BOTA

ANALIZA/ Mjegulla pengon kërkimet për helikopterin e rrëzuar të presidentit iranian

I.A Përditësimi i fundit 19 Maj 2024, 22:57

ANALIZA/ Mjegulla pengon kërkimet për helikopterin e rrëzuar

IRAN- Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar helikopterin në të cilin ka qenë presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, i cili, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve iraniane, IRNA, ka pësuar “ulje të ashpër” në një mot me mjegull në teren malor, në veriperëndim të Iranit.

Qeveria iraniane ka thënë më 19 maj se helikopteri ku ka qenë presidenti, ka qenë vetëm një prej tre helikopterëve në një konvoj duke udhëtuar afër kufirit me Azerbajxhanin. Dy helikopterët tjerë kanë ateruar në mënyrë të sigurt në qytetin e Tabrizit.

Televizioni shtetëror ka raportuar të ketë pasur kontakt me njërin prej pasagjerëve në helikopter, duke dhënë shpresa për situatën, por pa dhënë më shumë hollësi.

Ministria e Brendshme iraniane ka thënë se ekipet e shpëtimit po tentojnë t’i afrohen zonës, mirëpo po hasin në vështirësi, për shkak të motit të lig.

“Po presim për detaje tjera”, ka thënë ministri i Brendshëm, Ahmad Vahidi.

Janez Lenarcic, komisionar i Bashkimit Evropian për Menaxhim të Krizave, ka thënë se Irani ka kërkuar ndihmë, duke marrë parasysh situatën e vështirë.

Ai ka thënë se shërbimi satelitor i BE-së, Copernicus, është aktivizuar për të identifikuar më lehtë helikopterin.

Disa orë pas nisjes së kërkimeve, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka bërë thirrje për lutje.

“Lusim Zotin të kthejë presidentin dhe ekipin e tij në përqafimin e kombit. Të gjithë duhet të luten për ta. Populli i Iranit nuk duhet të shqetësohet. Punët e shtetit nuk do të ndërpriten”, ka thënë ai.

Departamenti amerikan i Shtetit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është duke vëzhguar “nga afër raportimet për mundësinë e uljes së ashpër të helikopterit në Iran, në të cilin janë presidenti dhe ministri i Jashtëm iranian”.

Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se të gjitha vendet e Bashkimit Evropian janë duke vëzhguar nga afër zhvillimet në Iran.

Presidenti iranian ka qenë duke udhëtuar në Azerbajxhanin Lindor, provincë iraniane.

Televizioni shtetëror ka thënë se incidenti ka ndodhur afër Xholfas, qytetit në kufi me shtetin e Azerbajxhanit, rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit iranian, Teheranit.

Në atë zonë është raportuar për shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë.

Raisi ka qenë në Azerbajxhan të dielën, për të inauguruar një digë, bashkë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Kjo digë është e treta që ndërtojnë dy vendet mbi lumin Aras.

“Sot, pasi u përshëndeta me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, jemi tronditur nga lajmet që një helikopter ku ka qenë delegacioni i lartë është ulur ashpër në tokë në Iran”, ka thënë Aliyev.

“I lutemi Zotit për presidentin Ebrahim Raisi dhe delegacionin shoqërues. Si fqinj, miq dhe shtete vëllazërore, Republika e Azerbajxhanit është e gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme”.

Armenia dhe Iraku janë shprehur, po ashtu, të tronditura me lajmin dhe kanë thënë se janë të gatshme të ndihmojnë. Irani ka disa helikopterë, mirëpo sanksionet ndërkombëtare e vështirësojnë ndërrimin e pjesëve të tyre.

Flota ushtarake ka pajisje që datojnë prej periudhës para Revolucionit Islamik të vitit 1979. Raisi, 63-vjeçar, është zyrtar i linjës së ashpër, që paraprakisht ka udhëhequr sektorin e gjyqësorit. Ai është i afërt me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe disa analistë sugjerojnë se ai mund të zëvendësojë liderin 85-vjeçar, pas vdekjes së tij, apo heqjes dorë nga pushteti.

Raisi i ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2021, proces që është konsideruar me daljen më të ulët të popullit në historinë e Republikës Islamike. Raisi është i sanksionuar prej Shteteve të Bashkuara për përfshirjen e tij në ekzekutimet masive të mijëra të burgosurve politikë më 1988, në fund të luftës së përgjakshme Iran-Irak.

Nën udhëheqësinë e Raisit, Irani tani pasuron uranium në nivele të larta dhe shmang inspektimet ndërkombëtare. Iran armatos Rusinë në luftën e saj në Ukrainë, si dhe ka nisur sulm masiv me dronë dhe raketa kundër Izraelit këtë vit, për luftën e nisur kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej SHBA-së dhe Bashkimit Evropian – në Rripin e Gazës. Teherani, po ashtu, vazhdon të armatosë rrjetëzimet e veta në Lindje të Mesme, sikurse rebelët Huthi të Jemenit dhe Hezbollahun e Libanit.

Marrë nga REL

ebrahim raisi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë