BOTA

Analiza/ Pensionet në Kosovë sa për “byrek e supë”

b.z Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 22:46
Analiza/ Pensionet në Kosovë sa për “byrek e
Pensionistë

KOSOVË - Bislim Ademi nga fshati Bërrnicë e Poshtme i Prishtinës orvatet ta mbyllë muajin me pensionin e tij prej 198 eurosh. Pjesa më e madhe thotë se i shkon për barna dhe fatura komunale. Ai jeton vetëm, pasi bashkëshortja i ka vdekur vite më parë, dhe herë pas here merr ndihmë vetëm nga djali i tij që jeton jashtë vendit.

Kostoja e jetesës në Kosovë është rritur, sidomos prej vitit 2022 kur inflacioni ka marrë përpjetën. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë shtrenjtuar vazhdimisht në këtë periudhë.

Ndonëse ASK-ja nuk ka të dhëna se sa kushton shporta e konsumatorit, vendi ka ligje që kërkojnë rregullimin e pensioneve pikërisht sipas kostos së jetesës dhe inflacionit. Qeveria kritikohet se ka dështuar në zbatimin e tyre. E, në mesin e të prekurve më së shumti nga kjo, janë pensionistët, të ardhurat e të cilëve variojnë nga 100 euro pensioni i pleqërisë deri në 265 euro pensioni kontribut-pagues.

“Atë ditë që e marr pensionin, jam mbret e çfarë të duash, sepse kam para... Pas tri ditësh, nuk më mbetet gati asnjë cent”, thotë Ademi për Radion Evropa e Lirë. Dikur teknik i makinerisë, ai është pensionuar rreth dhjetë vjet më parë. Kur merr pensionin, thotë se fillimisht siguron barnat për tensionin e lartë dhe diabetin dhe pastaj paguan faturat e rrymës, ujit dhe plehrave.

Për ushqim i mbeten pak para. Djali e ndihmon, por, siç thotë, nuk arrin vazhdimisht. “Në mëngjes ha një byrek për 1.20 euro. Me atë e kaloj deri në darkë. Në mbrëmje hy diku dhe ha ndonjë supë, groshë ose diçka të tillë më të lirë... Drekën nuk mund ta ha, sepse po e hëngra, nuk mund ta siguroj darkën pastaj”, thotë Ademi.

Ai shkon gati çdo ditë nga fshati në Prishtinë - më pak se dhjetë kilometra larg - për të takuar miqtë e vjetër te Klubi i Pensionistëve. “Kemi mbetur ashtu - siç thotë një fjalë - sadaka ihtiyac [nga turqishtja: nevojtarë për lëmoshë]. Jo vetëm unë, por të gjithë pensionistët ashtu jemi”, thotë Ademi.

Sistemi pensional në Kosovë është i rregulluar në bazë të Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe Ligjit për metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensionit bazë dhe caktimin e datës për sigurimin e pensioneve bazë. Këto ligje parashohin harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës dhe inflacionin një herë në vit, me propozim të Ministrisë së Financave.

Por, sipas një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të publikuar më 24 maj, “shteti ka dështuar t’i zbatojë këto ligje” dhe në rast se vazhdon ta bëjë këtë, “do të përballet me padi në gjykatë”.

Naim Jakaj, nga IKD-ja, thotë se ky institut e ka ngritur tashmë këtë shqetësim te Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Kuvendi i Kosovës dhe kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe ka kërkuar prej tyre që të shqyrtojnë zbatimin e ligjeve për çështjen e pensioneve.

“U jemi drejtuar të gjithë krerëve që mund të kenë përgjegjësi të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë për zbatimin e ligjeve. Në rast se nuk i marrin në konsideratë [këto shqetësime] brenda një afati optimal - kah muaji qershor - do të ngremë padi për moszbatim të ligjit”, thotë Jakaj për Radion Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë pyeti të gjitha institucionet që i përmend IKD-ja nëse e kanë shqyrtuar kërkesën e këtij instituti, por asnjëri prej tyre - përveç Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere - nuk u përgjigj. Anëtari i këtij komisioni, Ferat Shala, nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë, tha për REL-in se në rast se çështja nuk do të nxirret në agjendën e komisionit në takimin e radhës, atëherë do të mund ta shtrojë ai vetë, si anëtar i komisionit.

Ai shtoi se nëse IKD-ja ka bazë ligjore për të ushtruar padi ndaj shtetit për shkelje të të drejtave të pensionistëve, atëherë ai do ta mbështeste një nismë të tillë. “Pajtohem plotësisht. Pse të mos respektohet ligji dhe pse të shkelen të drejtat elementare të pensionistëve?”, tha Shala.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se a do ta ftojë ministrin e Financave, Punës dhe Tranfereve, Hekuran Murati, për të raportuar lidhur me shqetësimet e ngritura nga IKD-ja dhe kur. Nga IKD-ja thonë se shuma e përcaktuar e pensioneve ndër vite ka qenë e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet minimale të përfituesve.

Në këtë kontekst, sipas këtij instituti, më të rrezikuar janë përfituesit e pensionit bazë, apo të pleqërisë. Në vitin 2002, ky pension ishte 28 euro. Deri në vitin 2019 arriti shumën prej 90 eurosh, me vendime të ndryshme të Qeverisë.

Rritja e fundit, në 100 euro, u bë në fillim të vitit 2022, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, të cilën Qeveria e Kosovës e miratoi në kohën e pandemisë COVID-19.

“Asnjëherë nuk është bërë rritja [e pensioneve] në raport me kërkesat ligjore, sipas Ligjit për skemat pensionale dhe Ligjit për metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensionit”, thotë Jakaj, duke iu referuar harmonizimit të nivelit të pensioneve me koston e jetesës dhe inflacionin.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e inflacionit në Kosovë ka lëvizur ndër vite. Në vitin 2019 ishte 2.7 për qind, në vitin 2020 ishte 0.2 për qind dhe në vitin 2021 ishte 3.4 për qind. Kulmin e arriti më 2022 - si për shkak të pandemisë, ashtu edhe për shkak të pushtimit rus të Ukrainës - kur u përmbyll me normë mesatare rreth 12 për qind.

Vitin e kaluar dhe këtë vit, inflacioni është në rënie, por jo edhe çmimet e produkteve bazë. Të dhënat e ASK-së për muajin prill të këtij viti tregojnë se çmimet e konsumit janë më të larta për 2.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./REL

kosove

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë