BOTA

"Asnjë vend nuk shpenzon më shumë se SHBA", SIPRI: Rekord i ri i shpenzimeve ushtarake në botë! Gjermania ngjitet në vendin e katërt në rangun botëror

n.f Përditësimi i fundit 28 Prill 2025, 10:17

"Asnjë vend nuk shpenzon më shumë se SHBA", SIPRI:

GJERMANI- Shpenzimet ushtarake globale arritën një nivel të ri në vitin 2024. Gjermania ngjitet në vendin e katërt në rangun botëror të shpenzimeve për mbrojtjen.

Rreth 2,7 bilionë dollarë - ky është rekordi i ri financiar botëror për shpenzimet ushtarake në vitin e kaluar - një rritje prej 9,4% krahasuar me vitin 2023. Ka dhjetë vjet që shpenzimet ushtarake në botë po rriten. Por asnjëherë kaq shumë që fundi i Luftës së Ftohtë. Më shumë se 100 vende kanë shpenzuar më shumë për ushtrinë se vitin e kaluar. Rritje e ndjeshme e shpenzimeve ushtarake vihet re në Evropë dhe Lindjen e Mesme,  pasojë e luftës në Ukrainë dhe në Gaza, sipas Institutit të Stokholmit për Studimet e Paqes, SIPRI.


Gjermania ngjitet në vendin e 4-t

Tek ky zhvillim në Europë ka luajtur mjaft rol edhe Gjermania:  në vitin 2024, shpenzimet ushtarake gjermane u rritën për të tretin vit radhazi. Sipas SIPRI, ato arritën në 88.5 miliardë dollarë amerikanë, që ishte 28 për qind më shumë se një vit më parë. Kjo e vendos Gjermaninë në vendin e katërt në renditjen e vendeve me shpenzimet më të larta ushtarake – pas SHBA-së,  Kinës dhe Rusisë.  Në vitin 2023, Gjermania ishte ende në vendin e shtatë.

"Për herë të parë që nga ribashkimi, Gjermania është vendi me shpenzimet më të larta ushtarake në Evropën Perëndimore”, thekson studiuesi i SIPRI, Lorenzo Scarazzato. Kjo për shkak të fondit të veçantë prej 100 miliardë eurosh për Bundeswehr-in, i miratuar në vitin 2022. Me këto para, Gjermania do të pajisë më mirë ushtrinë e saj me mungesa të mëdha.

Sipas SIPRI, ky nuk është fundi: "Vendimet e fundit politike në Gjermani dhe shumë vende të tjera evropiane tregojnë se Evropa ka hyrë në një fazë të shpenzimeve të larta dhe në rritje ushtarake, e cila ka të ngjarë të vazhdojë në një të ardhme të parashikueshme."

Ukraina me barrën më të madhe ushtarake

Edhe vende të tjera evropiane i rritën ndjeshëm shpenzimet e tyre ushtarake në vitin 2024: Polonia shpenzoi 31 për qind më shumë se një vit më parë dhe tani investon 4.2 për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto në mbrojtje. Kjo është vlera më e lartë e të gjithë anëtarëve evropianë të NATO-s. Në vitin 2024, vit kur u bashkua me NATO-n, Suedia investoi 34 për qind më shumë se një vit më parë, duke shpenzuar dymbëdhjetë miliardë dollarë amerikanë për mbrojtjen.

Por Ukraina mban barrën më të madhe ushtarake në botë: shpenzimet e saj ushtarake arritën në 34 përqind të prodhimit të brendshëm bruto në vitin 2024. Për krahasim në Gjermani vitin e kaluar ishin rreth dy përqind. "Të gjitha të ardhurat nga tatimet në Ukrainë u absorbuan plotësisht nga shpenzimet ushtarake në vitin 2024, ndërsa të gjitha shpenzimet joushtarake socio-ekonomike u financuan nga ndihma e huaj”, thuhet në raportin e SIPRI. Kurse Rusia agresore investoi 149 miliardë dollarë në forcat e saj të armatosura vitin e kaluar, një rritje prej 38 për qind në krahasim me vitin 2023.

Asnjë vend nuk shpenzon më shumë se SHBA

Shtetet e Bashkuara mbeten deri tani vendi me shpenzimet më të larta ushtarake, të cilat u rritën edhe më tej në vitin 2024. Ky shtet investoi gjithsej 997 miliardë dollarë amerikanë në forcat e armatosura. "Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të SHBA-së për vitin 2024 u caktua për modernizimin e aftësive ushtarake të SHBA-së dhe arsenalit bërthamor të SHBA-së për të ruajtur një avantazh strategjik ndaj Rusisë dhe Kinës”, sipas analizës së SIPRI. SHBA ka më shumë se 5000 koka bërthamore dhe po investon shumë në modernizimin gradual të arsenalit të saj.

Edhe Kina e vazhdoi kursin e modernizimit të ushtrisë së saj në të gjitha fushat, plan që parashikohet të zgjasë deri në vitin 2035 – me një buxhet prej 314 miliardë dollarësh në vitin 2024. Sipas SIPRI, aftësitë e përmirësuara ushtarake përfshijnë "avionë të rinj luftarakë të maskuar, mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe mjete nënujore pa pilot". Përveç kësaj, Kina zgjeroi me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor në vitin 2024. Në lindje bie në sy për shpenzimet ushtarake edhe Japonia,  që i rriti shpenzimet ushtarake me 21% në 55,3 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Në Lindjen e Mesme spikat Izraeli, që i rriti shpenzimet ushtarake me 65 për qind në 46.5 miliardë dollarë në vitin 2024. Arsyeja për këtë lidhet me përshkallëzimin e konfliktit me Hezbollahun dhe vazhdimi i luftës në Rripin e Gazës. Në këtë sfond, edhe Libani gjithashtu shpenzoi dukshëm më shumë për mbrojtjen. Për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike të vendit, kjo nuk kishte ndodhur në vitet e mëparshme./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë