BOTA

Analiza: Si mund të kundërpërgjigjet BE-ja ndaj tarifave të Presidentit Trump?

E.D Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 19:30
Analiza: Si mund të kundërpërgjigjet BE-ja ndaj tarifave të
foto ilustruese

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa për importet e çelikut dhe aluminit dhe se do t’i rrisë normat e tyre në të njëjtin nivel me ato të vendeve të tjera në ditët në vazhdim. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë marrëdhënien më të madhe tregtare në botë, që kap shifrën 1.5 trilion euro në mallra dhe shërbime në vitin 2023. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha javën e kaluar se BE-ja do të "përgjigjet me vendosmëri" nëse vihet në shënjestër në mënyrë të padrejtë ose arbitrare.

Ja se si mund të reagojë BE-ja.

Në vitin 2018, pasi zoti Trump vendosi tarifa në vlerën 6.4 miliardë euro për importet e çelikut dhe aluminit të BE-së, BE-ja u kundërpërgjigj me tarifat e veta prej 2.8 miliardë eurosh për produktet amerikane. Tarifa prej 3.6 miliardë eurosh të tjera ndaj importeve amerikane ishin parashikuar të hynin në fuqi tre vjet më vonë, por nuk u vendosën pasi Joe Biden u bë president dhe të dyja palët ranë dakord për ndaljen e tyre.

Tarifat e BE-së kishin në shënjestër çelikun dhe aluminin amerikan, por edhe produkte nga shtete që kishin votuar për zotin Trump, si burboni nga Kentaki, motoçikletat Harley Davidson në Viskonsin dhe lëngun e portokallit nga Florida.

BE mund të miratojë një strategji të ngjashme me masa "ribalancuese" edhe këtë herë, megjithëse Uashingtoni ka më shumë për të vënë në shënjestër sesa Brukseli. Sipas agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, importet e mallrave të SHBA-së në BE arritën në 347 miliardë euro në vitin 2023, kundrejt 503 miliardë euro për eksportet.

INSTRUMENT KUNDËR MASAVE SHTRËNGUESE

Instrumenti Kundër Trysnisë i BE-së (ACI), i cili hyri në fuqi në fund të vitit 2023, i lejon bllokut të kundërpërgjigjet ndaj vendeve të treta që ushtrojnë presion ekonomik ndaj anëtarëve të BE-së për të ndryshuar politikat e tyre dhe ofron hapësirë shumë më të gjerë veprimi.

Përveç vendosjes së tarifave të mallrave, BE-ja mund të kufizojë qasjen në tenderët e prokurimit publik për kompanitë nga një vend i tretë ose të ndërmarrë veprime që ndikojnë në tregtinë ose investimet në shërbime.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë një deficit tregtar me BE-në në mallra, ato kanë një suficit në tregtinë e shërbimeve, përfshirë shërbimet dixhitale të ofruara nga Amazon, Microsoft, Netflix ose Uber.

BE-ja mund të kufizojë gjithashtu mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, të kufizojë qasjen e kompanive të shërbimeve financiare në tregjet e BE-së dhe të frenojë aftësinë e kompanive për të futur kimikate dhe produkte agro-ushqimore në BE.

Ngrita e ACI-t u propozua në vitin 2021 si përgjigje ndaj kritikave të anëtarëve të BE-së se administrata e parë e zotit Trump dhe Kina përdorën tregtinë si një mjet politik. Kina kishte vënë në shënjestër Lituaninë, sipas zyrtarëve të Lituanisë, pasi lejoi Tajvanin të hapte një ambasadë de facto në Vilnius.

Ligji i jep Komisionit deri në katër muaj për të shqyrtuar rastet e mundshme të tarifave dhe për t'u propozuar mënyra veprimi anëtarëve të BE-së, të cilët kanë rreth dy muaj për t'i miratuar ato. Komisioni mund të ndalojë çdo masë për gjashtë muaj, kur përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike.

KOMPANITË E MËDHA TË TEKNOLOGJISË

Përveç politikës zyrtare tregtare, Bashkimi Evropian ka një sërë rrugësh për të frenuar aktivitetet e firmave të mëdha të teknologjisë amerikane, shumë prej shefave ekzekutivë të të cilave ishin në radhët e para në ceremoninë e inaugurimit të zotit Trump.

BE-ja ka hetime të hapura ndaj kompanive Apple, Google dhe Metas sipas Ligjit për Tregjet Dixhitale (DMA), i cili vendos masa antitrust dhe Ligjit për Shërbime Dixhitale (DSA), i cili parashikon moderimin e përmbajtjes. BE-ja mund të shtojë në listë edhe kompaninë Amazon, siç ka njoftuar agjencia Reuters.

DMA parashikon gjoba deri në 10% të qarkullimit global ose 20% për shkelje të përsëritura. Sipas DSA-së, gjoba maksimale është 6% e të ardhurave.

Shefi i Metas Mark Zuckerberg i ka bërë thirrje Presidentit Trump që të ndalojë BE-në të gjobisë firmat e teknologjisë amerikane. Aleati i zotit Trump, Elon Musk është përplasur vazhdimisht me rregullatorët e BE-së.

Një mënyrë tjetër është taksimi i ofruesve të shërbimeve dixhitale. BE pezulloi përpjekjet për vendosjen e një takse të shërbimeve dixhitale për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje më të gjerë në Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD), e cila publikoi një projekt-traktat shumëpalësh në vitin 2023 që ende nuk është finalizuar.

Një numër vendesh të BE-së, si Franca, kanë taksa për shërbimet dixhitale. Trump në mandatin e tij të parë u përgjigj me tarifa, të cilat më pas u pezulluan nga zoti Biden./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë