BOTA

Analizë e REL: A është fitorja e ekstremit të djathtë në Francë pikë kthese për Evropën?

r.ll Përditësimi i fundit 2 Korrik 2024, 14:52
Analizë e REL: A është fitorja e ekstremit të djathtë
marine le pen

FRANCË- Partia e së djathtës ekstreme në Francë, Tubimi Kombëtar, e arriti një fitore bindëse në rundin e parë të zgjedhjeve parlamentare.

Nëse e fiton një shumicë dërrmuese në balotazhin e 7 qershorit, Franca do ta ketë një qeveri të së djathtës ekstreme për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore.

Ky rezultat shënon një dështim tjetër për Emmanuel Macronin, i cili e shpërndau Parlamentin dhe thirri zgjedhjeve të parakohshme në përpjekje për ta ndaluar përparimin e së djathtës ekstreme.

Pra, çfarë do të ndodhë tash?

Madje, edhe nëse balotazhi nuk prodhon një qeveri të Tubimit Kombëtar, kjo është mbase trazira më e madhe politike që e ka kapluar Francën në dekada.

Pasi asnjë parti nuk e fitoi një shumicën në Asamblenë Kombëtare me 577 ulëse, dhomën e ulët të Parlamentit të Francës, pyetja kryesore është nëse Tubimi Kombëtar mund ta sigurojë një shumicë dërrmuese prej 289 ulëseve në balotazh.

Tashmë kanë nisur përpjekjet për të formuar “fronte republikane” – aleanca kundër Marine Le Penit, që kanë për qëllim ta parandalojnë Tubimin Kombëtar nga sigurimi i shumicës. Macron u ka bërë thirrje mbështetësve të aleancës së qendrës, e cila doli e treta në rundin e parë me rreth 20 për qind, që t’i mbështesin “qartazi kandidatët republikanë dhe demokratë” në zonat elektorale ku partia e tij doli e treta.

Ngjashëm, edhe Jean-Luc Melenchon, lideri i partisë majtiste Franca e Panënshtruar, pjesë e koalicionit Fronti i Ri Popullor që doli i dyti, njoftoi se aleanca e tij do t’i tërheqë kandidatët të cilët zunë vendin e tretë në rundin e parë, për të mbledhur vota kundër Le Penit.

Eric Maurice, analist politik nga Qendra Evropiane për Politika, tha se “gjithçka do të varet nëse do të ketë pajtim mes të majtës dhe qendrës për t’i tërhequr kandidatët të cilët zunë vendin e tretë dhe u kualifikuan për balotazh. Sa më shumë që ndodh kjo, aq më pak do të jetë në gjendje Tubimi Kombëtar për ta siguruar shumicën”.

Cili është rezultati i mundshëm?

Mbase rezultati më i mundshëm, posaçërisht duke e parë fushatën e fuqishme kundër Le Penit, do të ishte fitorja e Tubimit Kombëtar, por pa siguruar shumicën dërrmuese, duke bërë që askush të mos e ketë shumicën në Parlament dhe të ketë ngërç politik. Ky skenar do t’i vinte përballë djathtistët kundër majtistëve në Parlament, gjë që do të vështirësohej kalimi i ligjeve.

Nëse Tubimi Kombëtar e fiton një shumicë dërrmuese, atëherë do ta ketë mundësinë ta zbatojë agjendën e vet nacionaliste, nativiste dhe konservatore dhe, sipas Maurice, “kjo mund ta rrezikojë sundimin e ligjit në Francë”. Një skenar tjetër do të mund të ishte qeveria e udhëhequr nga Ensemble, koalicioni i formuar rreth partisë së Macronit.

Megjithatë, redaktori për Evropë në Radion Evropa e Lirë, Rikard Jozwiak, thotë se nuk është i sigurt se Macroni “mund të arrijë çfarëdo lloji uniteti qeveritar me një kryeministër teknokratik, siç po shpresojnë disa. Dhe nëse e arrin, atëherë do të jetë një i paqëndrueshëm që mund të rrëzohet lehtësisht”.

Çfarë do të nënkuptonte për Francën fitorja e Tubimit Kombëtar?

Paraqitja e mirë e Tubimit Kombëtar në zgjedhje tregon se sa efektive ka qenë përpjekje e Marine Le Penit për ta pastruar partinë nga babai i vet, Jean-Marine Le Pen, për ta bërë atë më joshëse për votuesin mesatari në Francën shumëkulturore.

Pasi e mori në dorë partinë më 2011, Marine Le Pen e ka ndryshuar emrin e partisë nga Fronti Kombëtar dhe është përpjekur ta pastrojë atë nga elementet e saj antisemitike dhe neonaziste. Ajo madje e përjashtoi babanë e vet, i cili ka një histori të gjuhës nxitëse kundër emigrantëve dhe i cili në një kohë tha se kampet e koncentrimit ishin një “hollësi e historisë”.

Megjithatë, edhe nëse Tubimi Kombëtar e fiton balotazhin, pushteti i kësaj partie do të jetë i kufizuar, prapëseprapë.

Franca ka një sistem gjysmëpresidencial, në të cilin presidenti dhe kryeministri e ndajnë pushtetin. Kryeministri dhe kabineti janë përgjegjës për kryerjen e detyrave të përditshme qeveritare dhe politikave të brendshme, ndërsa presidenti mbikëqyr sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme, si dhe e përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare.

Jordan Bardella, bashkudhëheqësi i pasfiduar i Tubimit Kombëtar, do të bëhej kryeministër, duke e ndarë pushtetin me presidentin Macron.

Çfarë do të nënkuptonte për BE-në fitorja e Tubimit Kombëtar?

Nëse ndonjëherë Bashkimi Evropian e ka pasur mundësinë për të lëvizur kah e djathta, tani e ka kohën. Hungaria, e udhëhequr për më shumë se një dekadë nga partia konservatore e Viktor Orbanit, Fidesz, sapo e ka nisur kryesimin gjashtëmujor të presidencës së BE-së. Për më tepër, partitë e së djathtës ekstreme kanë shënuar fitore të mëdha në zgjedhjet për Parlament Evropian më 6-9 qershor, që është shenjë e rritjes se ndjesive nacionaliste dhe populiste nëpër 27 vendet anëtare të BE-së.

Ndikimi i Tubimit Kombëtar mund t’i sprovojë aspektet e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së, e cila synon uljen e emetimeve të gazrave serrë, eliminimin e ndotjes, dhe mbështetjen e industrisë së qëndrueshme.

Tubimi Kombëtar ka bërë fushatë kundër rregullave të BE-së për mjedisin, duke argumentuar se ato e dëmtojnë punësimin dhe industrinë franceze.

Emigrimi mbetet në qendër të vëmendjes së Tubimit Kombëtar. Kjo parti kërkon kontrolle më të rrepta dhe synon të zbatojë politika që prioritet i kanë shtetasit francezë për përfitime sociale, banim dhe punësim. Këto masa janë të jashtëligjshme sipas ligjeve të tanishme të BE-së.

Philippe Marliere, profesor i politikave franceze dhe evropiane në Kolegjin Universitar në Londër, thotë se në këtë pikë Tubimi Kombëtar e dallon veten nga partitë e tjera djathtiste në BE, për shembull, nga partia e Orbanit në Hungari.

“Shkencëtarët politikë në Francë e quajnë atë parti e së djathtës ekstreme, sepse është vërtetë e tillë. Nëse e studioni programin e saj, ajo është e djathtë ekstreme e parekonstruktuar. Natyrisht, nativiste, kundër emigrimit dhe diskuton se çfarë të bën francez”, tha ai.

Dhe çfarë do të nënkuptonte për Ukrainën?

Le Pen është adhuruese e deklaruar e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Ajo e sheh atë si mbrojtës të vlerave tradicionale evropiane kundër globalizimit dhe kundër ndikimit amerikan. Më 2014, Le Pen e mbështeti aneksimin e jashtëligjshëm të Gasigshullit të Krimesë nga Rusia.

Nëse vjen në pushtet, Tubimi Kombëtar është zotuar se do ta ndërpresë furnizimin e Ukrainës me raketave franceze me rreze të gjata veprimi.

Megjithatë, Le Peni e ka zbutur qëndrimin në vitet e fundit, sepse e ka dënuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia më 2022 dhe ka thënë se e mbështet popullin ukrainas – megjithëse s’e ka përshkallëzuar situatën me Rusinë.

Mark Galeotti, analist politik dhe profesor nderi në Kolegjin Universitar të Londrës për studime sllave dhe të Evropës lindore, thotë se nuk ka shanse që një Francë e mbizotëruar nga Le Peni “do të shkëputet papritmas nga turma dhe do të thotë, ne nuk do ta mbështesim më Ukrainën”.

Megjithatë, ai shtoi se “çfarëdo që ia kufizon pushtetin Emmanuel Macronit është lajm i mirë për Kremlinin” në luftën e tij kundër Ukrainës, “sepse Macroni tani për tani është duke tentuar ta paraqesë veten si luftënxitës të luftënxitësve në Evropë, duke folur për dërgimin e trupave tokësorë”.

Dhe, në Bruksel, zvarritja nganjëherë mund të jetë po aq efektive sa kundërshtimi i menjëhershëm. Marliere thotë se një qeveri franceze e së djathtës ekstreme nuk do të kishte nevojë të dilte menjëherë kundër Ukrainës “për të pasur ndikim në politikën e BE-së”.

Shtysa për futjen e Ukrainës në BE mund të zvarritet.

“Thjesht zvarriteni. I vështirësoni gjërat. Humbni kohë. Dhe, natyrisht, koha është thelbësore për Ukrainën. Ata kanë nevojë për armë dhe për mbështetje tani, prandaj prisni diçka më të rrëmujshme, shumë më të vështirë për Evropën”, tha ai.

marine le pen zgjedhjet ne france

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë