BOTA

Arrestimet dhe frikësimet ndikuan në rënien e lirisë së shtypit në SHBA, të dhënat

M.B. Përditësimi i fundit 2 Qershor 2024, 18:35
Arrestimet dhe frikësimet ndikuan në rënien e lirisë së
Foto ilustruese

SHBA- Ngacmimet, arrestimet, rënia e besimit dhe kufizimet si rezultat i problemeve ekonomike e bëjnë të vështirë punën e gazetarëve në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cristina Caicedo Smit, mediat amerikane punojnë kryesisht pa ndërhyrje, por Shtetet e Bashkuara megjithatë kanë rënë me 10 pikë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit në vitin 2024. Disa gazetarë në Shtetet e Bashkuara janë arrestuar ose kërcënuar gjatë mbulimit të protestave kundër luftës Izrael-Hamas. Incidente të tilla, thonë ekspertët, kanë një ndikim negativ.

“Nëse mbulon një protestë dhe arrestohesh dhe ndoshta lëndohesh, do të mendosh dy herë nëse do të shkosh sërish herën tjetër kur mendon se ka rrezik që do të mund të kalosh natën në burg”, thotë Clayton Weimers, Drejtor Ekzekutiv i zyrës së Reporterëve pa Kufij në SHBA.

Numri i shkeljeve të lirisë së shtypit ka rënë vitet e fundit, por incidente si bastisja e një redaksie në Kansas, arrestimet dhe kërkesat nga gjykatat që gazetarët të dorëzojnë dokumentet që zotërojnë, kanë ndikuar në rënien në Indeksin Botëror të lirisë së shtypit. Një faktor tjetër, thonë Reporterët pa Kufij, është gjuha e ashpër e disa udhëheqësve politikë. Zyrtarët duhet të mbështesin median si pjesë e rëndësishme e demokracisë, thotë presidentja e Klubit Kombëtar të Shtypit Emily Wilkins.

“Ju bëj thirrje udhëheqësve tanë që të jenë të guximshëm dhe të thonë të vërtetën për median dhe rolin që ajo luan në demokraci. Ata duhet ta kuptojnë se çdo herë që sulmojnë gazetarët dhe median në tërësi, kjo është një goditje kundër demokracisë dhe dobëson vendin tonë”, thotë zonja Wilkins.

Faktorë tjerë që ndikojnë në ashpërsimin e mjedisit mediatik janë çështjet ekonomike. Analistët thonë se për shkak se kanë mbetur pak gazetarë, disa çështje mbulohen pak, ose aspak nga gazetarët. Gazetarja e gazetës 'Plain Dealer' në Klivland, Sabrina Eaton, thotë se ajo është një nga të vetmet gazetare që mbulon Kongresin për audiencën në Ohajo.

“Nga ne pritet të informojmë për atë që po ndodh. Nëse askush nuk është në terren për t'i njoftuar njerëzit se çfarë po bëjnë ligjvënësit, mendoj se kjo është një tragjedi”, thotë zonja Eaton.

Duke vënë theksin te dezinformimi në nivele të larta dhe mosbesimin ndaj mediave, zoti Weimers thotë se gazetarët kanë një përgjegjësi të madhe.

“Ne jemi të prirur ta kuptojmë lirinë e shtypit si një të drejtë për gazetarët, por aty përfshihen edhe detyrimet që kanë vetë gazetarët. Ata kanë detyrimin etik të mbulojnë çështjet në mënyrë të drejtë, të jenë transparentë dhe të mbajnë përgjegjësi kur bëjnë gabime”, thotë zoti Weimers nga Reporterët pa Kufij.

Por jo gjithçka është përkeqësuar, thonë Reporterët Pa Kufij. Nëse miratohet një projekt-ligj i ri për shtypin, i cili ka mbështetje dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, ai do të ofrojë mbrojtje më të madhe për gazetarët dhe burimet e tyre nga kërkesat e qeverisë për qasje në të dhënat e gazetarëve./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë