BOTA

Angela Merkel kritikohet ashpër për deklaratat ndaj Putinit

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Tetor 2025, 08:45

Angela Merkel kritikohet ashpër për deklaratat ndaj Putinit

Angela Merkel tha se Polonia dhe shtetet baltike bllokuan bisedimet e BE-së me Vladimir Putinin para luftës në Ukrainë. Kritika të ashpra nga këto vende, mbështetje nga Moska.

Edhe pse ajo nuk është më aktive në politikë, fjalët e saj dëgjohen me kujdes. Sidomos kur bëhet fjalë për sfondin e sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Angela Merkel, e cila ishte kancelare gjermanederi në dhjetor të vitit 2021, formësoi ndjeshëm politikën evropiane ndaj Rusisë.

Në një intervistë me median hungareze "Partizan", Merkel foli për periudhën para luftës dhe kohën kur virusi korona e bëri të vështirë kontaktin me Vladimir Putinin. Foli edhe rreth asaj se si ajo, si kancelare në atë kohë, nisi bisedimet midis BE-së dhe Rusisë në qershor të vitit 2021 me qëllim stabilizimin e armëpushimit të brishtë midis Ukrainës dhe Rusisë: "Që ne, si Bashkim Evropian, të flasim drejtpërdrejt me Putinin".

"Disa nuk e mbështetën. Këto ishin kryesisht shtetet baltike, por edhe Polonia ishte kundër saj, sepse kishin frikë se nuk do të kishim një politikë të përbashkët ndaj Rusisë", tha Merkel. Përpjekja dështoi, shtoi ajo. "Atëherë u largova nga detyra dhe pastaj filloi agresioni i Putinit", tha ish-kancelarja.

Kritika të ashpra nga Polonia dhe shtetet baltike

Deklaratat e Angela Merkelit në lidhje me rrethanat e luftës kanë shkaktuar një valë kritikash në vendet përkatëse. "Nuk është vetëm kontraverse. Është skandaloze. Sepse ajo në thelb po na akuzon se kemi mundësuar pushtimin", tha Andris Pabriks, ministër i Mbrojtjes i Letonisë në periudhën 2019 deri 2022. "Ajo po i kthen gjërat përmbys dhe nuk mund t'i pranojë gabimet e saj, të cilat në fakt kanë kushtuar shumë", i tha ai DW.

Mateusz Morawiecki, i cili ishte kryeministër i qeverisë konservatore të krahut të djathtë të Polonisë në vitin 2021, shkroi në X se Angela Merkel "kishte vërtetuar me intervistën e saj të pamenduar se është ndër politikanët gjermanë që i kanë shkaktuar dëmin më të madh Evropësnë shekullin e kaluar".

Kritika ndaj deklaratave të ish-kancelares gjermane kanë ardhur edhe nga qeveria aktuale liberale polake. Pretendimi se dikush nuk u ul në tryezën e negociatave me Rusinë në kohën e duhur është "absurd", sepse Rusia është qartësisht agresorja, tha për Polsat News, ministrja e Fondeve dhe Politikës Rajonale Katarzyna Pełczyńska-Nałęcz. "Këto fjalë janë krejtësisht të papërshtatshme sot dhe ato i shërbejnë propagandës ruse", shtoi ajo.

Mbështetje nga Rusia

Deklaratat e Angela Merkel kanë tërhequr vërtet shumë vëmendje në Rusi - dhe janë pritur me miratim. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, komentoi: "Mund të mendohet se znj. Merkel ka të drejtë në këtë drejtim". Bashkimi Evropian, tha ai, është "fatkeqësisht peng i politikave fanatike të shteteve baltike dhe Varshavës" në çështjet e politikës së jashtme. Duma ruse tha se Polonia dhe shtetet baltike po bëjnë gjithçka që munden për të "provokuar" konflikte.

Shkencëtari politik pro-Kremlinit, Sergei Markov, "festoi" momentin e deklaratës së Angela Merkelme një postim në kanalin e tij Telegram. "Merkel e di dhe e kupton se në Evropë trendi i konfliktit me Rusinë është zhvendosur kundrejt dëshirës për paqe me Rusinë", pohoi Markov.

Për çfarë u zhvillua samiti i BE-së në qershor 2021?

Propozimi për të mbajtur një samit BE-Rusi ishte temë diskutimi në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në qershor 2021. Iniciativa erdhi nga Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron. Në atë kohë, samitet BE-Rusi nuk ishin mbajtur që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në Ukrainën lindore.

Në fillim të vitit 2021, situata në Ukrainën lindore u përkeqësua. Numri i shkeljeve të armëpushimit në Donbas u rrit përsëri. Zbatimi i marrëveshjeve të Minskut për të zgjidhur konfliktin nga viti 2014 dhe 2015 kishte ngecur prej kohësh.

Nga ana tjetër, kontaktet midis Perëndimit dhe Rusisë u rinovuan. Presidenti i atëhershëm i SHBA-së Biden, u takua me Vladimir Putin në një samit në Zvicër në mesin e qershorit 2021. Pak më vonë, Putin, në një artikull në të përjavshmen gjermane "Die Zeit", mbështeti "rinovimin e një partneriteti gjithëpërfshirës me Evropën".

Propozimi i Merkel dhe Macron për të mbajtur një samit të BE-së me Putinin mori mbështetjen, ndër të tjera, të Italisë dhe Austrisë. Megjithatë, u kritikua nga Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia.

Holanda ishte gjithashtu skeptike. Kryeministri letonez Krisjanis Kariņs tha më pas se duhet të shmanget përshtypja e "shpërblimit" të Putinit me një samit pa zgjidhje paraprake për situatën në Ukrainën lindore.

Në të njëjtën kohë, po zbatohej një projekt gjermano-rus që ishte një halë në sypër anëtarët e BE-së të Evropës Lindore dhe vetë Ukrainën: tubacioni Nord Stream 2, i cili supozohej të lidhte drejtpërdrejt Rusinë dhe Gjermaninë.

Në fillim të qershorit 2021, Vladimir Putin konfirmoi përparimin në ndërtimin e tubacionit të gazit. Polonia dhe shtetet baltike këmbëngulën në "mbylljen" e projektit.

Nord Stream 2 dëmtoi përgjithmonë marrëdhëniet, kujton Pabriks, atëherë ministër i Mbrojtjes i Letonisë: "Ne paralajmëruam kundër kësaj varësie nga Rusia si një gabim gjeostrategjik. Në të njëjtën kohë, Merkel personalisht pretendoi se Nord Stream 2 ishte një çështje thjesht ekonomike dhe nuk kishte të bënte fare me politikën."

Me pushtimin rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dallimet në opinione brenda BE-së fillimisht u zbehën në sfond. Nord Stream u dëmtua përgjithmonë nga shpërthimet në shtator të vitit 2022. Angela Merkel duket se e ka kuptuar këtë: "Sot nuk do të jemi më në gjendje të shpjegojmë se çfarë do të kishte ndodhur nëse... dhe a do të kishin ndryshuar kohërat", tha ajo në intervistën me gazetën hungareze "Partizan"./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë