BOTA

Arrestimi i Ekrem Imamoglut/ Reagon bashkëshortja e tij: Nuk do dorëzohem! Do luftojmë me çdo mjet kundër regjimit të Erdogan

E.D Përditësimi i fundit 26 Mars 2025, 22:25

Arrestimi i Ekrem Imamoglut/ Reagon bashkëshortja e tij: Nuk do

TURQI- Dilek Imamoglu, bashkëshortja e Ekrem Imamoglu, kryebashkiakut të Stambollit, ka reaguar pas arrestimit të burrit të saj nga autoritetet turke. Ajo ka kërkuar mbështetje nga populli dhe duke premtuar se do të vazhdojnë të luftojnë me çdo mjet kundër regjimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Sipas saj Ekrem Imamoglu u arrestua në mëngjesin e 19 marsit, shumë turq ndjenë një zemërim të thellë dhe një ndjenjë të fuqishme padrejtësie.

Dilek tha se kjo ishte një ndjesi që kishin shumë njerëz të tjerë në Turqi, të cilët ndiheshin të mbërthyer nga një regjim autoritar që ka mbizotëruar për më shumë se dy dekada. Dilek shpjegon gjithashtu se ajo kishte pasur ndjesinë që diçka e keqe do të ndodhte prej ditësh. Ekremi kishte sfiduar me sukses sistemin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit, duke e shpallur Stambollin të lirë nga ndikimi i AKP që nga viti 2019.

Megjithatë, sulmet ndaj tij janë bërë më të ashpra me kalimin e kohës, dhe arrestimi i tij pasoi menjëherë pas kandidaturës së tij për zgjedhjet presidenciale. Dilek thekson se akuzat kundër Ekremit janë të pabaza dhe të qëllimshme. Një diplomë universitare, që ai e kishte fituar para 31 vitesh, u shpall papritur e pavlefshme, një hap që synonte të pengonte kandidaturën e tij presidenciale.

Ajo tha se arrestimi dhe pezullimi i Ekremit nga detyra janë një përpjekje për të frikësuar jo vetëm burrin e saj, por edhe gjithë popullin e Turqisë. Por, ajo vëren se ky akt i ka ngjallur shpresë dhe ka ndihmuar në forcimin e angazhimit të qytetarëve për të luftuar për demokracinë dhe të drejtat e tyre. Dilek po ashtu flet për ndjenjën e forcës që ka marrë nga gratë e Turqisë, duke theksuar se ato janë ato që mbajnë shpresën dhe do të vazhdojnë të luftojnë për një të ardhme më të drejtë dhe demokratike.

Ajo beson se, pavarësisht pengesave dhe kërcënimeve, populli turk do të qëndrojë i palëkundur në dëshirën e tij për një të ardhme më të mirë, dhe do të triumfojë kundër regjimit të tanishëm. Në përfundim, ajo shprehet e bindur se ky regjim do të kalojë, dhe Turqia do të dalë më e fortë nga kjo periudhë e vështirë, falë përpjekjeve të qytetarëve që kërkojnë një të ardhme të ndritur dhe të drejtë. /The Economist/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë