BOTA

Analiza: Franca në kërkim të koalicionit

M.B. Përditësimi i fundit 9 Korrik 2024, 10:01

 

Analiza: Franca në kërkim të koalicionit
Foto ilustruese

FRANCA- Asnjë nga tre blloqet politike në Francë nuk mundi të arrijë shifrën magjike prej 289 vendesh në parlament. 289 është shumica absolute në Asamblenë Kombëtare, e cila i duhet një kryeministri për t'i mbijetuar votës së detyrueshme të besimit pasi të emërohet nga Presidenti i Republikës.

E majta "Fronti i Ri Popullor" ("Nouveau Front Populaire", NFP), një aleancë mes ekstremistëve të majtë, socialistëve, komunistëve dhe të Gjelbërve, fitoi 182 vende: Aleanca liberale centriste e Presidentit Emmanuel Macron "Ensemble" humbi vendin e parë. Partia ekstremiste e djathtë "Rassemblement National” (RN) çuditërisht u rendit treta me 143 deputetë, pavarësisht rritjes së madhe të votuesve të saj.

Ekstremistët e djathtë fituan shumë vota, por më pak mandate

Blloqet do të duhet të punojnë së bashku për të formuar një qeveri. Grupet e tjera nuk duan në asnjë mënyrë të bashkohen me RN. Marine Le Pen tha se "batica vazhdon të rritet. Këtë herë nuk ishte mjaft e lartë, por do të rritet. Prandaj suksesi ynë vetëm sa po vonohet."

RN ankohet se  për shkak të sistemit të maxhoritar të votimit në Francë nuk ishte në gjendje të fitonte në 577 zonat elektorale, edhe pse në shifra absolute 10 milionë vetë votuan për këtë parti. Ndërkohë që nga ana tjetër Aleanca e majtë mundi të fitonte më shumë mandate me vetëm 6 milionë vetë që votuan për të.

Koalicioni dhe opsionet e tjera

Meqënese askush nuk do të hyjë në koalicion me RN, si opsion mbetet bashkëpunimi midis Aleancës së Majtëdhe grupit politik të presidentit Macron. Të dy kampet e kanë përjashtuar deri tani një bashkëpunim të tillë. "Por tani ata duhet të mësojnë se si të ndërtojnë koalicione. Kjo ka qenë krejtësisht e pazakontë në Francë deri tani," thotë Celia Belin nga think-tanku "European Council on Foreign Relations" (ECFR). Bisedimet mes grupeve partiake nisën të hënën, por ndoshta për to do të duhen disa javë, thotë Celia Belin.

Në mediat franceze spekulohet se liberali Macron shpreson ta përçajë aleancën e majtë. Më pas ai mund të krijojë një koalicion qeveritar me pjesë të tij, p.sh. me të Gjelbërit, Socialistët apo me Republikanët Demokristianë. Një mundësi do të ishte edhe qeveri e toleruar pakice, nëse ajo do të merrte vetëm disa vota më pak se shumica absolute prej 289. Si opsion përfundimtar mbetet një qeveri teknike, e cila do të punonte me ministra jopartiakë dhe do të tolerohej nga parlamenti. Nëse asnjë nga këto mundësi nuk funksionon, presidenti mund ta shpërndajë përsëri Asamblenë Kombëtare. Por kjo mund të ndodhë vetëm një vit pas zgjedhjeve të fundit, pra në qershor 2025. Kështu e përcakton kushtetuta./ DW

franca

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë