BOTA

Artisti shqiptar Petrit Halilaj sjell “Abetaren” në Muzeun Metropolitan të New York

E.D Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 19:52
Artisti shqiptar Petrit Halilaj sjell “Abetaren” në Muzeun
Petrit Halilaj

NEW YORK- Këtë javë, artisti i mirënjohur nga Kosova, Petrit Halilaj hapi në njërin ndër institucionet më prestigjioze të artit në botë, në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut, një instalacion të artit bashkëkohor, të quajtur “Abetare.” Halilaj, krijimet e të cilit janë një gërshetim i përvojave personale me kujtesën kolektive të të jetuarit dhe mbijetuarit gjatë luftës në Kosovë, i tha Zërit të Amerikës se vepra e tij, në qiellin e Nju Jorkut, është një thirrje për një botë ku brezat e ardhshëm do të jenë të lirë të ëndërrojnë.

Lule, shtëpi, zemra, yje. KFOR-i, Messi.

Një merimangë e frikshme.

Këto janë disa nga copëzat e një fëmijërie, të gdhendura në një moment të caktuar kohor, në bankat shkollore, ku fëmijët mësuan shkronjat e para, krijuan shoqëritë e para, por, që për brezin e Petrit Halilajt, në Kosovën e përfshirë nga flaka e luftës në vitin 1998, u shndërruan në hi. Një pjesë e vogël arritën të mbijetojnë.

Sot këtë koleksion kujtimesh personale, këto simbole të ngrira të një kohe tronditjesh të mëdha, të gjurmuara në bankat e hedhura të shkollës së vjetër “Shote Galica” në fshatin Runik në Kosovë, Halilaj i shndërroi në skulptura gjigande metali për t’i vendosur këtë javë në hapësirën e tarracës së Muzeut Metropolitan të Nju Jorkut, me emrin “Abetare.”

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, në hapje të ekspozitës, Halilaj tha se shkarravitjet dhe gdhendjet, që janë pikënisja e kësaj vepre, i ndeshi gjatë një vizite të rastit shkollës së tij të vjetër, të vetmes që i kishte mbijetuar luftës së forcave serbe në këtë fshat të Drenicës, që, bashkë me inventarin po rrënohej për t’i bërë vend, në Kosovën e pasluftës, një shkolle te re.

“Instinkti i parë që pata ishte t’i shpëtoja bankat. Në to kishte vizatime të gjeneratave e gjeneratave të ndryshme, nga 30-40 vjetët e fundit, ndoshta edhe prej viteve para se të lindja unë. Gjenerata të cilat përmes vizatimeve, simboleve, shkrimeve, shkronjave, alfabetit, të viteve të ndryshme - të viteve ‘90 gjatë okupimit, të viteve ’98-’99 gjatë luftës, simbole të pasluftës, simbole të shpresës dhe ndoshta të kohës pas çlirimit, ku ndihej entuziazmi edhe realiteti lokal i lidhur me Runikun, Kosovën, si edhe me krejt botën përmes këtyre vizatimeve,” thotë Halilaj.

“Abetarja”, që shndërron gdhendjet, shkrimet dhe gërvishtjet, ndonjëherë më të vogla se 1 centimetër, të nxënësve në bankat shkollore, në skulptura gjigande tredimensionale të vendosura në tarracën e muzeut, është pjesë e një udhëtimi më të zgjeruar nëpër rajon, që provon t’i lidhë përvojat universale me traumat intime dhe nevojën për t’u përballur dhe për të imagjinuar një të ardhme ndryshe. Sipas Halilajt, këto banka nga vitet ’70 dhe fëmijët që uleshin në to, përjetuan shkatërrimin e Jugosllavisë, të gjitha konfliktet e viteve të 90, ndarjet, dhe luftërat. Të gjitha këto gjurmë, thotë ai, të gjitha ato breza fëmijësh, po frymonin bashkë në këto banka.

“Këto vizatime janë nga Prizreni, nga shkolla të komunitetit turk, rom nga Obiliqi, nga shtetet e ndryshme si Shqipëria, si Maqedonia, Mali i Zi, por edhe shtetet si Serbia, ose shtete të tjera, të cilat jo domosdo sjellin kujtimet dhe eksperienca të cilat ne i kishim dëshiruar. Më duket që këto vizatime, që vijnë nga këto shtete të Ballkanit, sjellin një ëndërr që nuk është utopike për një të ardhme ku të gjithë kemi vendin dhe mundësinë për ta krijuar një bisedë të re në aspektin kulturor dhe në të gjitha aspektet tjera,” thotë Halilaj për Zërin e Amerikës.

Halilaj thotë se ekspozitën ua dedikon të gjithë fëmijëve që po kalojnë nëpër periudha të errëta dhe se është i lumtur që ka jetësuar në këtë vepër vizatimet e fëmijëve nga vende të ndryshme në skulptura, të cilave për të qëndruar mbi horizontin e Nju Jorkut, siç thotë si, ju duhet që fizikisht të jenë të mbështetura tek njëra-tjetra.

Për drejtorin e Muzeut Metropolitan, Max Hollein, instalacioni i Halilajt, i cili po bën bujë në shtypin amerikan, është i jashtëzakonshëm. Ai i tha Zërit të Amerikës se vepra e Halilajt është një sukses i madh për këtë institucion.

“Instalacioni i Petrit Halilajt në këtë tarracë është një arritje e madhe në historinë e Muzeut Metropolitan dhe historinë e angazhimit të tij me artin bashkëkohor. Ajo që Petriti bëri këtu është të transformojë tarracën në një vend të kujtesës, të festës, të të rimenduarit të historisë dhe festimit të saj në një mënyrë shumë emocionuese. Ky vend është njëri prej vendeve më të dashura për banorët e Nju Jorkut, është pjesa më e famshme e muzeut dhe jemi të lumtur që Petriti e transformoi në këtë mënyrë,” thotë drejtori Hollein.

Në tarracën e Muzeut, Halilaj po jetëson një ëndërr personale dhe po projekton një ëndërr tjetër kolektive, duke nxitur të tjerët pas tij të sfidojnë, të shkruajnë, të tregojnë dhe ritregojnë historinë, për të cilën ai thotë se në Ballkan është e vështirë dhe e ashpër.

“Është ëndërr t’i shohësh vizatimet e Runikut dhe vizatimet e fëmijëve në banka shkollore, që këtu takohen me vizatime të fëmijëve prej shumë shteteve të rajonit dhe krijojnë një bisedë të re, ku njëra e mbanë tjetrën, për të qëndruar si skulptura, dhe njëra e mbanë tjetrën për të treguar histori të reja, të cilat nga aspekti politik ndoshta janë shumë më të vështira, por nga aspekti i fëmijëve që vizatojnë e kanë një humanitet brenda tyre që më sjellin shumë shpresë për një të ardhme mes shteteve të rajonit,” thotë ai.

Ekspozita “Abetare” do të jetë e hapur në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut deri më 27 tetor./VOA

petrit halilaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë