BOTA

Arrestimi i ish-ministrit të Ekonomisë për tragjedinë në Koçan/ Reagon bashkëshortja: E morën me duar të lidhura për show...

E.D Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 14:11

Arrestimi i ish-ministrit të Ekonomisë për tragjedinë

MAQEDONI E VERIUT- Bashkëshortja e ish-ministrit të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshit, ka reaguar pas arrestimit të partnerit të saj, lidhur me tragjedinë në Koçan. Yllka Bekteshi, reagimin e saj publik e nis me ngushëllim për familjarët e viktimave, por shton se këtë tragjedi, politika po e përdor për pazare politike. Bekteshi ndalimin e bashkëshortit të saj, e cilëson show mediatik dhe shton se Kreshniku nuk ka qenë as shkaktar i zjarrit po as ushtrues detyre në kohën që ndodhi tragjedia.

“Uroj Zoti t’ju jap forcë për të përballuar dhimbjen familjarëve të viktimave.. janë në lutjet tona të gjithë ato që po mjekohen brenda dhe jashtë vendit. Më djegu në shpirt lajmi për shoferin e auto emergjencës që zemra i pushoi mbas asaj nate të kobshme, lutem për djaloshin hero që shpëtoi 21 jetë pa menduar për të veten.. trishtim për bendin që refrenin lanë në gjysëm, të gjithë ato nëna që po luten të mos jetë ky realiteti…sa shumë dhimbje. E kur këtë tragjedi në ditë të kobshme, në ditë zie politika e vendit e përdor për pazaret politike është jashtë çdo lloj norme njerëzore. 

Fillimisht një gjë të qartësojmë Kreshniku nuk u arrestua, shkoi me vullnet të lirë mbas thirrjes që mori nga stacioni policor, në moment që ka mbaruar njoftohet që është i lirë të shkoj. Mbas 3 minutave duke u bërë gati për të dal njoftohet se i caktojnë masën 24 orë, pa asnjë paralajmërim as prezencën e avokatit mbrojtës marrin Kreshnikun me duar të lidhura për show mediatik për ta dërguar në Koçan. Nje gjë të jeni të bindur se populli nuk mund të defokusohet nga fajtorët e vërtetë, licensa e fundit që Kreshniku ka dhënë është e v.itit 2021 objekti ka funksionuar me licensë nga v .2012. Për të ardhur te pëlqimi nga Ministria e Ekonomisë duhet fillimisht pëlqim nga Komuna e Koçanit, Ministria e Transportit, Ministria e Punëve të Mbrendshme Mvr, Inspektorati i Tregut, po në fund vjen Ministria e Ekonomisë.

Titujt e mediave se arrestohet ish-ministri ishin defokusim nga fajtorët e vërtetë, respekt për mediat që me çdo kusht po përcjellin të vërtetën. 48 orë paraburgim ju caktuan me masën “Vepër të rëndë për sigurinë e përgjithshme” , fillimisht bazë ligjore nuk kanë. Kreshniku nuk ka qenë as shkaktar i zjarrit po as ushtrues detyre në kohën që ndodhi tragjedia. E pritshme që do i shtohen edhe 48 orë plus sepse ju duhet të fitojnë kohë për ta mvesh Kreshnikun me petkun e fajit ama kjo NUK KALON sepse e VËRTETA është me Kreshnikun . Ato politikanë që gjoja na përfaqësojnë vetëm emri shqip ju flet se veprat veç se dihen është e turpshme nga kush po përfaqësohemi. Mbrëmë më njofton avokati që prokurori ka kërkuar burgim 30 ditor për Kreshnikun”, tha ajo. 

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, u arrestua dhe u vendos në paraburgim pasi dyshohet se Ministria që ai drejtonte ka lëshuar licencën e falsifikuar për funksionimin e lokalit të natës ku ndodhi tragjedia që i mori jetën 59 personave dhe shumë të tjerë u lënduan. Ai është në mesin e 23 të dyshuarve për tragjedinë në klubin e natës ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Çfarë ndodhi në diskotekën "Puls"?

Zjarri në lokalin e natës në Koçan shpërtheu në orët e para të së dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë. Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa Grupi DNK po performonte. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia e lokalit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.

Si pasojë e zjarrit 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur. Gjithashtu 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare,  Mbi 155 persona janë shtruar në spitale kryesisht në klinikat e Shkupit dhe qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit. Po ashtu 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Disa pacientë u dërguan për mjekim në Bullgari, Serbi dhe Greqi. 

yllka bekteshi kreshink bektashi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë