BOTA

“As mos pëshpërit në gjuhën tënde"/ Rregulla e rrepta në Rusi për migrantët, kufizimet në sjellje dhe fe

r.ll Përditësimi i fundit 28 Korrik 2024, 09:57
“As mos pëshpërit në gjuhën tënde"/ Rregulla
emigrantet

RUSI- Një agjenci ruse po shtyn përpara rregulla të reja të sjelljes për migrantët e Azisë Qendrore. Rregullat kufizojnë ashpër përdorimin e gjuhës së tyre amtare dhe i paralajmërojnë ata kundër faljes në publik dhe sakrifikimit të kafshëve për qëllime fetare.

Ato u prezantohen migrantëve përmes një kursi 70-minutësh, të krijuar nga Agjencia Federale e Çështjeve Etnike e Rusisë (FAEA), në seminare që organizohen në pjesë të caktuara të këtij vendi.

Mes tjerash, kursi u bën me dije se duhet të kenë njohuri të detyrueshme të gjuhës ruse dhe ligjeve të migracionit, dhe të mos përdorin gjuhën e tyre amtare kur flasin për rusët.

Nga kursi, ata gjithashtu marrin vesh se nuk duhet “as të pëshpëritin” në publik në gjuhën e tyre amtare, raportoi gazeta Kommersant.

Për më tepër, praktika e zakonshme e Azisë Qendrore për t’iu drejtuar njerëzve si “vëlla” ose “motër”, thuhet se është e papranueshme kur ata u referohen rusëve.

Përveç kufizimeve në gjuhë dhe në sjellje, ka edhe kufizime fetare, përfshirë ndalimin e therjes së kafshëve në publik.

Kursi, i cili përfshin 11 video të animuara me një personazh të quajtur Timur, ka edhe një mësim historie, sipas të cilit “zhvillimi i Azisë Qendrore është financuar në mënyrë të konsiderueshme nga buxheti i Bashkimit Sovjetik”.

Kursi, gjithashtu, supozohet se u tregon migrantëve për mundësinë e “marrjes së shtetësisë ruse në mënyrë të thjeshtuar”: duke shërbyer në ushtrinë ruse.

Ai përfshin edhe paralajmërime kundër bashkimit me ekstremistë ose persona të përfshirë në aktivitete terroriste.

Rregullat e tilla të sjelljes nuk janë bërë ende ligj, por disa analistë i thanë gazetës Kommersant se ky “kurs i përshtatjes” mund të bëhet i detyrueshëm për të gjithë migrantët që kërkojnë qëndrim afatgjatë, punësim dhe shtetësi në Rusi.

Stanislav Bedkin, nënkryetar i Agjencisë Federale të Çështjeve Etnike të Rusisë, tha se kursi është testuar me sukses në katër rajone ruse, përfshirë Moskën. Pas disa përmirësimeve, ai tha se kursi i përditësuar është dërguar në të gjitha rajonet e vendit.

“Do të rritet korrupsioni”

Shumë migrantë kirgizë në Rusi mësuan për këto rregulla vetëm nga raportet e lajmeve në internet.

Asan, një punëtor kirgiz që jeton tash e shtatë vjet në Rusi, thotë se po mendon për t’u kthyer në Kirgizi ose për të bërë përpjekje për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, për shkak të shqetësimit të tij për rregullat e reja të raportuara.

“Ligjet këtu po ndryshojnë çdo ditë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë... Ende nuk mund të na gjobisin nëse flasim në gjuhën kirgize”, i tha ai Shërbimit kirgiz të Radios Evropa e Lirë.

Migranti tjetër kirgiz, Maksat, mendon se rregullat e reja do ta rrisin korrupsionin në mesin e policëve rusë.

“Ata do të fitojnë para nga migrantët për diçka që nuk ekziston”, thotë ai.

“Do të rritet korrupsioni [në mesin e zyrtarëve të zbatimit të ligjit]. Migrantët do të vuajnë si zakonisht. Ne do të heshtim sikur të jemi në një regjim totalitar”, shton Maksati.

Kommersant raportoi se kursi aplikohet tashmë në së paku pesë rajone: Kaliningrad, Moskë, Perm, Jakutia dhe Krasnodar.

Një përfaqësues nga Ministria kirgize e Migrantëve në Rusi i tha Radios Evropa e Lirë se “rregullat e reja për sjelljen e migrantëve janë vetëm një propozim” dhe se i gjithë kursi, aktualisht, është duke u studiuar nga zyrtarët në Kirgizi.

Avokati kirgiz, Erlanbek Toktosunov, i cili punon në Rusi, thotë se pajtohet me kërkesën që migrantët t’i njohin ligjet ruse. Por, sipas tij, shumica e migrantëve nga Azia Qendrore, që kërkojnë punë në Rusi, vijnë nga rajonet rurale dhe nuk flasin rusisht.

“Njerëzit e zakonshëm nga rajonet rurale të Azisë Qendrore shkojnë [në Rusi] për të siguruar jetesën, por shumica e tyre nuk flasin mirë rusisht dhe ata, thjesht, punojnë si pastrues të rrugëve ose në ndërtim”, thotë Toktosunov për Radion Evropa e Lirë.

A mund të mbijetojë Rusia pa migrantë?

Sipas Ministrisë së Brendshme ruse, rreth 10.5 milionë migrantë - kryesisht nga Uzbekistani, Taxhikistani dhe Kirgizia - punojnë në Rusi.

Azia Qendrore, prej vitesh, është burim kryesor i fuqisë së lirë punëtore për Rusinë. Ajo i plotëson shumë boshllëqe të saj, që janë krijuar për shkak të nevojave të ushtrisë ruse, pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Ndërsa zyrtarët e lartë rusë janë të vetëdijshëm për deficitin e fuqisë punëtore në vend dhe ndikimin e tij negativ në ekonomi, disa rajone janë duke vënë kufizime në punësimin e migrantëve.

Rreth 18 rajone kanë miratuar ose janë në proces të miratimit të ligjeve që ndalojnë punësimin e migrantëve si shoferë taksie, si shitës të alkoolit dhe duhanit, si punonjës në shërbimet financiare e të tjera.

Shumë prej këtyre kufizimeve janë ndërmarrë pas sulmit terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës, në muajin mars. Në atë sulm kanë mbetur të vrarë 145 njerëz.

Ndjenjat antimigrante në Rusi janë rritur pas këtij sulmi, duke bërë që vende si Taxhikistani dhe Kirgizia t’i paralajmërojnë qytetarët e tyre kundër udhëtimit në Rusi.

Po ashtu, shumë migrantë janë mbajtur në paraburgim pas mbërritjes në Rusi dhe shumë prej tyre u është refuzuar hyrja - pavarësisht se kanë pasur dokumente të vlefshme - dhe janë kthyer në vendet e tyre të origjinës.

Por, edhe para sulmit terrorist, migrantët kanë qenë shpesh cak i diskriminimit në Rusi.

Çdo vit, autoritetet ruse kryejnë fushata të mëdha kundër migrantëve, të cilat përfshijnë bastisje gjithëpërfshirëse në xhami, në biznese që punësojnë qytetarë nga Azia Qendrore dhe në vende ku mblidhen migrantët.

Pavarësisht vështirësive të tilla, shumë qytetarë nga Azia Qendrore nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse të vazhdojnë të punojnë në Rusi.

Taxhikistani dhe Kirgizia janë ndër vendet më të varfra në Azinë Qendrore dhe remitancat nga qytetarët e tyre, që punojnë në Rusi, përbëjnë gati gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto të këtyre vendeve./REL

emigrantet ne rusi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë