BOTA

Armëpushimi mund t'i sigurojë Izraelit njohjen nga Arabia Saudite

n.f Përditësimi i fundit 3 Maj 2024, 15:35
Armëpushimi mund t'i sigurojë Izraelit njohjen nga Arabia Saudite
Foto ilustrues

SHBA- Shtetet e Bashkuara po punojnë për një plan për lirimin e pengjeve dhe arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, nëse arrihet, kjo mund të ndihmojë në vendosjen e lidhjeve diplomatike mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Plani vjen mes tensioneve midis SHBA-së dhe Izraelit mbi këmbënguljen e kryeministrit Benjamin Netanyahu se ai do të sulmojë Rafahun, qytetin në skajin jugor të Rripit të Gazës.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës së fundit në Izrael konfirmoi se qeveria e këtij vendi i është përgjigjur kërkesave amerikane për të rritur sasinë e ndihmave që arrijnë në Gazë. Ai megjithatë e pranoi se ka ende mosmarrëveshje midis Uashingtonit dhe Izraelit rreth synimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të sulmuar Rafahun, në skajin jugor të Gazës.

"Ne nuk do të mbështesim një operacion të madh ushtarak në Rafah, në mungesë të një plani për t'u siguruar që civilët të mos dëmtohen. Ne nuk kemi parë ende një plan të tillë. Sipas gjykimit tonë, mënyra më e mirë për t'u marrë me Hamasin nuk është përmes një operacioni të madh ushtarak në Rafah”, thotë z. Blinken.

Kryeministri Netanyahu këmbëngul se Izraeli duhet të ndërhyjë në Rafah për të goditur katër batalionet e fundit të Hamasit, ku edhe besohet se fshihet Yahya Sinwari, udhëheqësi i Hamasit në Gazë. Kjo do të shtonte trysninë për lirimin e pengjeve. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se është kundër një operacioni në Rafah nëse Izraeli nuk mund të garantojë sigurinë e më shumë se një milion civilëve të strehuar atje.

“Biden thotë se Izraeli nuk duhet të shkojë në Rafah, qytet në kufirin midis Izraelit dhe Egjiptit dhe e vetmja strehë e mbetur për Hamasin. Por, kërcënimi për të shkuar në Rafah është mënyra e vetme për të bindur Yahya Sinwarin, kreun e Hamasit, të pranojë marrëveshjen për lirimin e pengjeve”, thotë Eytan Gilboa, profesor i shkencave politike në Universitetin 'Bar Ilan'.

Një armëpushim në luftën e Gazës shihet gjithashtu nga Shtetet e Bashkuara si një parakusht për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite. Kjo marrëveshje normalizimi u pezullua me shpërthimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit, por Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje intensive për ta ringjallur atë.

“Normalizimi i marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite mund të ketë ndikim transformues në të gjithë Lindjen e Mesme. Kjo do të forconte aleatët e Amerikës dhe do të dobësonte armiqtë e Shteteve të Bashkuara, kryesisht Iranin dhe aleatët e tij”, thotë Jonathan Rynhold, ekspert për marrëdhëniet SHBA-Izrael në Universitetin 'Bar Ilan'.

Profesori Rynhold thotë se Izraeli do të përfitonte nga njohja e Arabisë Saudite për të zbutur qëndrimet e ashpra ndërkombëtare.

“Izraeli do të forconte shumë pozicionet e tij diplomatike dhe ushtarake. Në aspektin diplomatik kjo do ta bënte shumë më të vështirë për ata që kërkojnë të minojnë legjitimitetin e Izraelit përmes bojkotit dhe sanksioneve, nëse shteti më prestigjioz mysliman në rajon dhe ndoshta në botë, normalizon marrëdhëniet e tij me Izraelin”, thotë profesor Rynhold.

Disa njoftime në Izrael thonë se Arabia Saudite është aq e interesuar për arritjen e një pakti mbrojtës me Shtetet e Bashkuara, saqë mund ’ t'i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin edhe pa një armëpushim në Gazë.

Marrë nga VOA

arabia saudite armepushim izrael

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë