BOTA

Analiza e VOA: Viti 2024, një vit sfidash dhe fitoresh për gazetarët amerikanë!

n.f Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2024, 17:00
Analiza e VOA: Viti 2024, një vit sfidash dhe fitoresh për
Foto ilustruese

SHBA- Viti 2024 shënoi nga një sërë zhvillimesh sfiduese për gazetarët dhe gazetarinë në Shtetet e Bashkuara. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Cristina Caicedo Smit sjell disa prej ngjarjeve më të mëdha të vitit, nga arrestimet e gazetarëve në protesta, tek dënimi me burg i një zyrtari të zgjedhur për vrasjen e një gazetari apo marrëveshja historike për lirimin e gazetarëve amerikanë nga burgjet ruse.

Në fillim të këtij viti një oficer policie i Nju Jorkut shtyu protestuesit dhe gazetarët në një protestë kundër luftës në Gazë në universitetin Kolumbia. Skena kaotike ishte një prej shembujve të asaj që dëshmon se 2024 ishte një vit sfidues për lirinë e shtypit në Shtetet e Bashkuara, siç thonë ekspertët.

“Është vënë re një trefishim i numrit të gazetarëve të arrestuar krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa në 2023-shin u arrestuan 14 gazetarë, këtë vit, numri ishte më shumë se 40”, thotë Kirstin McCudden, përfaqësuese e ‘Gjurmuesit mbi Lirinë e Shtypit në SHBA.

Organiza jopartiake, që dokumenton incidentet që lidhen me gazetarët amerikanë, regjistroi në vitin 2024, 79 sulme ndaj gazetarëve dhe 30 raste të dëmtimit të pajisjeve te tyre. Sipas të dhënave shumica e incidenteve ndodhën gjatë mbulimit të protestave.

Po kështu për herë të parë në historinë e Shteteve te Bashkuara një zyrtar i zgjedhur u dënua për vrasjen e një gazetari. Një gjykatë në Nevada dënoi me 28 vjet burg, ish-administratorin e qarkut, Robert Telles, për vrasjen e Jeff German në vitin 2022. Jeff German që punonte për gazetën ‘Las Vegas Review’ kishte investiguar veprimet e paligjshme të zyrës së Robert Telles.

"Për gazetën tonë ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme lehtësimi", tha Glenn Cook, redaktor i gazetës duke iu referuar dënimit të politikanit.

Më herët çështja gjyqësore kishte çuar në një seancë të Gjykatës së Lartë të Nevada për të parandaluar kontrollimin e pajisjeve të gazetarit. Në një vendim të vitit 2023 gjykata vendosi në favor të gazetës.

"Megjithëse ishte një vendim qe nuk mund te perdoret si precedent, ata i dhanë gazetarit nga Nevada një mbrotje të forte ligjore, që në Shtetet e Bashkuara është si një standardi i artë, një ligj shumë, shumë i forte, që garanton se mbrojtja ligjore vazhdon edhe pas vdekjes së një gazetari", tha zoti Cook.

Por gjatë 2024-ës gazetarët amerikanë u vunë në shënjestër të qeverive armiqësore. Pasi qëndroi disa muaj në një burg në Rusi, Alsu Kurmasheva e cila punon për rrjetin simotër të Zërit të Amerikës, Radio Evropa e Lirë dhe Evan Gershkovich, një gazetar i ‘Wall Street Journal’, u ribashkuan me familjet e tyre, si pjesë e një marrëveshje historike për shkëmbimin e të burgosurve.

Pas lirimit gazetarja Kurmasheva foli mbi mjedisin e zymtë në Rusi.

“Për më shumë se një vit nuk kisha qasje tek lajmet e lira e të pavarura. Që nga vera e vitit 2023, ndjeva se ekziston një ndjenjë e madhe pasigurie në Rusi. Niveli i frikës është më i larti, ndoshta që nga koha e ish-Bashkimit Sovjetik”, tha ajo.

Me lirimin e gazetarëve, Kurmasheva dhe Gershkoviç, vëmendja është kthyer tek Austin Tice, një gazetar profesionist i pavarur, që mbahet në Siri prej më shumë se 12 vitesh.

Që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad-it këtë muaj, familja e gazetarit po i kërkon me ngulm qeverisë amerikane që të gjejë Austin Tice. Ai është aktualisht gazetari i vetëm amerikan që mbahet i burgosur jashtë vendit./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë