i palëkundur, por tani, sipas ekspertëve, Kremlini do ta ketë të vështirë të rifitojë terrenin e humbur.
Flamuri i opozitës siriane u ngrit të hënën në ambasadën e Sirisë në Moskë, një tregues se Rusia ka humbur një aleat kyç në Lindjen e Mesme dhe se tani duhet të rimendojë strategjinë dhe aleancat e saj në rajon.
Kremlini i dha azil udhëheqësit të rrëzuar sirian dhe familjes së tij dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar këtë çështje. Për Moskën, rënia e Asadit është një goditje e rëndë.
“Ndërhyrja e Moskës në Siri ishte një mënyrë për të treguar se ajo është një fuqi botërore dhe e aftë për të ndikuar jashtë fqinjëve të saj të afërt. Pra, sa i përket ndikimeve gjeopolitike, kjo tregon se Rusia është më pak e fuqishme nga sa do të donte të shihej në pjesën tjetër të botës”, thotë Kate Johnston nga Qendra për një Siguri të Re Amerikane.
Moska është përfshirë në luftën e Sirisë që nga viti 2015 për të mbështetur Assadin, duke investuar burime dhe jetët e ushtarëve rusë, që tani mund të cilësohet si një investim i dështuar. Analistët thonë se janë të tjerët ata që do të përfitojnë nga rënia e Assadit pas luftës civile 13-vjeçare të Sirisë.
“Fituesi i madh këtu është Turqia. Erdogani është shumë i kënaqur, Trumpi ka sugjeruar se do të largojë ushtarët amerikanë nga Siria. Ndikimi i Turqisë në atë vend bëhet më i rëndësishëm. Pra, vlera e Erdoganit dhe Turqisë rritet, ndërsa e Rusisë bie”, thotë Mark Hannah nga Instituti për Çështjet Globale.
Zyrtarët e Kremlinit thanë se janë në kontakt me autoritetet e reja, duke lënë të kuptohet se Moska dëshiron të arrijë një marrëveshje për të ruajtuar praninë e saj në Siri. Por, roli i Moskës në shtypjen e popullit sirian nga Assadi mund të jetë një kujtim i vështirë për t’u harruar.
“Ne pamë Rusinë duke bombarduar spitale, shkolla, duke mbështetur Assadin në bombardimin e popullsisë, duke mbështetur atë kur përdori armë kimike. Kështu që, nuk mendoj se ndonjë qeveri e ardhshme, cilado qoftë përbërja e saj, mund të harrojë papritur mizoritë që Rusia shkaktoi mbi popullsinë civile”, thotë Neil Quilliam nga organizata ‘Chatham House’.
Deri para një muaji për shumë ishte e paimagjinueshme rënia e shpejtë e qeverisë dhe shkatërrimi i një strukture pushteti, duke krijuar një peizazh të ri që tani për tani është i paqartë./VOA
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
10 Dhjetor15:53
Shembet ndërtesa 6-katëshe në qendër të Kajros, humbin jetën 8 persona, plagosen 3 të tjerë
Kajro
KAJRO- Tetë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pasi një ndërtesë gjashtëkatë...
n.f
BOTA
10 Dhjetor15:51
Ambasadorja amerikane paralajmëron sërish zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
Angela Aggeler
MAQEDONI E VERIUT- Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka paralajmëruar për herë të dytë brenda ja...
E.D
BOTA
10 Dhjetor15:50
Policia holandeze arreston tre persona pas shpërthimit që la gjashtë të vdekur në Hagë
HOLANDË- Policia holandeze bën të ditur se ka arrestuar ditën e sotme tre persona për përfshirjen e tyre në shp&...
ZH.LL
BOTA
10 Dhjetor14:33
Rëndohet bilanci nga shpërthimi në Firence, shkon në 5 numri i viktimave
vendngjarja
ITALIA- Numri i viktimave nga shpërthimi në Firence, ka shkuar në 5. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur personn e tre...
ZH.LL
BOTA
10 Dhjetor13:18
Netanyahu del në gjykatë për herë të parë në gjyqin për korrupsion, kryeministri i parë izraelit në detyrë që paraqitet si i pandehur
Netanyahu
IZRAEL- Benjamin Netanyahu është bërë kryeministri i parë izraelit në detyrë që paraqitet në gjykat&...
ZH.LL
BOTA
10 Dhjetor12:58
"Zhvillim shumë shqetësues", i dërguari i OKB-së: Izraeli duhet të ndalojë sulmet në Siri
OKB
SIRI- I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, i ka quajtur sulmet "një zhvillim shumë s...
ZH.LL
BOTA
10 Dhjetor10:01
Pas gjakderdhjes në tru, presidenti brazilian Lula i nënshtrohet një operacioni në tru
Lula
BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva iu nënshtrua një operacioni në Sao Paulo për të hequr një gjakder...
ZH.LL
BOTA
10 Dhjetor09:56
Pas rënies së Assadit, qindra sirianë rreshtohen në pikat kufitare turke për t'u kthyer në vendin e tyre
refugjatet
SIRI- Qindra refugjatë sirianë u mblodhën në dy pika kufitare në Turqinë jugore të hënën, duke prit...
ZH.LL
BOTA
10 Dhjetor09:56
Brenda burgut të "thertores" të Sirisë, familjet e dëshpëruara kërkojnë të dashurit e humbur
burgu
SIRI- Ndërsa sirianët gëzoheshin në të gjithë vendin këtë javë, shumë filluan kërkimin e furis...
ZH.LL
BOTA
10 Dhjetor09:24
Për herë të parë që nga rënia e Asadit, punonjësit e Bankës Qendrore të Sirisë kthehen në punë
banka
SIRI- Miniautobusët u panë duke mbërritur në Bankën Qendrore të Sirisë në Damask të martën, më...