BOTA

Anketimi: Shumica e votuesve thonë se demokracia amerikane është në rrezik

n.f Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2024, 09:08
Anketimi: Shumica e votuesve thonë se demokracia amerikane është
Foto ilustruese

SHBA- Gati tre të katërtat e votuesve në zgjedhjet presidenciale të së martës thonë se demokracia amerikane është nën kërcënim, sipas anketimeve paraprake në nivel kombëtar nga firma “Edison Research”, duke reflektuar ankthin e thellë me të cilin përballet vendi pas një fushate të nxehtë elektorale ndërmjet kandidates demokrate Kamala Harris dhe kandidatit republikan Donald Trump.

Demokracia dhe ekonomia renditen deri tani si çështjet më të rëndësishme për votuesit, me rreth një të tretën e të anketuarve që përmendin secilën, të ndjekur nga aborti dhe emigracioni me 14% dhe 11%, treguan të dhënat. Anketimi tregoi se 73% e votuesve besonin se demokracia ishte në rrezik, kundrejt vetëm 25% që thanë se ishte e sigurt.

Të dhënat nënvizojnë shkallën e polarizimit në një vend, ndasitë e të cilit vetëm u theksuan gjatë një gare të ashpër konkurruese. Ish-Presidenti Trump ka përdorur një retorikë gjithnjë e më të errët dhe apokaliptike përgjatë fushatës, ndërsa ka nxitur frikën e pabazë se sistemit zgjedhor nuk mund t’i besohet. Nënpresidentja Harris u ka kërkuar amerikanëve të bashkohen, duke paralajmëruar se një mandat i dytë i ish-Presidentit Trumpit do të rrezikonte themelet e demokracisë amerikane.

Shifrat përfaqësojnë vetëm një pjesë nga dhjetëra miliona personat që kanë votuar, si përpara ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, dhe rezultatet paraprake mund të ndryshojnë gjatë natës, ndërsa më shumë njerëz janë duke u anketuar.

44% e votuesve u shprehën për ish-Presidentin Trump në mënyrë të favorshme, krahasuar me 46% në anketimet pas votimit në vitin 2020, kur ai humbi përballë Presidentit Joe Biden. Nënpresidentja Harris u perceptua në mënyrë të favorshme nga 48% e të anketuarve, krahasuar me vlerësimin prej 52% për Presidentin Biden në vitin 2020.

Zonja Harris po mbështetej tek një pjesëmarrje e madhe nga gratë votuese, për të kompensuar dobësinë e saj elektorale me burrat. Anketimet treguan se gratë përbënin 53% të elektoratit, përgjithësisht e pandryshuar nga 52% në anketimet e vitit 2020.

Sipas të dhënave, përqindja e votuesve pa arsim të lartë - të cilët kryesisht favorizojnë ish-Presidentin Trump - ishte 57%, pra më pak se në vitin 2020, kur ishin 59%. Dy rivalët po ecnin drejt një përfundimi të pasigurt të martën pas një fushate intensive, ndërsa miliona votues amerikanë prisnin në radhë të qeta dhe të rregullta, për të zgjedhur ndërmjet dy vizioneve të ndryshme për vendin.

Kjo ishte një garë zgjedhore e nxitur nga ngjarje të paprecedenta – dy atentate ndaj ish-Presidentit Trump, tërheqja e papritur e Presidentit Biden dhe ngritja e shpejtë e Nënpresidentes Harris. Gara mbeti e ngushtë pas miliarda dollarësh shpenzimesh dhe muajsh fushate të furishme.

Ish-Presidenti Trump, i cili ka përhapur shpesh pretendime të pavërtetuara se ai fitoi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe mbështetësit e të cilit sulmuan Kapitolin e Shteteve të Bashkuara më 6 janar 2021, votoi pranë shtëpisë së tij në Palm Beach, Florida.

“Nëse humbas zgjedhjet, nëse janë zgjedhje të ndershme, do të jem i pari që do ta pranoj”, u tha ish-Presidenti Trump gazetarëve.

Nënpresidentja Harris, e cila kishte dërguar më herët fletëvotimin e saj me postë në shtetin e saj të Kalifornisë, kaloi një pjesë të së martës duke dhënë intervista në radio, për të inkurajuar dëgjuesit që të votonin. Më vonë, ajo duhej t'u drejtohej studentëve të Universitetit Howard, një kolegj historikisht me studentë afrikano-amerikanë në Uashington, ku zonja Harris kishte qenë studente.

"Të kthehem sonte në Universitetin tim të dashur Howard, dhe të jem në gjendje ta njoh këtë ditë për atë që është vërtet, një përmbushje për mua", tha Nënpresidentja Harris në një intervistë në radio.

Rezultatet e anketimeve kombëtare ofrojnë një copëzë të rëndësishme të asaj që mendon popullsia amerikane, por mund të mos përputhen drejtpërdrejt me rezultatin që pritet të vendoset nga shtatë shtetet e fushëbetejës elektorale.

Anketimet pas votimit regjistrojnë variacionet e pjesëmarrjes në grupe të ndryshme demografike, si p.sh. burrat përkundër grave, ose votuesit me arsim të lartë kundrejt votuesve jo të arsimuar, dhe mund të ofrojnë njohuri se si ka ndryshuar pjesëmarrja krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Një avantazh kryesor i anketimeve është se të gjithë personat e anketuar, janë njerëz që kanë votuar në këto zgjedhje. Anketimet e opinionit përpara zgjedhjeve treguan se kandidatët ishin me rezultat të ngushtë në secilin nga shtatë shtetet që mund të përcaktojnë fituesin: Arizona, Xhorxhia, Miçigani, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin.

Pavarësisht se kush fiton, historia do të shkruhet. Zonja Harris, në moshën 60 vjeçare, nënpresidentja e parë, do të bëhej gruaja e parë, afrikano-amerikane dhe aziatike që do të fitonte presidencën. Zoti Trump, në moshën 78 vjeçare, i vetmi president ndaj të cilët u ngritën dy herë akuza për shkarkim, dhe ish-presidenti i parë që u dënua penalisht, do të bëhej gjithashtu presidenti i parë që do të fitonte mandate jo të njëpasnjëshme, në më shumë se një shekull.

Pritet të përcaktohet edhe kontrolli i të dyja dhomave të Kongresit. Republikanët duket se e kanë më të lehtë në garën për Senatin, ku demokratët po mbrojnë disa vende në shtetet me prirje republikane, ndërsa beteja për Dhomën e Përfaqësuesve duket më e vështirë./ VOA

zgjedhjet ne shba 5 nentor 2024

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë