BOTA

Analiza: Një raund dialogu sa për sy e faqe! Kurti s’takohet me Vuçiç, ai thotë se nuk guxoi, Borrell pa vërejtje

n.f Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 16:02
Analiza: Një raund dialogu sa për sy e faqe! Kurti s’takohet me
Foto ilustruese

KOSOVË- Një raund i ri i dialogut, pa takim ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit, u zhvillua dje në Bruksel. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i priti ndoshta për herë të fundit dy liderët, të cilët nuk mundi t’i ulte përballë njëri-tjetrit. Atij në vjeshtë i përfundon mandati dhe në takimet e ndara foli me ta për atë që është arritur në dialog.

Kryeministri i Kosovës, i cili u tha se e kushtëzoi takimin trepalësh, u shfaq i kënaqur pas takimeve me ndërmjetësit. Presidenti serb, doli gjithashtu i kënaqur nga takimet që i quajti të suksesshme e se publikut në Serbi mund t’i thoshte se Kurti “nuk ka dashur apo nuk ka guxuar” ta takonte, shkruan gazeta Express.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të mërkurën u rikthyen edhe një herë në Bruksel. Bashkimit Europian ia kishin konfirmuar se do të merrnin pjesë në takime të ndara me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, pasuar nga një takim trepalësh. BE-ja i organizoi këto takime për të analizuar, siç u tha, atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Borrellit dhe për “rrugën përpara”.

Takim të përbashkët nuk pati. Kurti e Vuçiç nuk u ulën përballë njëri-tjetrit për të diskutuar për mënyrën e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të arritur më 27 shkurt 2023 dhe për aneksin e zbatimit të saj të 18 marsit 2023.

“Si zakonisht, diskutimet ishin të vështira dhe në fund nuk pati takim trepalësh. Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë, Serbia ishte”, tha Borrell pas takimeve me të dy liderët.

Spanjolli, tashmë në fund të mandatit si shef i politikës së jashtme të BE-së, citoi para gazetarëve tri kushtet që tha se i paraqiti Kurti për angazhimin e mëtejshëm në procesin e zbatimit të marrëveshjes për rrugën e normalizimit: “Së pari, zyrtarizimin e marrëveshjes themelore përmes nënshkrimit nga udhëheqësit e shteteve dhe qeverive përkatëse. Së dyti, tërheqjen e letrës së paraqitur zyrtarisht në BE nga ish-kryeministrja Bërnabiç, e datës 13 dhjetor 2023. Dhe së treti, dorëzimin e Milan Radojçiçit dhe grupit të tij paraushtarak-terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”.

Pa shqiptuar ndonjë vërejtje për asnjërën palë, Borrell thjesht po tregonte se Serbia “nuk ishte e gatshme t’i përmbushte plotësisht kushtet e Kosovës, duke përmendur kufizimet kushtetuese”. Ai tha se Vuçiç është deklaruar i gatshëm që “t’i shqyrtojë opsionet në lidhje me letrën e ish kryeministres dhe zyrtarizimin e marrëveshjes në përputhje me praktikën e kaluar të Dialogut për të zhbllokuar zbatimin e saj”.

Borrell tha se “fatkeqësisht kushtëzimi i zbatimit nuk lejoi që diskutimet të përqendrohen në veprime konkrete zbatuese nga palët”, duke treguar se qëndrimet e tyre mbeten shumë të ndryshme për mënyrën se si mund të nisë zbatimi i marrëveshjes dhe se si duhet të vazhdojë procesi i normalizimit.

Diskutimet për zbatimin e marrëveshjes dhe çështje të tjera, ai tha se i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do t’i vazhdojë javën e ardhme në Bruksel me kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviç.

“Tani u takon të dy palëve të tregojnë konstruktivitet dhe të mundësojnë që procesi të ecë përpara. Kjo është në interesin e tyre dhe në interes të aspiratave të tyre për integrim europian”, tha Borrell.

Kurti kërkoi “tri garanci” për normalizim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha “marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit janë një e arritur e dalluar në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, për marrëdhënie të mira fqinjësore, me fqinjin tonë verior, me njohjen së paku de-fakto në qendër”. Kjo, ai tha se “është edhe arritje e Bashkimit Europian që ka ndërmjetësuar runde të tëra të këtij dialogu”. Kurti tha se “tri garanci janë të domosdoshme” për normalizim të marrëdhënieve.

“E falënderoj z. Josep Borrell, i cili në mënyrë shumë adekuade i renditi ato çfarë i kemi thënë ne, në mënyrë të qartë iu citoi, veçse ne nuk do t’i kishim quajtur kushte”, tha ai.

Kurti tha se “vetëm nënshkrimi i marrëveshjes sjell sigurinë ligjore dhe juridike në njërën anë, dhe anulon shkeljet e mëhershme”

“Ajo çfarë ne kemi bërë sot është se e kemi mbrojtur Marrëveshjen Bazë. Ajo është nën sulm nga mosnënshkrimi, nga letra e Bërnabiç dhe nga liria e Radoiçiçit, i cili përndryshe në Serbi vazhdon trajnimet për sulme të reja”, tha ai.

Në deklarimin e tij, Kurti përmendi sulmin në Banjskë, ndërsa tha se nuk mund të ketë as normalizim, e as paqe në rajon pa dorëzimin e Milan Radoiçit dhe bandës së tij tek autoritetet e Kosovës.

“Ne nuk mund ta ngjallim rreshterin e vrarë policor, Afrim Bunjakun, mirëpo Serbia duhet të na e dorëzojë Milan Radoiçiçin”, tha Kurti.

Vuçiç: Kurti nuk deshi apo nuk guxoi të më takonte

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk ka dashur apo nuk ka guxuar – pyeteni atë – të më takonte dhe të bisedojmë”. Vuçiç tha se u takua tri herë me Borrellin e Lajçakun, përmes të cilëve tha se i është përgjigjur Kurtit. Ai tha se Kurti doli “me kërkesa të reja, por në thelb është njohje de jure”.

Ndërsa tha se gjatë takimeve dypalëshe kanë folur për gjithçka që ka të bëjë me Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjeve, Vuçiç i konsideroi ato “të suksesshme”. Borrell, të cilit nga vjeshta nuk do t’i duhet më të merret me këto çështje, tha se pritshmëritë e BE-së do të jenë të njëjtat edhe pas largimit të tij.

“Brenda pak kohe do të ketë njerëz tjerë dhe emra të tjerë në postet tona por marrëveshjet, përfundimet e Këshillit dhe pritshmëritë e BE-së do të jenë të njëjtat. Shtetet anëtare nuk do të ndryshojnë, detyrimet e Kosovës dhe Serbisë nuk do të hiqen.

Të gjithë do të vazhdojnë të shohin gatishmërinë e presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës për të siguruar një të ardhme më të mirë evropiane për njerëzit e tyre. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në qendër të angazhimit evropian rreth Ballkanit Perëndimor. Përparimi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve është gjithashtu ngushtë i lidhur me rrugën e tyre integruese”, tha ai.

Zgjedhja e pasardhësit të Borrellit pritet të bëhej javën e ardhshme, ndërkaq Lajçak do të mbetet në pozitën e të dërguarit për dialogun deri në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithëse mandati i rregullt i Lajçak përfundon në fund të gushtit dhe nga 1 shtatori do të duhej ta niste punën si ambasador në Zvicër, ai ka thënë se i është kërkuar që të mbajë edhe pak pozitën që ka dhe se ka shumë punë për të bërë deri sa të largohet përfundimisht.

Një vizitë e fundit e tij në Prishtinë, e më pas edhe në Beograd, Lajçak tha se kishte të bënte me “mënyrën e ripërqendrimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çfarë hapash konkret do të ndërmarrim”./ Gazeta Express

takimi kurti-vucic joseph borrell

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë