Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...

SHBA- Presidenti Donald Trump thotë se është afër arritjes së një marrëveshjeje me Kievin dhe Moskën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas një dite me takime të shumta në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësin francez, Emmanuel Macron.
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, Presidenti Trump kërkoi nga Evropa që të marrë më shumë përgjegjësi, ndërsa Parisi kërkoi më shumë garanci nga Moska.
Një urim i shpejtë mirëseardhjeje para një takimi të rëndësishëm të Presidentit francez në Shtëpinë e Bardhë mbi fundin e luftës në Ukrainë.
Presidenti Donald Trump theksoi dëshirën e tij për arritjen e një marrëveshjeje për fundin e luftës, që të hënën shënoi përvjetorin e tretë.
Ai tha se pjesë e kësaj do të jetë një marrëveshje me Ukrainën për mineralet e saj të rralla, që sipas zotit Trump mund të nënshkruhet nga presidenti ukrainas javën e ardhshme.
“Ka mosbesim të jashtëzakonshëm nga të dyja palët. Prandaj është mirë që po përfshihem tani. Mendoj se është në dobi të Rusisë që të arrijë një marrëveshje që do ta çonte Rusisë në një rrugë pozitive. Kjo është ajo që duhet të bëni. Unë vërtet besoj se ai dëshiron të arrijë një marrëveshje. Mund të jem i gabuar, por besoj se ai dëshiron të bëjë marrëveshje”, thotë Presidenti Trump.
Presidenti francez Emmanuel Macron ishte më i kujdesshëm, duke e korrigjuar zotin Trump në Zyrën Ovale kur tha se Evropa e ka mbështetur Ukrainën me një kredi – dhe më pas dha këtë paralajmërim për besimin tek Moska:
"Pika kryesore e imja ishte që të marrim diçka në fillim, diçka që mund të vlerësohet dhe verifikohet. Le të sigurohemi se kemi garanci të mjaftueshme në afat të shkurtër. Në këtë pikë jemi gati të angazhohemi. Franca dhe shumë vende evropiane janë gati të angazhohen. Por na duhet mbështetja amerikane, sepse kjo është pjesë e besueshmërisë së garancive të sigurisë. Ky është kapaciteti ynë kolektiv parandalues. Kam një ndjesi se presidenti e ka këtë kapacitet”, tha zoti Macron.
Analistët vlerësojnë atë që dy udhëheqësit e arritën në takimet e tyre.
“Duket se ata ranë dakord që paqeruajtësit evropianë të zbatojnë marrëveshjen midis Rusisë dhe Ukrainës. Ka shumë çështje të tjera anësore që unë nuk isha në gjendje t’i kuptoja, por po, ka përpjekje për të arritur një marrëveshje paqeje dhe angazhimin e paqeruajtësve për zbatimin e marrëveshjes midis Rusisë dhe Ukrainës”, thotë analisti William Pomeranz nga Qendra Wilson.
Presidenti ukrainas theksoi shpresën dhe rëndësinë e rolit të Uashingtonit.
"Ekipet tona po punojnë në mënyrë produktive me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje ekonomike, të cilën shpresojmë ta nënshkruajmë në Uashington. President Trump, do të donim të dëgjonim nga ju, sepse të gjithë njerëzit tanë, familjet tona janë shumë të shqetësuara: A do të ketë mbështetje nga Amerika? A do të jetë Amerika udhëheqësja e botës së lirë”, thotë zoti Zelensky.
Por udhëheqës të tjerë botërorë shprehën shqetësimin se Ukraina ka ngelur jashtë diskutimeve të nivelit të lartë në Arabinë Saudite mes Uashingtonit dhe Moskës.
"Përveç procesit të Stambollit, Rusia është përjashtuar nga tryezat e organizuara deri tani dhe për rrjedhojë nuk është arritur rezultati i dëshiruar. Për të arritur rezultatet në procesin e ri, patjetër që Ukraina duhet të përfshihet në të dhe kjo luftë duhet të përfundojë me negociata të ndërsjella”, tha Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
Udhëheqësi rus tha se deri tani, bisedimet nuk kanë qenë specifike.
"Gjatë bisedës telefonike dhe takimit në Riad, sigurisht që janë prekur çështjet që kanë të bëjnë me krizën ukrainase. Megjithatë, nuk u diskutua në thelb. Ne thjesht ramë dakord që të merremi me këtë. Thënë kjo, sigurisht, ne nuk po refuzojmë pjesëmarrjen e vendeve evropiane”, thotë Presidenti rus Putin.
Ndërkohë, në Evropë, në një atmosferë të zymtë, Ukraina shënoi përvjetorin e tretë të kësaj lufte brutale. Monumenti më i njohur i Parisit, Kulla Eifel, u ndriçua me ngjyrat e flamurit ukrainas./VOA
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk ka pësuar një incident teksa po bënte ski me nipërit e tij. Tusk e ka bërë të d...
SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi presidentin amerikan Donald Trump për marrjen e iniciativave që do t...
SERBI- Policia serbe bastisi të martën zyrat e të paktën katër organizatave të shoqërisë civile si pjesë e nj&eum...
Zelensky UKRAINË - Parlamenti i Ukrainës, në një shfaqje simbolike të mbështetjes, ka miratuar një rezolutë pë...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se më 26 shkurt do të nisë numërimi i votave të qytetarëve që kanë vot...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka njoftuar se dje ka mbajtur mbledhje elektronike, ku ka miratuar themelimin e Këshillit Shtetëror për sh&...
UKRAINË- Kostoja e përllogaritur e rimëkëmbjes së ekonomisë së Ukrainës pas pushtimit në shkallë të gje...
Kukies GJERMANI- Rusia nuk do të kthehet në G7 (grupin e shtatë shteteve më të industrializuara të botës) siç ka ...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin siguroi të hënën se evropianët kanë mundësinë të marrin pjesë në procesi...
KORE- Dy persona u vranë dhe pesë u plagosën pasi një mbikalim i autostradës u shemb në qytetin Cheonan të K...