‘Për mua e paprekshme është vetëm stema’/ Mourinho iu jep mesazhin e qartë lojtarëve para ndeshjes me Leipzig
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Një i mitur, 15 vjeç, i arerstuar nga policia në protestë, ka rrëfyer dhunën e ushtruar në komisariat dhe mbajtjen pë...
“O milet, Rama ka siklet”, “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa nga thirrjet që dëgjohen në ...
SHBA- Shumica e amerikanëve dëshirojnë që Shtetet e Bashkuara të udhëheqin në skenën globale me një ushtri të fortë. Një shumicë dërrmuese e tyre dëshirojnë që të rriten shpenzimet për mbrojtjen kombëtare, sipas Anketës më të fundit “Reagan” për Mbrojtjen Kombëtare.
Pavarësisht se amerikanët zgjodhën një president i cili kandidoi me një axhendë "Amerika e Para", që fokusohej në çështjet e brendshme, duke filluar nga ekonomia amerikane dhe deri tek sigurimi i kufirit jugor të vendit, 57% e të anketuarve thanë këtë vit se dëshironin t’i shihnin Shtetet e Bashkuara më të angazhuara dhe me rol më të madh drejtues për zhvillimet ndërkombëtare, krahasuar me vetëm 42% një vit më parë.
Gati 80% e amerikanëve të anketuar mbështesin rritjen e shpenzimeve qeveritare për ushtrinë amerikane, një rritje e lehtë nga viti i kaluar. Rritja e shpenzimeve ushtarake u rendit mbi disa nga prioritetet e tjera të politikës së jashtme amerikane, si promovimi i lirisë jashtë vendit (61%) dhe dhënia e ndihmave për vendet e tjera (43%).
"Anketat e Mbrojtjes Kombëtare ‘Regan’ tregojnë edhe një herë se amerikanët nuk janë pacifistë dhe ne nuk jemi izolacionistë. Ne duam një qeveri federale që u shërben interesave amerikane dhe mbron vendin tonë", i tha Zërit të Amerikës të premten Bradley Bowman, anëtar i bordit këshillimor për anketimin dhe drejtues në Qendrën për Fuqinë Ushtarake dhe Politike, në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.
Instituti Ronald Reagan ka bërë anketime të opinionit publik amerikan mbi sigurinë kombëtare gjatë gjashtë viteve të fundit dhe anketimi i fundit, i publikuar të enjten, përfshiu një masë dypartiake prej rreth 2,500 amerikanësh, të cilët u anketuan dy ditë pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Shumica e të anketuarve thanë se mbështesin vazhdimësinë e mbështetjes amerikane të sigurisë për Ukrainën dhe lejimin e Ukrainës që të përdorë armatimet amerikane për të goditur brenda Rusisë. Gati 60% e të anketuarve besojnë se konflikti Rusi-Ukrainë do të përfundojë me negociatat e Ukrainës për paqen, edhe nëse kjo do të thotë heqjen dorë nga një pjesë e territorit të saj sovran.
Mbështetja për Ukrainën ndryshonte gjerësisht nga radhët e votuesve për kandidaten demokrate, Nënpresidenten Kamala Harris, krahasuar me votuesit për kandidatin republikan, Presidentin e zgjedhur Donald Trump, me 74% të votuesve të zonjës Harris në mbështetje të dërgimit të ndihmës, krahasuar me vetëm 42% të votuesve të zotit Trump.
Një shumicë dërrmuese prej 80% e shikon Rusinë si kundërshtare.
Për Izraelin, 54% e të anketuarve mbështetën vazhdimin e ndihmës së Shteteve të Bashkuara, por amerikanët rezultuan të ndarë, 45% me 45%, nëse Izraeli ka të drejtën të vazhdojë operacionet ushtarake, apo nëse aksioni ushtarak i Izraelit në Gazë ka zgjatur mjaftueshëm dhe duhet të kalohet në një armëpushim.
Vetëm rreth gjysma e të anketuarve mendojnë se Shtetet e Bashkuara do të mbizotërojnë në një konflikt me Kinën, me pothuajse të njëjtin numër që mendon se Kina është kërcënimi më i madh për Shtetet e Bashkuara.
Nëse Kina pushton Tajvanin, gati tre të katërtat e të anketuarve thanë se Shtetet e Bashkuara duhet ta njohin zyrtarisht Tajvanin si një vend të pavarur. Dy të tretat bien dakord që Shtetet e Bashkuara duhet të përgjigjen me sanksione ekonomike ndaj Kinës dhe mbi gjysma (56% e të anketuarve) mbështesin dërgimin e më shumë pajisjeve ushtarake në Tajvan, si dhe dërgimin në këtë rajon të më shumë njësive ushtarake, si aeroplanmbajtëset.
Shumica e amerikanëve të anketuar besojnë se ushtria amerikane duhet të jetë e madhe mjaftueshëm për të fituar dy luftëra që mund të zhvillohen në të njëjtën kohë./VOA
GJERMANI- Më 23 shkurt 2025, qytetarët gjermanë do të zgjedhin kancelarin e ri në zgjedhjet parlamentare. Ky proces, n...
KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Seok-geol, ka kërkuar falje për zhurmën që shkaktoi me pë...
AFRIKË- Të paktën 26 persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën nga përplasja e dy autobus&eu...
SHBA- Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, tashmë drejtues i Partisë së Solidaritetit Evropian në opozitë, bisedoi me shërb...
SIRI- Rebelët sirianë njoftuan se kishin arritur qytetin e tretë më të madh të vendit, Homs. Mijëra njerëz iu larguan ...
KOLUMBI- Policia kolumbiane ka arrestuar 23-vjeçaren Karen Julieth Ojeda Rodríguez, e njohur për autoritetet lokale si “La Muñ...
TURQIA- Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Shtatë Fetar në Ankara, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Paraqiten si refugjatë ukrainas për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfituar nga bo...
FRANCË- Një sondazh i publikuar këtë të premte, më 6 dhjetor, tregon se 59% e francezëve duan që presidenti Emman...
HUNGARI- Shërbimi sekret i Hungarisë (IH) ka spiunuar dhe përgjuar zyrtarë evropianë që vizituan Hungarinë midis viteve 201...