BOTA

Analiza: Izraeli dhe Hezbollahu buzë konfliktit që asnjëra palë s’e dëshiron

M.B. Përditësimi i fundit 25 Gusht 2024, 18:02

Analiza: Izraeli dhe Hezbollahu buzë konfliktit që asnjëra

LINDJE E MESME- Izraeli dhe armiku i tij libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah, ngulin këmbë se nuk janë duke kërkuar luftë të përgjithshme, megjithëse po vazhdojnë të bëjnë hapa drejt një konflikti që thonë se duan ta shmangin me çdo kusht. Hezbollahut, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, i është dashur gati një muaj kohë për ta përmbushur zotimin për hakmarrje kundër Izraelit për vrasjen e komandantit të vet më të lartë, Fuad Shukr.

Por, Izraeli e parashikoi sulmin, pasi më 25 gusht kreu, siç e përshkruan Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), sulme parandaluese kundër raketahedhësve të Hezbollahut, duke e kufizuar shkallën e sulmit të grupit të mbështetur nga Irani. Raz Zimmt, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv, tha se derisa asnjëra palë nuk dëshiron luftë të përgjithshme, secila prej tyre është “shumë e vendosur ta imponojnë vullnetin e vet ndaj njëra-tjetrës”.

Pra, ata po vazhdojnë të rrezikojnë duke e sulmuar njëri-tjetrin, por gabimet dhe llogaritjet e gabuara mund ta shkaktojnë konfliktin që ata duan ta shmangin, paralajmëroi Zimmt.

“Ky i ashtuquajtur konflikt i kufizuar por i vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hezbollahut, është vështirë i menaxhueshëm”, theksoi ai.

IDF-ja thotë se rreth 100 avionë luftarakë morën pjesë në sulmet parandaluese, ndërsa Hezbaollhut pretendon se i ka lëshuar mbi 300 dronë dhe raketa kundër Izraelit. Nëse këto shifra janë të mirëfillta, atëherë ky është shkëmbimi ma i madh i zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut prej luftës së vitit 2006, e cila mbaroi pa ndonjë fitues.

Sikur të mos ishte operacioni parandalues i Izraelit, shkalla e sulmit të Hezbollahut do të kishte qenë shkatërruese, nënvizoi Zimmt. Do ta kishte nxitur një përgjigje të “ashpër” nga Izraeli, shtoi ai. Me gjithë shkëmbimin e madh të zjarrit, sulmet nuk duket të kenë ndikuar në bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve izraelitë nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Zimmt theksoi se, derisa ai “nuk është optimist” për arritjen e një armëpushimi, arritja e marrëveshjes do të ndihmonte në shtensionimin e situatës, edhe pse, shtoi ai, edhe kjo është vetëm spekulim. Lindja e Mesme është në teh tash e disa javë, duke pritur sulm ndaj Izraelit jo vetëm nga Hezbollahu, por edhe nga Irani.

Irani është zotuar se do të hakmerret ndaj Izraelit për një shpërthim në Teheran që e vrau liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Izraeli nuk e ka pranuar e as mohuar vrasjen e tij. Haniyehu u vra pak orë pasi një sulm izraelit në Bejrut e la të vdekur Shukrin, njeriun që shihej si figura e dytë më e fuqishme e Hezbollahut.

Shumë njerëz vlerësuan se Irani do ta sulmonte Izraelin në bashkëpunim me Hezbollahun. Por, grupi libanez, i cili është më shumë partner sesa përfaqësues i Iranit, duket se është ngopur duke e pritur dhe vendosi ta kryejë sulmin i vetëm.

“Është shumë e rëndësishme të theksohet se Hezbollahu nuk i priti iranianët”, tha Zimmt, duke argumentuar se njëra prej arsyeve pse Hezbollahu priti kaq gjatë për t’u hakmarrë ishte se shpresonte se do ta sulmonte Izraelin përkrah Iranit. Megjithatë, grupi libanez me gjasë erdhi në përfundim se Irani nuk do të kryjë sulm të drejtpërdrejtë, së paku jo tani.

“Kjo mund të ketë pak ndikim – mbase jo menjëherë – në lidhjet e Hezbollahut me Iranin”, përfundoi Zimmt./ REL

lindje e mesme

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë