BOTA

Analiza: Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

E.D Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 17:27

Analiza: Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së

KOSOVË- Eksportet e Kosovës në Shtetet e Bashkuara kanë qenë kryesisht të qëndrueshme, por tarifat e paralajmëruara të presidentit Donald Trump për mallrat e BE-së do të mund t’i rrisin kostot e prodhimit edhe për kompanitë kosovare. Kompania “Frutex” nga Kosova, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, nisi të eksportonte në Shtetet e Bashkuara në vitin 2019. Atëkohë, vlera e eksporteve të saj i kaloi 40 mijë dollarë  vitin e kaluar arriti mbi 100 mijë.

“Vlera, prapë, nuk është aq e madhe, pasi që nuk është e lehtë të depërtohet në një treg, ku konkurrenca është e fuqishme. Megjithatë, ne jemi të kënaqur edhe me këtë që vjen falë komunitetit të madh shqiptar në SHBA”, thotë për Radion Evropa e Lirë pronari i kompanisë, Shaqir Palushi.

Organizatat ekonomike thonë se nga viti 2019, në fakt, ka nisur edhe rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA, për shkak të rritjes së cilësisë së produkteve.

Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte tre milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë. Para asaj kohe, ndërkaq, ishte dukshëm nën tre milionë.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, se përse ka pasur rënie të theksuar të eksporteve në SHBA vitin e kaluar, por që nga mesi i javës së kaluar nuk mori përgjigje.

Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika. Mallrat amerikane në tregun e Kosovës janë kryesisht produktet me origjinë shtazore, tekstili, lëndët djegëse, mjetet e transportit e të tjera.

Kosova ka një industri të vogël prodhuese, por disa kompani vendore kanë arritur të eksportojnë produkte cilësore edhe në tregjet ndërkombëtare, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Sipas tij, faktori që ka ndikuar në rritjen e pranisë së mallrave kosovare në SHBA - njërin prej tregjeve më të mëdha në botë - është Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave (GSP).

Ky është një program tregtar i SHBA-së që u mundëson vendeve në zhvillim të eksportojnë produkte të caktuara atje, pa paguar tarifa doganore. Kosova përfiton prej tij nga viti 2012, kur i është mundësuar që rreth 3.500 produkte nga sektorë të ndryshëm, t’i eksportojë në SHBA, pa iu nënshtruar taksave doganore.

“Në vitin 2019 kemi pasur disa kompani që kanë marrë hov dhe i kanë rritur prodhimet e tyre në Kosovë dhe jashtë saj. Lirimi nga taksa doganore është një gjë e leverdishme për to”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Këtë e konfirmon edhe Palushi, i cili thotë se për eksportin e mallrave të tij në SHBA, paguan vetëm koston e transportit.

“Mospagesa e taksës doganore e bën produktin tonë konkurrent me produktet tjera”, thotë ai, duke shtuar se aplikimi i tarifës doganore do të sillte një situatë më ndryshe.

E, ndryshimet e tilla mund të mos jenë larg, sidomos pas paralajmërimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, se vendi i tij do të vendosë së shpejti tarifa mbi mallrat që importon nga BE-ja.

Kjo ka nxitur reagimin e bllokut - tregut më të madh të vetëm në botë, nga i cili varet edhe Kosova. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se tarifat e tilla “të pajustifikuara” do të shkaktonin “kundërmasa proporcionale”.

Rafuna thotë se nëse SHBA-ja i zbaton këto tarifa ndaj produkteve të BE-së, dhe anasjelltas, ato, në mënyrë jodirekte, do ta prekin edhe tregun e Kosovës.

Kjo, pasi kompanitë kosovare varen nga importimi i produkteve të ndryshme nga tregu evropian.

“Në qoftë se një lëndë e parë vjen nga SHBA-ja te një kompani gjermane me tatim doganor më të shtrenjtë, ajo lëndë e parë do të shtrenjtohet. Dhe, kur kompania jonë e blen produktin final prej asaj lënde të parë që është importuar nga SHBA-ja, padyshim se do të jetë më e shtrenjtë”, shpjegon Rafuna.

Sejdi Rexhepi, ligjërues i Ekonomisë Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, ndan mendim të ngjashëm.

Sipas tij, ekonomia e Kosovës është importuese dhe ndien çdo ndryshim që pësojnë tregjet botërore.

“Kompanitë tona do të jenë të detyruara të blejnë me çmime më të larta. Kjo, sigurisht, do të reflektohet në rritjen e çmimeve të importit dhe rrezikon të reflektojë edhe në rritjen e përgjithshme të çmimeve në Kosovë”, thotë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vendi, vitin e kaluar, ka importuar mallra në vlerë mbi 6.3 miliardë euro, kurse ka eksportuar vlerën e 941.3 milionë eurove.

Nga 27 vendet anëtare të BE-së janë importuar mallra në vlerë prej rreth tre miliardë eurosh, ose rreth 45 për qind e totalit - nisur nga produktet ushqimore deri te materialet ndërtimore.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së, ndërkaq, kanë pasur vlerën e 294 milionë eurove, apo rreth 30 për qind e totalit.

Partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës në BE, si në eksporte, ashtu edhe në importe, janë: Gjermania, Italia, Austria, Franca dhe Greqia.

Palushi thotë se, edhe nëse nis zbatimi i taksës amerikane për mallrat e BE-së, ai nuk do ta ndërpresë eksportin, por se prodhimet e tij me siguri se do të jenë me çmime më të larta.

“Besoj se konsumatorët, sidomos shqiptarët, janë të gatshëm t’i paguajnë”, thotë Palushi./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë