Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Prokurorët federalë po përdorin një juri të madhe në Florida si pjesë të hetimit të tyre mbi shkeljen e mundshme të rregullave të ruajtjes së dokumenteve sekrete në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Palm Beach, tha një person i njohur me këtë çështje të martën mbrëma.
Juria e madhe i shtohet një jurie tjetër të veçantë që është mbledhur në Uashington prej muajsh për të shqyrtuar akuzat kundër zotit Trump për mbajtjen e qindra dokumenteve sekrete në Mar-a-Lago dhe pengimin e mundshëm të përpjekjeve të qeverisë për t’i rimarrë ato.
Nuk është e qartë pse prokurorët po përdorin një juri të madhe shtesë, para së cilës, një person që ka njohuri për këtë çështje i tha agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ në kushte anonimiteti se, mund të paraqiten dëshmitarë për rastin ndaj zotit Trump.
Një numër dëshmitarësh, duke përfshirë avokatë të zotit Trump, ndihmës të afërt të ish-presidentit dhe zyrtarë të Organizatës Trump, janë paraqitur gjatë vitit të kaluar para jurisë së madhe në Uashington. Por përdorimi i një jurie të madhe në Florida sugjeron se prokurorët gjithashtu mund të kenë në mendje ngritjen e të paktën disa akuzave ndaj zotit Trump në atë shtet.
Hetimi për dokumentet sekrete në Mar-a-Lago, i udhëhequr nga ekipi i prokurorëve të prokurorit të posaçëm Jack Smith, mendohet të jetë në fazat e tij përfundimtare dhe një vendim lidhur me ngritjen e akuza pritet të merret së shpejti. Avokatët e zotit Trump u takuan në Departamentin e Drejtësisë të hënën me zyrtarë, përfshirë prokurorin e posaçëm Smith, në kuadër të një përpjekjeje të ekipit të tij ligjor për të ngritur shqetësime për atë që ata thonë se është sjellje e pahijshme e prokurorisë dhe për t'u përpjekur të argumentojnë kundër një aktakuze të mundshme.
Hetimi është përqendruar jo vetëm në posedimin e dokumenteve sekrete, por edhe në refuzimin e ish-presidentit Trump për t’ia kthyer ato qeverisë dhe pengim të mundshëm të drejtësisë.
Një zëdhënës i prokurorit të posaçëm Jack Smith nuk pranoi të komentojë të martën mbi ekzistencën e jurisë së madhe në Florida për çështjen e ish-presidentit Trump.
Zyrtarët ukrainas janë vendosur në gatishmëri të lartë pas shkatërrimit të hidrocentralit në Kakhovka dhe thon&eu...
Ish nën-presidenti amerikan, Mike Pence i është shtuar listës së gjatë të kandidatëve në Partin Republikane q&eum...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i bëri thirrje sërish Kosovës të tërheq njësit&eum...
Nga Alf Dubs* - Tani që ligji i emigracionit të paligjshëm po futet në parlamentin britanik, ka ndër ata fëmijë që...
Të bërtiturit nuk është stili i Olaf Scholzit. Në një tubim të organizuar nga e përjavshmja "Zeit" fundjavën e ka...
Konventa e Gjenevës dhe protokollet e saj ndalojnë në mënyrë eksplicite sulmet në kohë lufte “ndaj instalimeve që...
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit në Amerikën Veriore, për...
Koreja e Jugut mobilizoi të martën avionët e saj luftarakë pasi avionët ushtarakë të Kinës dhe Rusisë hynë n...
Uashingtoni reagoi me shpejtësi të martën pas paraqitjes nga Teherani të një rakete të re supersonike, duke vendosur sanksione t...
Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie shpalli të martën në mbrëmje në një takim të hapur me qytetarët në ...